Ekspertet e NASA-s formuan nga fotografite e bera prej robotit eksplorues te Marsit “Curiosity” nje panorame rrethore mbi 1.3 miliarde pixel - e para panorame gigapixel e Marsit e publikuar ne faqen zyrtare te agjencise aerokozmike
Ekspertet mblodhen rreth 900 imazhe te bera nga roboti eksplorues i Marsit ne zonen Rocknest ne shtratin e kraterit Gale. Shumica e fotografive jane bere nga teleobjektivi i kameres MastCam, te cilat plotesohen nga fotot me kend te gjere dhe fotot bardh e zi te bera nga kamera e navigatorit te robotit eksplorues “Curiosity”. Panorama eshte formuar nga fotografi te bera ne kushte te ndryshme ndricimi.
Gjithashtu nje tjeter studim i ka cuar hulumtuesit ne perfundimin se ne lashtesi Marsi ka qene i pasur me oksigjen, si dhe ka qene nje planet i ngrohte dhe me klime te lagesht.
Ky informacion u perftua ne baze te te dhenave te siguruara nga roboti eksplorues i Marsit “Spirit” te perberjes kimike te shkembinjve shume te lashte bazaltike te Planetit te Kuq. Fjale behet per rreth 4 miliarde vjet te shkuara.
"Ne tani mund te themi se Marsi ka qene nje planet i ngrohte, me klime te lagesht si dhe i pasur me oksigjen miliarda vjet para se atmosfera e Tokes te mbushej me molekulat e oksigjenit", - konfirmoi shkencetari Bernard Wood nga Universiteti i Oksfordit ne Britanine e Madhe.