Forumi Kuq E Zi
Këshilla për fëmijët.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Këshilla për fëmijët.. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Këshilla për fëmijët.. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Këshilla për fëmijët.. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Këshilla për fëmijët.. Empty Këshilla për fëmijët.. 19/5/2013, 17:37

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
5 këshilla për fëmijë në formë

Pediatret dhe
dietologët kanë hedhur alarmin: fëmijët shqiptarë hanë keq dhe lëvizin
shumë pak. Prindërit mund të bëjnë shumë: ja 5 këshilla anti-obezitetit.

Fëmijë
gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jetë në ajër të pastër,
të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti. Sipas
vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve shqiptarë
janë mbi peshë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla kundër
shëndoshjes.

1.
Jepni shembullin e mirë. “Fëmijët janë shumë të prirur të imitojnë, pra
ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do
të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara
shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i
rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj.

2.
Jepini fëmijës një kulturë të një jetë të jetuar sa më shumë në ajër të
pastër. Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e
bashkëmoshatarëve të tyre. Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe
pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe
video geimet kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa
shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë
jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij
mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij.
3. Sport
në vend të dietës. Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u
përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivetet sportiv, por edhe në formën
e lojrave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin
ashensorin. Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me
aktivitet sportiv.

4.
Ka shumë rëndësi sjellja. Është thelbërose mënyra se si i jepet ushqimi
fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një
stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është
një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa
më të mirë. Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i
prindit është mënyra më e mirë për të trasmetuar mesazhin.

5.
Bëjini fëmijëve kontrolle të rregullta në pediatri. Sidomos nga mosha 0
deri në 5 vjet kontrollet e gjatësisë dhe peshës tek pediatri duhet të
jenë shumë të shpeshta, ndërsa, pasi ka kaluar mosha 5 vjeçare, dy
vizita vjetore janë të mjaftueshme.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kujdes me mbipeshen te femijet!

John
Presley është një fëmijë 4 vjeç, të cilit i pëlqejnë shumë lojrat në
kompjuter dhe deti. Por me peshën 35 kg ai e ka shumë të vështirë
lëvizjen dhe pothuaj peshon sa një fëmijë 11 vjeç. Ky është me të
vërtetë një problem shëndetësor.

Fëmijët obezë në moshë të vogël
janë të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut dhe nga diabeti. “Më
shqetëson pesha e tij pasi diskriminohet edhe nga shumë gjëra që bëjnë
fëmijët e kësaj moshe” – tha nëna e tij, Theresa Presley.


John hyn në një kategori që doktorët e kanë quajtur “super obezë”.

Kur John ishte 3 vjeç, mamaja e tij mori pjesë në një program trajnimi për të mësuar me çfarë ta ushqente.
Drejtorët e programit thanë se s’kishin parë asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë obezë më parë.
Fëmijët mbi peshë janë dyfishuar gjatë dy dekadave të
fundit. Prindërt kanë gjithmonë maninë ti shohin fëmijët nga ana
pozitive dhe shprehen se: “fëmija im është kaq i bukur, pak i shëndoshë
por shumë i bukur”. Është koha që prindërit të shohin me seriozitet
peshën e fëmijëve të tyre.

“Ata duhet të ndërgjegjësohen se edhe
fëmijët mund të kenë probleme të presionit të gjakut, ose të diabetit” –
tha Carolyn Landis, profesore pediatre në një universitet ne SHBA.

Sipas
saj niveli i lartë i kolisterolit dhe tensioni i lartë i gjakut
mendoheshin të ishin probleme vetëm të personave të rritur por nuk është
tamam kështu. Këto sëmundje godasin edhe fëmijët shumë të shëndoshë të
cilët hanë pa rregull ushqime jo të shëndetshme.

“Duke folur me
fëmijët që në fillim të jetës së tyre mund ti edukosh ata nga
çrregullimet edhe më vonë kur të rriten”- tha dietologu Stacey Schulman.

Prindërit
duhet të kenë kujdes që të mos diskutojnë me fëmijët por mbi peshë ose
obesitet dhe ti ushqejnë ata ndryshe nga të tjerët. Ata duhet të
kujdesen që e gjithë familja të hajë ushqime të shëndetshme duke i dhënë
edhe fëmijës një edukatë të ngrëni, pasi ata nuk duhet të ndihen se
janë të veçuar në asnjë
gjë.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ta largoj femijen nga kuzhina kur gatuaj?

