Forumi Kuq E Zi
DIETAT  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DIETAT  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DIETAT  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DIETAT  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1DIETAT  Empty DIETAT 19/5/2013, 17:45

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DIETAT  Diet-apple
Dieta me molle

Frazeologjia
angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i thotë
mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe mjaft
kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave
“San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët kanë
mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë mundur
të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar organizmin.
Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i dietave bëhet
shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke pasur efekte
negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh kështu. Me të
gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që të mbajë trupin
në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e tepërta. Flavonoidi,
arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin,
ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur
djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe
shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë,
të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë mollë do
të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo përmban
njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik. Vitamina
B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh lodhjen,
nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron
muskujt e gojës, riforcon
flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi nitrik dhe ai malik bëjnë
të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos
e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dezinfektuar të gjithë
organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit si dhe arrin të djegë
të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë saj.

Si ta fillojmë?


darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një
gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng
molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në
mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës
njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në
feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni.
Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në
nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet
ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i
fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet
të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të
mos jetë më shumë se pese orë. Pra
nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër
duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër të pasdites. Ndërkohë që
në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni tolerantë, duke ngrënë një
darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të hamë ushqime gjatë dietës,
efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që mos harroni këshillën që
ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për të fjetur; sërish një gotë
me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni dietën e ditës suaj. Nëse
vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të shihni se do të humbisni
pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se nuk i qëndroni asaj
besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet
tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së sugjeruar, ju sugjerojmë
që ta kompletoni atë me anë të një maske. Pasdite për të gjitha ata
persona që e shohin se po i shtohen rudhat e fytyrës, mund të përdorin
një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla molle si dhe një gotë
qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e pastrojmë me ujë të
ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për një kohë të gjatë
në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik perfekt i saj.
Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos
harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë
varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe
madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më
të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat
dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të
përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga
vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej
shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato
me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe
menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me
acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me
frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është
etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe
ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra
dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe
parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për
qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me
përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i
hiqni mollës lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli
ose ananasi, në mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i
plotë dhe i efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit

2DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dieta me sallatë

Po
vjen pranvera dhe bashkë me të dhe dëshira për shumë fruta dhe perime!
Prandaj dieta që kemi zgjedhur për ju ka si bazë sallatën. Kjo dietë do
t’ju japë shumë energji, perimet e freskëta dhe frutat përmbajnë në fakt
shumë minerale dhe vitamina. Sallata përmban pak kalori, prandaj mund
të hani racione më të mëdha. Natyrisht që edhe me këtë dietë është e
rëndësishme të pish shumë ujë (edhe kafe e çaj do të ishte shumë mirë,
por në doza të kufizuara). Kujtohuni ta përdorni këtë dietë vetëm për
periudha të shkurtra kohore.

Mëngjesi

Sallatë frutash

Qëroni gjysëm papaje (frut ekzotik me fara) (200gr)

Pastrojeni nga farat dhe priteni në copa të vogla
Qëroni 100gr kivi dhe priteni në feta

Përziejini frutat dhe shtoni 200 gr manaferra dhe 50ml lëng portokalli

Rreth 150 kalori

Paraditja:

Sallatë me kastraveca

Lani 200 gr tranguj dhe 100 gr rrepa

Pritini në copa dhe përziejini

Shtoni disa gjethe çikore
Aromatizojeni me një lugë të vogël majonezë dhe një lugë të vogël me erëza

Rreth 50 kalori

Dreka:

Sallatë me domate dhe kërpudha

Lani 250 gr domate, një qepë, 100 gr kërpudha, 30 gr sallatë jeshile

Shtoni 30 gr proshutë të pjekur të ndarë në kubikë të vegjël

Aromatizojeni sallatën me një lugë të vogël majonezë dhe me erëza

Rreth 200kalori

Pasditja

Sallatë papaje
Prisni 200 gr papaje në kubikë të vegjël dhe shërbejini mbi një
shtresë gjethesh sallate. Përzieni 50 grkos me pak lëng limoni dhe
shtojani papajës.

Rreth 50 kalori

Darka

Sallatë specash dhe selinoje

Lani
një spec të kuq (150 grë), 100 gr selino dhe 100 gr tranguj. Pritini
perimet në feta dhe shtoni 40 gr djathë dhe 50 gr bizele.

Aromatizojeni sallatën me pak majonezë dhe me erëza

Rreth 200 kalori.

3DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DIETAT  South
DIETAT  Atkins-diet-300x297
Dieta Atkins

Nje
nga dietat me te mire njohura si dhe me te reklamuara qe synon ne uljen
e karbohidrateve. E krijuar nga Dr. Robert Atkins ne 1960 per te uljen
vete peshen e tij dhe me studime te ndryshme nga ana e tij ne mjeksi.
Mbasi kuroi mbi dhjetra mijera paciente Atkins publikoj librin e tij me
te cilen arriti shume popullaritet ne USA.

Atkins tregoi dy nga
shkaqet kryesore e te qenit te shendosh obese (eng. obesity) ne USA 1
-nga karbohidratet sic jane sheqeri, mielli, dhe shurupi me fruktoze te
larte e misrit si dhe 2- trans fat si ne vajrat e perpunuara duhen
eliminuar.

Atkins limiton karbohitradet me qellim qe metabolizmi
te ndryshoje nga djegia e glukozes ne djegien e proteinave dhe dhjamit.
Ky proces quhet liposys dhe hyn ne perdorim kur trupi harxhon djegien
karbohidrateve.

Fazat e Dietes

1- Induksioni
Kjo eshte faza me e veshtire ku karbohidratet e marra jane te
limituara ne 20 gram net ne dite (gram karbohidrate minus gram fiber)
nga te cilat 12-15 gram duhet te vijne nga sallatat jeshile apo perime
te tjera. Ushqimet e lejueshme jane me nje sasi te caktuar mishi,
peshku, vezesh, 4 oz djath, gjalp dhe vajra perimesh. Kafeina eshte e
lejueshme me limit nese nuk te jep neps ose te shkakton ulje te sheqerit
ne gjak.
Kjo faze tregon humbjen e peshes me te madhe mbasi shifet
diferenca ne 5-10 pounds ne jave por nuk eshte e rralle kur induksioni
perdoret dhe me aktivitet fizik gjithashtu.

2-Ulja e peshes ne vazhdimesi


Kjo
faze ngrin nivelin e marrjes se karbohidrateve por e mban ne nivelin ku
humbja e peshes ndodh. Marrja e karbohidrateve rritet nga 5 gram net ne
jave. Kjo faza zgjat derisa ti te kesh arritur brenda 10 pounds (4.5
kg) peshen e deshirushme. Ne javen e pare duhet te shtohen sa me perime
ne liste.

3-Mirmbajtja e djetes
Ketu karbohidratet shtohen nga 10 gram net ne jave. Kyci ketu
eshte gjetja numrit maximal te karbohidrateve qe mund te hash cdo dite
pa rritur peshen tende.

4-Mirmbajtja ne vazhdimesi

Kjo faze eshte krijuar qe personi te vazhdoje ne zakonet e krijuara ne fazat e me perparshme.

Atkins
u be shume e njohur ne vitet 2003-4 ku 1 ne 11 persona ne Ameriken e
Veriut ishte ne diete. Nga popullariteti i dietes shume firma
falimentuan dhe shume te tjera hapen linja te reja me ulje
karbohidratesh si psh. Coca Coli nxori C2, Pepsi-Cola nxori ne treg
Pepsi Eddge.
Dr. Robert Atkins vdiq nga nje renie me pasoja te medha ne koke ne 2003.

4DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dieta e pranverës

“Të
jesh në dietë nuk do të thotë të mos hash, apo të neglizhosh vaktet,
përkundrazi dieta funksionon vetëm nëse është e balancuar. Kjo do të
thotë të mos përjashtosh asnjë nga elementet ushqyese e të respektosh
nevojën e përditshme për kalori. Vetëm kështu mund të humbasësh peshë pa
u lodhur e njëkohësisht të jesh në formë të mirë shëndetësore…”

Mos neglizho asnjë vakt


gjitha vaktet duhet të konsumohen në mënyrë të rregullt. Bëni kujdes të
hani gjithmonë në mëngjes që është edhe momenti më i rëndësishëm.
Kujdesuni të konsumoni (pa e tepruar) bukë, makarona apo oriz, sidomos
në pjesën e parë të ditës. Ha gjithmonë fruta. Keni rrugë të lirë
konsumimin e frutave, por gjithmonë pa e tepruar, pasi mund të bëhen
shkak i fryrjeve të barkut. Mos harroni perimet. Përveçse të pasura në
fibra, perimet si të gjalla, ashtu edhe të pjekura, përmbajnë sasi të
konsiderueshme proteinash dhe kripërash minerale. Për më tepër nëse
konsumohen para pjatave të tjera ndikojnë drejtpërdrejtë në uljen e
oreksit, duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes. Proteinat mbi të gjitha. Hani
mish ose peshk, në drekë ose darkë. Mundohuni t’i zgjidhni pa dhjamë,
duke i shoqëruar me një lugë vaj ulliri. Tjetër? Përpiquni të konsumoni
bukën e zezë ose atë të misrit, mes vakteve zgjidhni një frut ose kos.
Nëse nuk keni kohë për të gatuar përdorni sallatat (sidomos atë jeshile)
të cilën mund ta shoqëroni me një copë djathi të freskët jo shumë të
yndyrosur. Nëse doni të hani ëmbëlsira
duhet të hiqni dorë nga frutat dhe buka.

5DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DIETA ANTISTRES

Një
dietë e shëndetshme është ilaçi i duhur për të përballuar ankthin dhe
stresin përpara provimeve. Rrugë të lirë në tavolinë për pjatat me bazë
makaronat, orizin, fruta, perime dhe vezë të ziera. Bëni kujdes!
Dietologët këshillojnë sa më pak kafe, që tradicionalisht shoqëron netët
përpara provimeve. Kjo është kjo një dietë antistres për të gjithë
studentët përpara provimeve, të cilët vuajnë nga ankthi dhe pagjumësia.
Sipas dietologëve, kësaj diete që të ndihmon të përballosh këtë situatë
tensioni, nuk duhet t’i mungojë buka, makaronat, apo orizi, sallatrat
jeshile, qepa, djathi i freskët, kosi, vezët e ziera, qumështi i
ngrohtë, që ul aciditetin gastrik, fruta të ëmbla dhe të zhytura në
mjaltë, që favorizojnë gjumin dhe ndihmojnë organizmin të shlodhet, për
të përballuar me energjinë e duhur dhe përqëndrim, sfidën shkollore.

Këto
ushqime kanë në përbërje një aminoacid që ndihmon në sintezën e
serotoninës, neuronit të mirëqënies dhe neurotrasmetuesit cerebral që
nxit shlodhjen. Serotinina rritet nën konsumin e ushqimeve që kanë në
përbërje sheqerna të thjeshta, siç janë frutat e stinës.

Mes perimeve vendin e parë e zë sallata jeshile e shoqëruar nga qepa dhe hudhrat
Ndërsa pagjumësia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, që janë shpesh të pranishme gjatë këtyre ditë-netëve.

Është
e nevojshme që të shlodhesh mjaftueshëm, duke bërë kujdes me të
ngrënët, duke eleminuar ushqimiet e rënda dhe me përmbajtje eksituese.
Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, për shkak të kafeinës, por edhe
pijet alkoolike, që shkaktojnë gjumë të keq dhe me zgjim të vështirë.

Gjithashtu
jashtë liste mbeten ushqimet pikante, me erëza, piper të kuq, apo kripë
me bollëk. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg.

6DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dieta e ditëve të ftohta

Dimri është stina gjatë së cilës rritet nevoja për kalori.
Pse?
Sepse i ftohti duhet të luftohet.

Produktet
bazë që duhen konsumuar gjatë stinës së dimrit janë ato të pasurat më
karotina si karotat, kungujt, domatet, patatet, spinaqi, panxhari,
brokoli, rrepat. Duhen zgjedhur fruta të pasura me vitaminë C, si
agrumet, dhe me vitaminë E, që ndodhet te gruri, frutat e thata, vajin e
ullirit dhe patatet. Ka veprim antioksidues dhe përtëritës.

Bashkë
me të ftohtit rritet edhe nevoja e përditshme energjetike, sepse një
pjesë e kalorive shërbejnë për të mbajtur trupin në temperaturë
optimale. Ja përse arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë të
këshillueshme, sepse përmbajnë një sasi të madhe acidesh yndyrore të
rëndësishme për membranat qelizore, por dhe për një lëkurë të
shëndetshme dhe të re.

Mëngjesi

Qumësht i skremuar (150 gramë)

Kafe
1 fetë buke e thekur

Marmelatë ose mjaltë (10 gramë)

Ose

Kos i skremuar (125 gramë)

Fruta të thata (100 gramë)

Çaj ose kafe me një lugë mjaltë

Vakti i ndërmjetëm (ora 11)

Lëng portokalli (150 grami)
Dreka

Zgjidh mes:

Spageti me domate dhe borzilok (80 gramë)

Pasta dhe fasule (40 gramë pastë; 130 gramë fasule të freskëta; 40 gramë fasule të thata)

Sallatë perimesh dimërore në avull:

Lulelakër ose brokoli (100 gramë)

Patate (100 gramë)

Karotë (100 gramë)

