Të ndihesh siç edhe ushqehesh
Refreni
i operës muzikore “Oliver” – “të ndihesh ashtu siç ha”, ka ecur që nga
kohët e urisë deri më sot. Por ndërkohë që më përpara njerëzit hiqnin
dhimbjen duke ngrënë sot ushqimi është një mënyrë për tu ndjerë më mirë.
Për të gjithë ne ushqimi mund të ndryshojë mendjen.
“Ushqimi
ka shumë fuqi” – tha Bonnie Taub Dix, profesor dietash në Americcan
Dietic Association. “Nëse e përdorni atë siç duhet në dietat tuaja mund
të ndryshoni sjelljen”.
Studimet kanë treguar se disa ushqime, si
gjeldeti, prodhimet e grurit, ato me sheqer kanë efekte të
drejtpërdrejta në tru, pasi çlirojnë kimikate.
“Por jo vetëm
ushqimi ndikon në sjelljen tuaj, por edhe sjellja ndikon në ushqimin që
zgjidhni” – tha Taub Dix. “Fatkeqësisht, shumica e njerëzve nuk hanë
ushqime të shëndetshme”.
Sipas Institutit kombëtar të Shëndetit,
20.9 milionë amerikanë vuajnë nga çrregullime të humorit dhe 14.8
milionë shprehin depresion.
Rritja e njerëzve me depresion dhe çrregullimeve të tjera çojnë në rritjen e njerëzve obezë në SHBA.
Më shumë se një e treta e amerikanëve ose 72 milionë njerëz janë numëruar të jenë obezë në vitin 2005.
“Do të ishte mirë që depresioni të kurohej nëpërmjet ushqimeve” – tha ajo.
Mënyra
më efektive për të stabilizuar humorin është të bësh një balancim të
proteinave, karbohidrateve, frutave, perimeve, sheqerit, yndyrnave dhe
alkolit. Duke u shoqëruar me ushtrime fizike, do të bëjë që niveli i
endrofinës në tru të jetë konstant.
Më poshtë janë disa ushqime të cilat njihen se ndikojnë në sjelljen e njeriut.
Salmoni
Salmoni qoftë i pjekur ose jo, si dhe disa lloje të tjera
peshqish si sardelet ose skumbri sjellin një ndjesi të mirë të njeriu
duke bërë këdo të buzëqeshi edhe pas një dite shumë të lodhshme.
Këto
peshq janë të pasur me omega-3, e cila ndikon në tru si dhe në zemër.
Është e sigurt se sjellja juaj do të ndryshojë për mirë pasi ti
konsumoni.
Trupi përdor omega-3 për të prodhuar serotinën në tru, e cila mendohet se redukton stresin.
Omega -3 mund të gjendet edhe në farat e lirit ose tek arrat.
Vendet
si Japonia të cilat i kanë në dietën e tyre të përditshme peshqit si
salmoni, sardelet dhe skumbri, kanë më pak njerëz me depresion se sa
vendet e tjera.
Qumështi
Në
vitet 1980 u bë një fushatë e madhe për përdorimin e qumështit, në
mënyrë për të qenë të shëndetshëm. Qumështi është i mirë si për trurin
ashtu edhe për bukurinë trupore.
Ai është i apsur në kalcium dhe aminoacidin triptofan. Kalciumi
njihet si element që ndikon në qetësimin e nervave kur njeriu ndihet i
stresuar ose i shqetësuar.
Tryptofani është i rëndësishëm për prodhimin e serotinës, e cila ndikon në rritjen e humorit.
Departamenti
i Shëndetit amerikan rekomandon që çdo njeri të pijë tre gota me
qumësht çdo ditë. Nëse nuk e pini dot qumështin e lopës, atëherë hani
disa lloj bajamesh të cilat janë të pasura në kalcium dhe triptofan.
Kafeja
Kafeja
mund të ndryshojë sjelljen në disa nivele. Në mëngjes, aroma e kafes së
pjekur mund tju bërë të ndiheni më mirë. Pas dy filxhanës, mendja e
njeriut është më vigjilente dhe sytë shkëlqejnë më shumë.