Ushqimi
i duhur është thelbësor për të pasur shëndet të mirë, nënat dhe
pediatrët këtë gjë e dinë shumë mirë. Edukimi me një ushqim të mirë dhe
shumëllojshmëria e gjërave që konsumojmë është shumë e rëndësishme
sidomos për më të vegjlit. Të fitosh, që në moshë të re një kulturë të
mirë të ushqyeri, do të thotë që kur të rritesh do të kesh një raport të
qëndrueshëm dhe të ekuilibruar me ushqimin. Ndoshta ju është mirë të
dini si të sillemi si prindër për të qenë të sigurt që fëmijët do të
mësojnë të ushqehen në mënyrë korrekte. Keto këshilla jane marrë nga një
studim amerikan:

1.
Mos i largoni fëmijët nga kuzhina ndërsa jeni duke përgatitur drekën
ose darkën. Shpesh fëmijët mbahen larg kuzhinës sepse aty ka objekte të
rrezikshme si thika, gota, apo objekte që thyhen. Për këtë arsye
prindërit ndjehen më të sigurt nëse fëmijët luajnë në një pjesë tjetër
të shtëpisë. Kjo gjë është e gabuar! Të bësh fëmijët pjesëmarrës në
përgatitjen e ushqimit, t’i njohësh ata me aromat, më parë se sa me
shijet, i ndihmon ata të zhvillojnë interesin dhe kuriozitetin për
ushqimin.
2. Mos u
bëni presion të provojnë gjithçka. “Jepi provoje, vetëm pak” është tipi i
presionit psikologjik më i keq që mund t’u bëhet të vegjëlve. (ky nuk
është rasti juaj, por le ta zgjerojmë pak këtë temë interesante). Në
vend që të këmbëngulni është më mirë të vendosni në tavolinë gjithçka që
keni përgatitur dhe të prisni që fëmija ta provojë vetë ushqimin e ri.

3.
Mos i fshihni ëmbëlsirat. Nëse i keni në shtëpi është e kotë t’i
fshihni. Kjo do të stimulonte tek fëmija ndjenjën e të ndaluarës dhe
menjëherë sapo të dilnin nga shtëpia do kërkonin t’i hanin, apo t’i
blinin.

4. Mos
mbani dietë para syve të fëmijëve tuaj. Nëse prindërit janë në dietë,
sepse duan të humbasin peshë, është mirë që të evitojnë që këtë fakt ta
kuptojnë dhe fëmijët. Pra fëmijët nuk duhet të kuptojnë që prindërit e
tyre po bëjnë një sakrificë, apo po privohen nga diçka, është më mirë
t’u lëmë atyre të mendojnë se ne po kërkojmë të përmirësojmë ushqimin
tonë.

5.
Servirini ushqimet në tavolinë duke u kushtuar vëmendje ngjyrave dhe
rregullimit të pjatës. Një tavolinë e shtruar mirë dhe plot ngjyra, me
ushqime që janë të bukura edhe t’i shohësh, fut në zili fëmijët (por
edhe të rriturit) të hanë gjithçka dhe të argëtohen.
6. Mos u
dorëzoni shpejt kur fëmijët vendosin të mos hanë një lloj ushqimi. Ja
vlen barra qiranë të provoni, të ripropozoni ushqimet që fëmijët nuk i
hanë në shumë mënyra të ndryshme. Nuk duhet të hiqni kurrë dorë nga
ideja që të vegjlit duhet të mësojnë të hanë të gjitha ushqimet.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shprehitë e këqija kanë efekt kancerogjen te pasardhësit..

Shkencëtarët
amerikanë kanë zbuluar se ndikimet negative në spermë, të shkaktuara
nga papastërtia e ambientit ose shprehitë e pashëndetshme, siç është
pirja e duhanit ose konsumimi i tepërt i alkoolit, mund të trashëgohen
në shumë gjenerata.

Është zbuluar se roli i babait ka ndikim më
të madh në shëndetin e fëmijës së tij, sesa është menduar deri tani. Për
këtë arsye meshkujt duhet kenë kujdes të madh, sepse shprehitë e këqija
nuk i dëmtojnë vetëm ata, por edhe pasardhësit e tyre.