Qepë (100 gramë)
Sallatë me:

Kërpudha të prera (100 gramë)

Selino (100 gramë)

Djathë i grirë (100 gramë)

Vaj ulliri (10 gramë)

Lëng limoni

Bukë (50 gramë)

1 filxhan çaj i nxehtë me bimë tretëse

Pasditja

1 filxhan çaj me 3 biskota
Darka

Zgjidh mes pjatave të mëposhtme

-Supë:

1 vezë

Djathë furre (10 gramë)

Lëng mishi

Kripë dhe majdanoz i grirë

-Krepa me kërpudha

- Kofsha pule me limon:
1 kofshë pule

- lëng limoni

- 2 lugë vaj ulliri

- kripë dhe piper i zi

- Skallop qengji me verë të bardhë:

- mish qengji (100 gramë)

- verë e bardhë

- vaj ulliri (5 gramë)

- kripë dhe piper

7DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
7 ushqimet që të mbajnë të ri

“Rinia
e përjetshme” dhe “pavdekësia”, dy prej ëndrrave të hershme të
njerëzimit, frymëzojnë shkencëtarët që gjejnë te ushqimet elementë të
bukurisë dhe jetëgjatësisë

7 ushqimet që të mbajnë të ri

1.Vaji i ullirit

Katër
dekada më parë, kërkime nga studimi i kryer në shtatë shtete, tregoi se
vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta, për sëmundjet e
zemrave dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se
vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidant të fortë që
parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

2.Vera


pish alkool, do të thotë t’u hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të
gjitha pijet alkolike sjellin probleme, përveç verës së kuqe, e cila
është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratol, një
substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të
aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

3.Boronicat


një studim të gjerë të publikuar në vitin 1999, kërkimet e bëra nga
Universiteti i Taftit, nxorën në dritë faktin se minjtë e ushqyer për
një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, për një
kohë të barabartë me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin
oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

4.Peshku

Tridhjetë
vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me
sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja
ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi
të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell
kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.
5.Kosi


vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë, mburrej me faktin se
kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon
tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit.
Kosi është pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e
ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.

6.Bajamet

Studimet
e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon
edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që
konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë
më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to.
Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.

7.Çokollata

Popullata
e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër
nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt
pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë
lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut,
ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2.
Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të
gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e
përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet
të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me
natyrën. Pjesa më e madhe e shqiptarëve, sidomos pas viteve ’90, kanë
vuajtur përherë nga mbipesha dhe obeziteti, të cilat nuk janë vetëm një
problem estetik, por edhe një faktor rreziku për shumë sëmundje.

Shqiptarët,
tashmë të ndërgjegjësuar në lidhje me problemet që shkakton mbipesha
dhe obeziteti për shëndetin, kanë ndjerë nevojën e korrigjimit të këtij
problemi, duke u konsultuar me dietologë dhe duke iu drejtuar qendrave
distike.

Dietologia Enkelejda Ferrollari, na tregon se cilat janë
ushqimet më të shëndetshme dhe se si duhen përdorur ato. Ndër këto
ushqime mund të përmendim vajin e ullirit, peshkun, kosin, çokollatat,
verën, bajamet dhe lajthitë etj. E përbashkëta e këtyre ushqimeve është
se ato përmbajnë në sasi të konsiderueshme edhe përbërës antioksidues,
të cilët pengojnë veprimtarinë e radikaleve të lira në trupin e njeriut.
Këto radikale të lira
kanë aftësinë të shkatërrojnë një sërë qelizash që duhen për funksionimin normal të organizmit.

“Të
tëra këto ushqime që përmendëm janë ushqime të domosdoshme për
organizmin e njeriut dhe që përmbajnë shumë vlera ushqyese, qoftë në
nivel makro, qoftë mikro. Por që, sigurisht, gjatë konsumit të këtyre
ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm për të mos tejkaluar sasitë e
domosdoshme”,- thekson dietologia Ferrollari.

