Kalon Qafen e Gjashtes kur befas perpara syve shpaloset hapesira a kalter a detit Jon. Veshtrimi vetiu ndjek perkundjen e valeve, rreshqet ngadale drejt brigjeve dhe ndalet papritur ne pamjen mahnitese te nje amfiteatri madheshtor, i cili ngjitet shkalle-shkalle neper pjerresine e kodrave: me rruge, lulishte, palma, bukovila, shtepi e vila dykteshe dhe pallate shumengjyresh. Ja ku eshte Saranda!
Eshte qyteti-port me jugor i vendit, Perla e Jugut, Margaritari i Rivieres, Zambaku i Jonit, E Preferuara e turisteve, Muaji i Mjaltit i te sapomartuareve.... nje bukuri e paperseriteshme mesdhetare, per te cilen kane punuar se bashku ne mirekuptim bujaria e natyres dhe dora e njeriut. pertej ketyre epiteteve Saranda eshte qyteti i dashur i banoreve te vete, njerez te thjeshte, punetore bujare, me temperament mesdhetar a plot humor, trashegues te nje mikpritjeje tradicionale te cilen e takon kudo ne qytet.
Pas rinise e bukurise se vete, qyteti piktoresk ruan ne gjirin e tij prej mijra vjetesh thesare te nje kulture e qyteterimi te lashte, gjurme te te cilit kane arritur deri ne ditet tona. Sot Saranda eshte kryeqendra e skajit me jugor, treve e larmishme dhe e begate, me male e fusha pjellore, lumenj e liqene, burime e bregdete te rralle, me masive te agrumeve, ullenjeve e vreshtave, me kullota a pyje, me rezervate te begata te peshkut e te midhjes, me vende te lakmueshme gjuetie, nje treve e dores se pare per zhvillimin e turizmit.