Studimet
mbi spermën e minjve (nga Shoqata Amerikane për Përparimin e Shkencës
-AAAS), kanë treguar se veprimi i substancave të dëmshme kimike ndikon
së paku në katër gjenerata pasuese të minjve. Gjatë testimit është
përdorur substanca antimikotike, vinclozolin, e cila çrregullon
funksioni e hormoneve te gjitarët. Kjo substancë ka ndikuar në gjenet e
spermës së minjve, ndërsa lidhet ngushtë edhe me kancerin e prostatës.
Edhe pse është përdorur substancë e caktuar kimike dhe për
eksperiment janë përdorur minjtë, shkencëtarët mendojnë se e njëjta gjë
ndodh edhe te njerëzit. Edhe alkooli edhe nikotina gjejnë rrugën e tyre
drejt spermës dhe sasia e tepruar e tyre ndryshon ADN e spermës.


rinjve u këshillohet të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë një jetë sa më
të shëndetshme, sepse ajo që mund t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre
është më së shpeshti kancerogjene.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mungesa e Vitaminës D

Specialistët
të cilët theksojnë se në qumështin e nënës dhe në ushqimin artificial
për bebet nuk ka në mënyrë të mjaftueshme vitaminë D, shprehen se kjo
duhet tu jepet atyre me anë të shurupeve të ndryshme. Sipas një studimi
të bërë nga mjekët e spitalit Children Hospital në Boston, rezulton se
tek 40 për qind e fëmijëve ka mungesë të vitaminës D. Sipas tyre, niveli
i vitaminës ndryshon nga fëmijët esmerë dhe të bardhë. Specialistët e
pediatrisë shprehen se për të plotësuar këto mungesa, nevojitet që të
përdoret për mëse 400 ditë vitamina D e përgatitur në trajtë shurupi.

Sipas
studimit në fjalë, qumështi i nënës përmban dhjetë herë më shumë
vitaminë D se qumështi artificial. Specialistët thonë se fëmijëve duhet
tu jepen ushqime të tilla si vaj peshku, qumësht, lëng portokalli etj,
pasi këto përmbajnë me shumicë vitaminën në fjalë. Sipas tyre, vitamina D
është mjaft e rëndësishme për organizmin e fëmijës, mungesa e së cilës
mund të shkaktojë sëmundje nga më të ndryshmet si ato të zemrës,
shkrirje të kockave, diabet, Skleroz e deri tek ato kanceroze.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çrregullimet e tretjes tek fëmijët e vegjël

Diasperia
akute ose diarreja akute e lehtë është një çrregullim akut i tretjes që
prek shpesh fëmijët e moshës së njomë dhe që dëmtojnë rëndë shëndetin e
tyre. Fëmijët e vegjël që ushqehen me gjirin e nënës sëmuren më rrallë
nga çrregullimet e tretjes dhe e kalojnë më lehtë atë.

Fëmijët, të cilët rriten me ushqim artificial sëmuren më shpesh e më rëndë nga këto çrregullime.

Qumështi
i gjirit është ushqimi më i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Ai tretet
plotësisht e me lehtësi, pasi përmban lëndë ushqimore në formën dhe
përpjesëtimet që i nevojiten organizmit të fëmijës.

Qumështi i
lopës ka mjaft ndryshim nga qumështi i gjirit. Qumështi i gjirit përmban
disa lëndë që mbrojnë zorrët nga zhvillimi i shumëzimit të mikrobeve.

Këto lëndë, që gjenden në qumështin e lopës, dëmtohen gjatë zierjes.


rast se fëmijës i japim ushqim të papërshtatshëm në sasi e cilësi për
moshën, ai nuk është në gjendje ta tresë atë dhe mund të ndodhë që
fëmija të vjellë.

Një pjesë e ushqimit të mbetur kalon nga stomaku në zorrë,
ku gjenden shumë mikrobe, të cilat, në kushte të zakonshme, nuk janë të
dëmshme. Nën ndikimin e ushqimit të patretur, mikrobet fillojnë të
shumëzohen, duke shkaktuar kalbëzimin e mbeturinave. Fëmija mund të ketë
dhembje barku, të dalat jashtë janë të ujshme e me erë të keqe,
fillojnë me 3-4 herë në ditë e mund të shtohen 8-10 herë në ditë. Ngjyra
e tyre në fillim është e verdhë e më pas bëhet jeshile. Fëmija është i
këputur, pesha e tij fillon të bjerë.

Dispecëria nuk është
sëmundje vetëm e stomakut dhe e zorrëve. Helmet që formohen në zorrë
thithen dhe shkaktojnë çrregullime të tjera, mund të ngrihet
temperatura, të vjellat dhe heqja e barkut shpeshtohen, fëmija këputet,
grindet.

Kur fëmija është i dobësuar nga ndonjë sëmundje tjetër ose është me zhvillim jo të mirë, dispeceria mund të shfaqet më rëndë.

Organizmi
i fëmijës preket më shumë nëse ai, së bashku me ushqimin, merr mikrobe.
Kjo ndodh kur nuk ruhen respektohen masat e pastërtisë në kohën e
përgatitjes së ushqimit.
Përveç faktorëve ushqimorë dhe infektivi nga mikrobet, një ndër faktorët që favorizon dispesërinë është dhe vapa e verës.