“Vaji i ullirit
është i pasur me vitamina A dhe E, si dhe me përbërës të grupit të
fenolëve që veprojnë si antioksidues dhe ndihmojnë në eliminimin e
radikaleve të lira. Peshku dhe kosi janë një burim shumë i mirë
proteinash për organizmin. Peshku është gjithashtu edhe një burim
kryesor i acideve yndyrore esenciale omega 3, të cilat organizmi i
njeriut nuk arrin t’i sintetizojë vetë, por i merr të gatshme nga
ushqimet. Konsumi i peshkut ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit të
keq, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare.
Për sa i përket kosit, përveçse një burim shumë i mirë
proteinash dhe kalciumi, është edhe një burim shumë i mirë me përbërës
probiotikë që ndihmojnë në rregullimin e florës bakteriale në organizëm,
ç’ka sjell një funksionim të mirë të aparatit tretës. Por, mes këtyre
ushqimeve, ka edhe nga ato që duhen mbajtur nën kontroll për të mos e
parë veten me disa kilogramë më shumë. “Vera, çokollata hyjnë në grupin e
ushqimeve që duhet t’i konsumojmë në mënyrë të kontrolluar. Ato
përmbajnë disa përbërës të grupit të fenolëve që shërbejnë si
antioksidues shumë të mirë, por nga ana tjetër janë ushqime kalorike dhe
që konsumi me tepri shkakton një masë kalorie të tepruar në organizëm,
çka çon në depozitimin në masë dhjamore.

Lajthitë dhe bajamet ose
frutat e thata, gjithashtu, hyjnë në grupin e ushqimeve që duhet të
konsumohen me kujdes pa i tejkaluar sasitë, pasi megjithëse janë një
burim shumë i mirë proteinash, acidesh yndyrore të pangopura, vitaminash
(E, B6, etj.) kripërash minerale (hekur, magnez, kalcium etj.),janë
gjithashtu ushqime plot kalori, që depozitohen në masë dhjamore nëse
konsumohen me tepri. Konsumi i tyre në sasira të vogla, ka aftësi shumë
të mira antioksiduese, të rregullatorit të sasisë së glicemisë në gjak,
si dhe të nivelit të kolesterolit. Pra, të tëra këto ushqime janë të
domosdoshme për organizmin, por të konsumuara në sasi të kontrolluara”, - përfundon dietologia Ferrollari.

8DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Humor i mirë? Ha një pjatë makarona

Makaronat
janë një ’serbator’ i humorit të mirë, duke ndihmuar për depresionin,
irritimin, problemet diabetike, renale dhe kardiake. Garancia është e
dietologëve italianë.

“Makaronat përmbajnë Triptofanin, një
aminoacid që transformohet në serotoninë, që nxit hormonin e lumturisë”-
sqaron Defendente Febbrari, ekspert i sëmundjeve të metabolizmit. Sipas
tij, për këtë arsye, duke ngrënë makarona, ndjen një lloj kënaqësie.

Për
të njëjtën gjë flet edhe dietologia Maria Gabriella Carfora, e cila
sqaron se është evidentuar në mënyrë shkencore, reagimi i organizmit të
personave që kanë vuajtur nga depresioni, ndjenja e irritimit të pashkak
dhe pagjumësia, pas një diete makaronash.
“Të hash vetëm proteina krijon probleme. Të eleminosh
karbohidratet nga tavolina për të ngrënë më shumë proteina për një kohë
të gjatë mund të provokojë probleme diabeti, renale dhe kardiake”- thotë
Giorgio Calabrese, docent në Universitetin Katolik “S. Cuore” në
Piacenza.

Sipas tij, duke ngrënë një pjatë me makarona, krijohet
një raport i mirë me karbohidrate dhe insulina qëndron në normën e
duhur, duke ndihmuar të mbrohesh nga obeziteti.

9DIETAT  Empty Re: DIETAT 19/5/2013, 17:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ushqime te dobishme

Studimet
në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e
çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e
dobishme…


Ja disa shembuj:

DIETAT  Karrota

Karrota

Kjo
është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me
të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme
për shikimin.


DIETAT  Domate
Domatja

Kjo
është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e
cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet
bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.


DIETAT  Rrushi

Rrushi


Tufa
e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi
i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi
është i shëndetshëm për zemrën, e po ashtu edhe për gjakun.

DIETAT  Arra

Arra


Arra
i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij! Studimet
vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave
nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit…


DIETAT  Fasule
Fasulja

Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…

DIETAT  Selino

Selino

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njëjta përqindje gjendet në eshtra.

DIETAT  Avocado

Avocado

Avokado,
patëlxhani dhe dardha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së
gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo
javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si
dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me
rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet
plotësisht.

DIETAT  Fik

Fiku

Fiku..
Është pemë e mbushur plotë e përplotë me fara, dhe se përdorimi i tij
është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe
pakëson gjasat e sterilitetit.

DIETAT  Ulliri

Ulliri

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas…

DIETAT  Patate
Patatja

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

DIETAT  Agrume

Agrumet

Portokalli,
limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin
qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për
shëndetin e gjirit…

DIETAT  Qepe

Qepa

Qepa…
u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në
pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me
ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons