Të shkruash në Facebook ndërsa je duke i dhënë makinës është e rrezikshme. Hahaha”. Ky është mesazhi i fundit që postoi në Facebook një 18 vjeçare në SHBA pak përpara se të pësonte një aksident vdekjeprurës.
Taylor Sauer postonte çdo 90 sekonda diçka në Facebook ndërsa po udhëtonte drejt shtëpisë së saj. Teksti i fundit ishte: “Driving and facebooking is not safe. Hahaha”. Disa sekonda më vonë, u përplas me një kamion ndërsa ishte me mbi 100 kilometra në orë.
Tani prindërit e saj po shpresojnë që të përdorin historinë e vajzës së tyre për të ndryshuar ligjet në Idaho, duke e bërë dërgimin e mesazheve ndërsa je në timon, të paligjshëm.