Çrregullime
të tretjes mund të shfaqen në çdo stinë të vitit, por gjatë verës
rastet e fëmijëve të sëmurë nga barku shtohen, pasi vapa dobëson
organizmin e tyre dhe ngrohtësia favorizon zhvillimin e mikrobeve në
ushqime e veçanërisht në qumësht. Ka shumë rëndësi që mjekimi i diarresë
të fillojë në ditën e parë të sëmundjes, sepse sëmundja mund të
rëndohet dhe gjendja e fëmijës të përkeqësohet shpejt. Të vjellat
shtohen dhe shfaqen pas çdo pirje qumështi dhe uji. Të dalat jashtë
bëhen më të shpeshta e të ujshme. Humbja e shumtë e lëngjeve shkakton
dehidratimin e fëmijës. Lëkura zbehet, goja thahet, sytë janë me shikim
të lodhur e të shqetësuar, shpesh duken të futur.

Kur preket sistemi nervor qendror, fëmija përpëlitet ose humbet ndjenjat. Kjo formë quhet dispeceria toksike ose helmuese.

Cilat janë masat që duhen marrë për të mënjanuar çrregullimet e tretjes?

Për
të mënjanuar çrregullimet e tretjes, fëmijës duhet t’i jepet ushqim i
përshtatshëm. Ushqimi më i dobishëm, më i pastër e më i sigurt për
fëmijën në muajt e parë të jetës është qumështi i nënës. Në moshën 5
muaj e lart, fëmijës duhet t’i jepet shtesë, në përshtatje me moshën,
pure, muhalebi, kos, supë, në mënyrë graduale e në kohën e duhur.
Ndalohet heqja e gjirit në
muajt e verës. Nëna duhet të respektojë me përpikëri orarin e
ushqyerjes së fëmijës. Te fëmijët me ushqim artificial duhet t’i
kushtohet vëmendje sterilizimit të përzierjeve të qumështit, rregullit
të ruajtjes së tyre në vende të freskëta, shmangia e ushqyerjes së
tepërt e të njëanshme.

Vapa favorizon dispecërinë, prandaj duhet
të merren masa kundër ngopjes së tepërt të fëmijëve: dhoma të ajroset më
shpesh, t’u bëhen banja më të shpeshta, t’u bëhen shëtitje në ambiente
të freskëta e pa pluhur.

Për të mënjanuar ngrohjen e tepërt,
fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, në përshtatje me kohën e
stinën. Dhoma, ku qëndron fëmija, duhet të ajroset më shpesh në kohën e
vapës për të krijuar freski. Dyshemeja duhet të lahet shpesh me ujë, në
dritare të vendosen çarçafë të lagur, ndërsa fëmijës së vogël i jepet
ujë i zier ose çaj i ëmbëlsuar pak.

N.q.s fëmija ka bark e të
vjella, kur ai është me ushqim, ndalohet dhënia e ushqimeve. Fëmijës i
jepet vetëm ujë të zier ose çaj 1-10 lugë të vogla çdo 5-10 minuta. Për
çdo të dalë jashtë diarreje, i jepet 1 gotë ose 150-200 ml tresol.
Mjekimi i diarresë mbështetet në dy pika: 1 – mjekimi dietik

2- mjekimi medikamentoz.

Në mjekimin dietik rëndësi ka dieta hidrike.

Rehidrimi

Me
rehidrim kuptojmë zëvendësimin e lëngjeve të humbura gjatë diarresë e
të vjellave. Fëmija humbet jo vetëm ujë, por edhe kripëra minerale, si:
natriumin, kaliumin, kalciumin, etj.

Rehidrimi bëhet duke barazuar sasinë e lëngjeve të humbura me sasinë e lëngjeve që duhen dhënë.

Për
rehidrim është përdoruar tresoli, i cili përmban NaCl 3.5 g, KCl 1.5 g,
NaHCO3 2.5 g, glukozë 20.0. këto janë paketa të gatshme, të cilat
treten në një gotë ujë të valuar e i jepet fëmijës çdo 5 – 10 minuta një
deri 2 lugë. Në rast se nuk ka tresol të gatshëm, ai përgatitet edhe
vetë. 1 lugë çaji (5 ml) rrafsh me kripë gjelle hidhet në 1 litër ujë të
vakur dhe aty i shtohen tetë lugë çaji rrafsh me sheqer. Përzihet
derisa të tretet dhe i jepet fëmijës shpesh e nga pak. Sasia e tresolit
që duhet t’i jepet fëmijës, bazohet me etjen që ka fëmija.
Për çdo të dalë jashtë (diarre) fëmijës i jepet një gotë ose 150 ml – 200 ml ujë tresoli.

Marrja
e tresolit në pikën e rehidrimit që është hapur në çdo ambulancë ka
bërë që rastet me dehidrim të lehtë të mos kalojnë në dehidrim të rëndë.

Dieta
e transfuzionit për fëmijët me ushqim artificial 6 – 10 orë i
ndërpritet ushqimi e i jepet vetëm tresol. Pastaj i jepet ushqimi që
përthithet lehtë, si: lëng orizi, paluze me miell e niseshte, pure
mollësh ose ftoi, supë me karota, e cila ka veprim rehidruese e fiksues
të ujit në organizmin e fëmijës. Kjo dietë zgjat 1- 2 ditë. Me
përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të fëmijës e me pakësimin e
çrregullimeve, fillohet ushqyerja e fëmijës me karbohidrate e proteina.


rast, kur dhënia nga goja e tresolit është bërë e pamundur nga të
vjellat dhe daljet e shpeshta diareike, kalohet në dehidrimin intravenoz
në qendrën e dehidrimit që ka çdo ambulancë.
Mjekimi medikamentoz bëhet në ato raste kur etiologjia e dispacerisë akute është me origjinë infektive.

Rëndësi
të veçantë në çrregullimet e tretjes ka dhe ngritja e nivelit të
kulturës shëndetësore, sidomos tek nënat e reja në drejtim të
mirërritjes së fëmijëve, ushqyerjes së tyre.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
KULTIVIMI I VETBESIMIT TEK FEMIJA

Shumë
prind ankohen se nuk kanë komunikim më fëmijët e tyre sidomos kur
fillon periudha e pubertetit dhe adoleshencës. Përgjigja është shumë e
thjeshtë: Nëse babai nuk i ka kushtuar kohë dhe vëmendje fëmijës në
vogëli, si mundet që fëmija të ketë besim në marrëdhënien me prindin?".
Roli
i prindit është bazë në krijimin e vetbesimit tek fëmija. Vetëbesimi
është siguria e brendshme që ka fëmija për vlerat e tij. Është vetëdija e
të qenurit një individ unik, që ka jo vetëm forca, por edhe kufij.
Fëmijët
krijojnë imazhin për vetveten duke i vëzhguar prindërit dhe duke i
dëgjuar ata . Duke parë dhe duke ndjerë krenarinë apo zhgënjimin e
prindërve, ata krijojnë këtë imazh. Vetëvlerësimi është ajo shkëndijë e
vogël që ndriçon në sytë e fëmijës kur nëna i thotë: "Jam e kënaqur që
ti vishesh vetë"; apo kur babai i thotë: " E keni parë sa i shkathët
është im bir në vozitjen e biçikletës?"
Për kultivimin e një vetbesimi qe do ta përcillte femijen gjat gjith jetës nevojiten keto kushte:

● të ndihet mirë në trupin e tij;
● të ndjejë se e duan;
● të jetë i bindur që është i aftë;
të jetë krenar që është vajzë apo djalë;
● të jetë rehat me të tjerët;
● të shpresojë dhe të besojë se nevojat e tij do të plotësohen.


fakt vetëvlerësimi ose më mir vetbesimi ndërtohet gjatë gjithë
eksperiencave të jetës. Familja, kopshti, miqtë dhe shkolla e bëjnë
fëmijën të përjetojë të mirën dhe të keqen, shqetësimet dhe kënaqësitë.
Mjeti
magjik për t'u siguruar se fëmija do të ketë një vetëvlerësim të mirë
gjatë gjithë jetës është kultivimi i besimit femijes prej ditëve të para
të jetës së tij. Është normale që fëmija të ndihet i nënvlerësuar
nganjëher pas një humbjeje apo pas qortimeve. Prindërit dhe kryesisht
nëna duhet të veprojnë si një farë në shtrëngatë, apo më mirë, t'i
tregojnë fëmijës dritën drejt së cilës duhet të drejtohet.
Vetë prindi duhet të jetë model.
Nuk
vlen asgjë për fëmijën nëse një prind i thotë: "Jam i sigurt se do t'ia
arrish nëse përpiqesh" dhe ai vetë heq dorë para vështrirësisë më të
vogël.
Si përfundim, mund të them se prindërit duhet ta ndihmojnë
fëmijën të pranojë forcat dhe dobësitëe veta, ta pranojë vetveten ashut
siq është, që do të thotë të afirmojë vetveten, të ketë qëllim dhe mjete
për t'i arritur ato. Prindërit e ndihmojnë fëmijën të ketë një
vetëvlerësim, të respektojë vetveten duke pasur respekt dhe konsideratë
për të tjerët

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SHEMBUJ SI T’U FLASIM FEMIJEVE QE T’I DUAN SKAMNORËT
Ne duhet të tregohemi të afërt me ata që kanë nevoj për ne dhe jo të mendojmë vetëm për vehten tonë.

Thuaji
femijes që, skamnorët janë shpresa jonë; se, duhet ta ruajm ket shpres e
mos të shikojm vetëm rehatin ton sepse Zoti i do shumë sidomos
skamnorët. Ata jan shum, shum shuuuum të mir, gjë qe, nuk ndodh me ata
qe kanë.


Thuaji femijes: edhe pse në shoqërinë tonë të
varfërit konsiderohen si njerëz injoranta ,kjo nuk ësht e vërtet sepse
ai qe thot keshtu për jetimat, dhe skamnorët ata vet jan injoranta! Punë
më të mirë set’i viesh në ndihm një të qe kerkon në rugë, nuk ka .T’ia
tregojm femijes tregimin e asaj vajze e cila megjithse lavire Zoti e
fali vetëm pse i shpetoi jetën 1 qeni duke i dhënë ujë qenit i cili
ishte afër të ngordh për shkak etjes në shkretëtir. Spjegoja femijes ,
se ”e gjith ,kjo i përngjan njeriut që ujit tokën e etur”
Le t’u spjegojmë
fëmijeve tanë që, Muhammedi as.i donte shum ata qe ishin te varfër dhe i
ndihmonte të varfërit. Sesi ai i jepte atyre ushqime. Sesi kur ata
ishin të sëmurë ai shprehte dashurin për ata dhe i jepte kurajo atyre me
fjalë. Dhe ata e dëgjonin Muhammedin a.s dhe e donin atë me gjithë
zemër. T’i spjegojmë femijes sipas mundësive tona përmes tregimeve
sepse, ne ktë menyr lehtë e kuptojn ata islamin. T’u spjegojm femijeve
që , Muhammedi a.s duhet të jetë model i pashembullt për familjen ton
dhe se çdo njeri që e ndjen veten mysliman duhet të përpiqet të jetë si
ai.

T’i inkurajojm femijet:

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
T'I MESOJM FEMIJET T'I DUAN GJALLESAT

Thuaji femijes: Pëveq afërsia ndaj njerzimit duhet të jemi të dashur edhe me kafshët.

Tregoji atij që, kafshët janë miqt tanë. Ato na ndihmojnë ne në shumë mënyra dhe ne kemi nevojë për to.
Tregoji që,ne përfitojme nga vezët që bëjne pulat
Por edhe nga qumështi i lopes.Pyete ate: a është e drejtë që ne të veprojmë si mosmirnjohës kundrejt tyre?
Madje edhe qentë dhe macet na shërbejnë ne.
Spjegoja
se, edhe kafshët kanë ndjenjat e tyre tamam si njerëzit. Në qoftë se ju
i goditni ato, ato ndjejnë dhëmbje por ato nuk mund t’ju tregojnë juve
se ç’farë ndjejnë. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të jemi të dashur me
kafshen.
Kur isha i vogel e pyetsha veten: pse janë të krijuar kafshët.
Spjegoja
femijes se qellimi i All-llahut swt pse i ka krijuar kafshët dhe
gjallesat tjera në dete, është qe të na shërbejn ato neve me me fuqit e
tyre si dhe të ushqehemi ,psh peshqit në dete.
Ne duhet ti respektojmë të gjitha krijesat e gjalla. Bimët, lulet dhe pemët janë gjithashtu të gjalla.
Thuaji
femijes që, ne nuk duhet të këpusim gjethet e pemëve ose të thyejmë
degët e pemës. Ne duhet të tregojmë dashamirësi për të gjitha krijesat e
gjalla.

Natyra është një dhuratë e Zotit dhe, spjegoja atij që
nuk ësht natyra ajo që e ka krijuar njeriun e as që ësht kriju natyra
vetvetiu. Le ta falenderojme Allahun ndër sy të femijeve, duke u kujdes
për gjithçka që All-llahu ka krijuar për ne.


Le të diskutojnë fëmijet se si kafshët dhe pemët na ndihmojnë ne.

Le të diskutojnë ata mënyrat se si mund të jenë të dashur me kafshët dhe me krijesat e tjera të gjalla.

10Këshilla për fëmijët.. Empty Re: Këshilla për fëmijët.. 19/5/2013, 17:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si të ndaloj ndërhyrjen e fëmijëve?

