Panamaja është shteti më jugor i Amerikës së Mesme. Vendi përfshin rripin tokësor i cili lidh Amerikën Veriore me Amerikën Jugore. Panamaja kufizohet në perëndim me Kosta Rikën, dhe me Kolumbinë në lindje. Në anën jugore ka dalje në oqeanin Paqësor, ndërsa në veri ka dalje në detin e Karibeve.
Panamaja ka pozitë shumë të përshtatshme gjeografike. Pozitën e përshtatshme gjeografike ia mundëson kanali i Panamasë.
Evropiani i parë i cili ka ardhur në këto vise është Rodrigo de Bastidas duke notuar në vitin 1501 nga Venezuela duke kërkuar ari. Një vit më vonë Kristofor Kolumbo viziton këtë hapësirë dhe vendoset përkohësisht.
Pasi që Vasco Núnez de Balboa në vitin 1513 argumenton se rripi tokësor i Panamasë është rrugë e cila lidhë dy dete, Panamaja bëhet vend i kryqëzimit të rrugëve tregtare të mbretërisë spanjolle në Botën e Re. Suksesi i spanjollëve ka pasur edhe anën e errët – shfrytëzimin dhe plaçkitjen e popullsisë vendase. Panamaja mbeti koloni e Spanjës 300 vite me radhë, nga 1538, deri në vitin 1821 deri atëherë kur bëhet krahinë e Kolumbisë. Në vitin 1903 SHBA-të ndihmojnë kryengritjen panameze për ndarje dhe pavarësim nga Kolumbia.