Kemi degjuar shpesh thashetheme se ekzistenca e botes sic ne e njohim do t’i vije fundi brenda me pak se tre javesh. Keshtu thone ata qe kane perkthyer teorine e “parashikimit te fundit te botes nga fisi i lashte Maja,” ku konstatohet se me 21 Dhjetor 2012 do te ndodhe nje ngjarje kataklizmike. NASA nuk pajtohet me kete dhe ka folur shume ne lidhje me kete ceshtje.
Ne fakt, agjencia ka nje seksion te plote ne faqen e saj te internetit te titulluar “Pertej 2012-es: Pse bota nuk do te prishet.” Sipas NASA-s, thashethemet filluan me planetin Nibiru (i cili ndoshta nuk ekziston), qe do t’i drejtohej planetit tone dhe do te bllokonte diellin duke erresuar Token. E gjithe kjo lidhet me fundin e kalendarit te fisit Maja, i cili mbaron me 21 Dhjetor 2012.
Shkencetari i hapesires David Morrison dha kete deklarate:
“Jam i shqetesuar nga letrat e femijeve, te cilet jane te frikesuar. Mendoj se kjo eshte pjesa me e keqe e kesaj shakaje dhe kjo eshte nje shaka.”
Njerezit duhet te jene me te shqetesuar ne lidhje me ndryshimin e klimes dhe problemet qe ajo sjell, thote agjencia, se sa per nje planet i cili do te erresoje planetin tone.
NASA ka deklaruar se toka nuk eshte ne rrezik dhe se planeti Nibiru nuk ekziston.