Këshilla për prindër si të mësojnë fëmijët e tyre të mos i ndërpresin ndërsa bisedojnë me një të rritur!
“Bashkëshorti
im dhe unë nuk kemi përfunduar një fjali të plotë që nga korriku i
vitit të kaluar! Fëmijët tanë e ndërpresin bisedën tonë vazhdimisht.
Edhe kur u kërkoj të presin derisa ne të mbarojmë bisedën, kërkesa ime
ndërpritet nga e folura e tyre. Si t’ia bëjmë që ti ndalojmë të na
ndërpresin?”

MENDONI SERIOZISHT PËR KËTË:

Ndërprerja
është një zakon që formohet. Si shumë sjellje të tjera të bezdisshme,
kur fëmijët e kuptojnë që nuk ‘ndëshkohen’, sjellja vazhdon.
Nëse
jeni një prind normal dhe keni fëmijë normal, është e sigurt që keni
kaluar përmes këtij skenari të sikletshëm por SHUMË normal. Janë
intervistuar qindra prindër dhe është parë se problemi më i zakonshëm i
tyre është të merren me ndërprerjet e panumërta të fëmijëve të tyre
ndërsa janë duke zhvilluar një bisedë apo po kryejnë ndonjë punë. Ja
disa nga këshillat e tyre...

MËSONI
Mësoni fëmijët si të përcaktojnë nëse diçka kërkon
ndërprerje. Fëmijët shpesh janë kaq të fokusuar në nevojat e tyre sa që
nuk e kuptojnë faktin që po tregohen të pasjellshëm. Mësojeni fëmijën të
presë për një pauzë në bisedë dhe të thotë, ‘Më fal’ kur kërkon t’ju
ndërpresë. Kur vepron kështu përgjigjuni pozitivisht. Nëse ndërprerja
është e një natyre që mund dhe duhet të presë, informoheni me
mirësjellje fëmijën për këtë dhe vazhdoni të flisni.



PËRDORNI ‘PICKIMIN’:

Tregojini
fëmijës që nëse dëshiron diçka ndërsa ju jeni duke folur me një të
rritur tjetër, ajo duhet të vijë tek ju dhe me delikatesë t’ju ‘pickojë’
krahun. Ju më pas do të ‘pickoni’ krahun e saj, që do të thotë se ju e
dini që ajo ka nevojë për diçka dhe që për disa minuta do të jeni me të.
Në fillim përgjigjuni sa më shpejt, kështu ajo do të shohë
suksesin
e kësaj metode. Me kalimin e kohës ju mund të prisni më gjatë, vetëm
jepini fëmijës një ‘pickim’ çdo 2-3 minuta për ti kujtuar që ju e mbani
mend kërkesën e saj.
JEPINI NJË MESAZH TË QARTË

Pauzë,
shikoni fëmijën tuaj në sy dhe thoni: ‘Do të jem me ty për 1 minutë’.
Më pas kthe kokën, trupin dhe vëmendjen larg fëmijës. Mos i kërkoni
shumë herë të mos ju ndërpresë. Por nëse vazhdon ta bëjë një gjë të
tillë. Merreni personin me të cilin po flisni dhe vazhdoni të ecni larg
fëmijës. Ktheni kokën herë pas here për të parë si po reagon por mos i
flisni derisa të keni mbaruar bisedën.

LAVDËROJENI PËR SJELLJE TË MIRË

Lavdërojeni
fëmijën për veprimet e mira, duke e kujtuar të përdorë fjalët ‘më fal’
sa herë ju ndërpret dhe ta bëjë këtë vetëm për një arsye të mirë.

11Këshilla për fëmijët.. Empty Re: Këshilla për fëmijët.. 19/5/2013, 17:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Komplikimet e gripit te fëmijët

Raste
të reja dhe komplikime të rënda shëndetësore duke shkaktuar edhe
bronkopneumoni, paraqet situata që mund të sjellë gripi apo virozat e
stinës siç i quajnë mjekët. Më të dëmtuarit nga gripi në këtë periudhë
kohore zakonisht rezultojnë fëmijët.
Gripi në këtë sezon shumë shpesh
i mundon fëmijët dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda
shëndetësore. Sipas mjekëve, disa nga komplikimet që shkakton gripi janë
temperatura e lartë deri në bllokim të frymëmarrjes duke shkaktuar edhe
bronkopneumoni, në rastet më të rënda.

Shkencërisht thuhet se
çdo infeksion viral prish imunitetin mbrojtës të organizmit, pra e
dëmton imunitetin mbrojtës, dëmton tërë mekanizmat që mbrojnë
mushkëritë, dhe çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion
bakterial, që normalisht është bronkopneumonia apo siç njihet në popull,
ftohje.
Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë
38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë. Ndërsa shenjat e
komplikimeve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat
respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë por fillon
vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.