Sigurisht, efektet e kafesë ose pijeve të tjera të ngrohta, si çaji apo kakaoja , mund të rrisin humorin dhe euforinë.
Problemi
qëndron nëse e teprojmë. Kështu nëse pimë më shumë se 4 ose 5 filxhanë
kafe në ditë ne bëhemi të varur prej saj. Nëse ndodh një ditë që nuk e
marr sasinë e duhur njeriu irritohet dhe bie në depresion. Kafeja kur
pihet në darkë mund të ndikojë në pagjumësi duke rrezikuar që njeriu të
ndihet i lodhur dhe depresion.Ekspertët thonë se një sasi e vogël kafeine është e lejueshme në mëngjes.
Çokollata
Studimet
kanë treguar se elementët e kakaos nga e cila bëhet çokollata janë të
mbushur me elementë që ndikojnë në rritjen e humorit të njeriut. Këto
kimikate gjenden më shumë në çokollatën e zezë, e cila rekomandohet edhe
nga ekspertët.
Çokollata e zezë është e pasur me polypenol, i
cili ndikon jo vetëm në rritjen e humorit por edhe në kujtesën dhe
eliminimin e skizofrenisë.
Polypenoli ndikon në rritjen e endrofinës në tru dhe nxisin ndjenjat e tërheqjes dhe marrjes lehtë të gjërave.
“Si seksi ashtu edhe çokollata e zezë aktivizojnë të njëjtën pjesë të trurit” – thonë ekspertët. “Pse të mos i kombinojmë?”
Alkooli
Shumica
e fëmijëve mësojnë në shkollë se droga dhe alkooli nuk janë të mira dhe
duhen të evitohen për shkak se turbullojnë trurin dhe dëmtojnë
funksionet e tij. Por nuk është vetëm kjo që alkooli bën.
“Nëse alkooli pihet në sasi të ulët ndikon në rritjen e qarkullimit të gjakut duke ndikuar në depresion, humor dhe ankth”.
“Alkooli
do tju ndihmojë të flini dhe të ngriheni herët në mëngjes” – thotë
specialisti. Çrregullimet e gjumit bëjnë të ndiheni të lodhur dhe në
depresion. Alkooli e rregullon këtë problem.
Hirra
Hirra është një nënprodukt i djathit. Është e hollë, dhe me ngjyrë të zbardhur.
Ajo
është e mirë pasi është e pasur me tryptofan, aminoacidin kryesor i
cili kthehet në serotonin për trurin dhe ndryshon sjelljen tuaj.
Nëse nuk e pini dot ashtu siç është për shkak të hirrës, ajo gjendet nëpër farmaci ose supermarkete.
Spinaqi
Spinaqi bën pjesë në familjen jeshile, dhe është i pasur me minerale që ndikojnë në haqjen e ankthit dhe depresionit.
Spinaqi përmban magnezium, një mineral që ndikon në relaksim pasi ka efekte qetësuese.
Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me acid folik, një përbërës që ndikon në heqjen e depresionit sipas shumë studimeve.
Fast Food
Payshim
që ushqimet gjysmë të gatshme janë shkatërruese për trupin. Ato mund të
jenë të shpejta, të lira dhe të lehta për tu marë por është trupi që do
të paguajë çmimin më pas.
Ato ndikojnë në djegien e shpejtë të
energjive dhe ulin tensionin. Por kjo menjëherë kthehet në anën e
kundërt “ato tentojnë të rrisin tensionin të ulin energjinë e trupit”.
Përveç vlerave të ulëta ushqyese, ushqimet e shpejta përmbajnë elementë të cilët ndikojnë negativisht në sjelljen e njeriut.
Ngjyrosësit që përdoren në ushqime si benzoate dhe monosodium glutamate (MSG) ndikojnë në rritjen e ankthit.
Studimet
kanë treguar se ushqimet e shpejta dhe të konservuara përmbajnë omega-6
e cila vepron në të kundërt me omega-3 duke çuar në një disbalancë
midis të dyjave gjë që rezulton me rritjen e peshës dhe depresionit.