Nje mase e madhe graniti qe eshte zbuluar ne fund te detit prane brigjeve te Rio de Janeiro sugjeron qe nje kontinent mund te kete ekzistuar ne Oqeanin Atlantik.
Kete deklarate e ka bere Agjensia Japoneze e Shkences Detare-Tokesore dhe qeveria Braziliane.
Nje zyrtar Brazilian tha qe zbulimi i granitit - i cili normalisht formohet vetem ne toke te thate - eshte nje e dhene e forte qe tregon qe nje kontinent ka ekzistuar ne zonen ku ishulli legjendar i Atlantis, i permendur ne antikitet nga Platoni, mendohet te kete qene i vendosur.
Sipas legjendes, ishulli, qe permbante nje civilizim shume te zhvilluar, u mbyt ne det rreth 12,000 vjet me pare. Dhe asnje gjurme e tij nuk eshte gjendur deri tani.
Zbulimi eshte bere duke perdorur nje nendetese Shinkai 6500 qe drejtohej nga agjensia Japoneze. Fundi i detit ne te cilin masa e granitit eshte zbuluar vleresohet te jete zhytur ne det disa dhjetera milion vjet me pare. Nuk eshte gjetur atje asnje strukture e bere nga dora e njeriut.
Eshte hera e pare qe nje kerkim i tille eshte bere nje Atlantikun Jugor. Ne fund te prillit, agjensia perdori mjetin per te eksploruar Rio Grande Rise, nje fund deti me shume se 1.000 kilometra ne jug-lindje te Rio de Janeiro. Ne thellesine 910 metra, gjeti nje shkemb rreth 10 metra te larte dhe te gjere.
Pas analizimit te te dhenave video, agjensia arriti ne konkluzionin qe ishte granit. Gjithashtu u zbulua qe ne zonen rreth e rrotull tij kishte nje sasi te madhe rere kuarci, qe gjithashtu nuk formohet ne det.
Vete ngritja zgjatet rreth 1.000 kilometra ne piken me te gjere, dhe eshte konsideruar si pjese e kontinentit te lene pas kur Amerika Jugore dhe Afrika u ndane me shume se 100 milion vjet me pare. Agjensia tha qe supozohet qe kjo pjese ja qene mbi nivelin e derir deri ne rreth 50 milion vjet me pare, por eshte zhytur ne nje periudhe qe ka zgjatur disa miliona vjet, bazuar kjo ne fosilet e gjetura prane saj dhe ne baze te te dhenave te tjera.
Sipas agjensise, Rio Grande Rise, eshte e vetmja zone bindense e cila mund te kete qene toke e thate ne te kaluaren.
Megjithate, pavaresisht zbulimit me te fundit, ekspertet tregojne kujdes dhe nuk duan qe te arrijne ne konkluzione shume te hershme ne lidhje me Atlantis.
Shinichi Kawakami, nje profesor ne Universitetin Gifu, tha qe graniti mund te kete qene pjese e nje kontinenti te madh perpara se te ndahej ne ato qe jane tani Afrika dhe Amerika e Jugut.
"Afrika dhe Amerika e Jugut kane qene nje kontinent gjigand i bashkuar. Zona ne fjale mund te kete mbetur ne uje nderkohe qe kontinenti eshte ndare per shkak te levizjeve te pllakave." - tha ai.
Kawakami tha qe kerkuesit duhet te shikojne edhe me tej perberjen e granitit dhe te shohin nese perputhet me granitin qe gjendet ne Afrike apo ne Ameriken e Jugut.
"Koncepti i Atlantis eshte shfaqur shume kohe perpara se te percaktohej gjeologjia dhe epoka moderne. Nuk duhet te hidhemi menjehere ne konkluzionin e Atlantis." - tha ai.