Infeksionet
virale përgatisin terrenin për bronkopneumoni, por realisht mjekët nuk
janë të aftë që me anë të medikamenteve të parandalojnë
bronkopneumoninë. Antibiotikët e përdorur pa kriter jo vetëm që nuk
parandalojnë sëmundjen, por e favorizojnë më shumë atë.

Komplikimet
e shkaktuara nga gripi nuk mund të parandalohen me barna, dhe sidomos
jo me antibiotik. Shumë nëna sapo shohin fëmijën që po e zë gripi,
menjëherë mundohen ta mjekojnë me barna që të mos zhvillojë
bronkopneumoni.



Në fakt nuk është kështu pasi këto
medikamente jo vetëm që nuk e parandalojnë, por janë të dëmshme nëse
përdoren pa rekomandimin e mjekut specialist.
Antibiotiku nuk është mjekim profilaktik për bronkopneumoni
në raste kur kemi viroza po ai prish komplet situatën normale që kanë
rrugët e frymëmarrjes. Dhënia e antibiotikëve kur fëmijët janë me
probleme, nuk e parandalon bronkopneumoninë, por përkundrazi mund ta
favorizojë atë.

Temperatura e lartë, bllokimi i frymëmarrjes dhe
kolla e fortë i lodhë aq shumë pacientët e vegjël me ç’rast fytyra e
tyre është e verdhë dhe ka shumë pak gjallëri për të qenë të tillë.
Kështu, gripi apo viroza e panjohur nuk i kursen të vegjlit. Nga ana
tjetër prindërit shprehen të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre
dhe shpresojnë që ata të bëhen më mirë dhe të mos mbeten dyerve të
spitalit.

12Këshilla për fëmijët.. Empty Re: Këshilla për fëmijët.. 19/5/2013, 17:43

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çka nëse fëmija juaj është trupgjatë?

Vajza
ose djali juaj për nga gjatësia e trupit ua tejkalon bashkëmoshatarëve
të tyre dhe ende zgjatet. Për këtë jeni të brengosur...
Megjithatë,
brengosja juaj është e paarsyeshme, sepse shumica e të rinjve që vijnë
në kontrollin mjekësor për shkak të shtatit të tyre të gjatë, në fakt
janë plotësisht të shëndoshë, kanë proporcione normale të trupit, dhe
rëndom edhe prindërit i kanë të gjatë.

Tajitja e hormoneve të
rritjes te këta fëmijë është plotësisht normale. Te fëmijët e tillë
fjala është për shtatin e lartë konstituiv, i cili te djemtë rrallë
kërkon përkujdesjen mjekësore, ndërsa te vajzat kjo gjë nganjëherë është
e arsyeshme për shkak të pasojave të mundshme psikike.

Shtati i
lartë i fëmijëve më shpesh është brengosës për vajza se sa për djem
kështu që ato më shpesh kërkojnë ndihmën dhe këshillën e mjekut.

Rritja
e tyre është e mundshme të ngadalësohet me terapi afatgjatë me ndihmën e
estrogjeneve (hormoneve femërore seksuale), por për shkak të
pamundësisë që saktësisht të përcaktohet lartësia e fundme dhe për shkak
të pengesave të tjera që mund të paraqiten, terapia duhet të jetë shumë
e matur me rastin e përcaktimit të mënyrës të shërimit.
Kjo aq më tepër sepse terapia në shumë raste mund të jetë e
pasigurt: mbas katër deri pesë vjet shërimi arrihet zvogëlimi i
gjatësisë përfundimtare për vetëm katër deri në gjashtë centimetra.

Kur
te vashëzat paraqitet menstruacioni i parë,duhet pritur se gjatësia e
trupit të saj do të ngadalësohet, sepse mbas kësaj vashëzat rëndom nuk
zgjaten më shumë se pesë deri në shtatë centimetra. Prandaj, nëse është
fjala për rritjen konstituive, nuk duhet pritur që vashëza juaj të ketë
gjatësinë përfundimtare të trupit se 175 centimetra, e me këtë lartësi
nuk do t'ua kalojë shumë moshatareve të saj.

Prindërit e fëmijëve
të cilët rriten shumë shpejt mund të paraqiten, për çdo rast te mjeku
për t'u konsultuar a duhet ndërmarrë ndonjë shërim apo është kjo dukuri e
rëndomtë për të cilën nuk ka nevojë të brengoset as prindërit e aq më
pak fëmija.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons