Ndarja është përjetim i dhimbshëm për të dy partnerët, por studimet kanë treguar se meshkujt, në dallim nga femrat, pas ndarjes janë më të prirur për vetëvrasje, alkoolizim, shtim në peshë dhe për probleme mendore.
Identitetin e vet meshkujt e lidhin me partneren dhe familjen, ku përshtatja me mënyrën e re të jetës për ta është më e vështirë sesa për femrat. Ndarja te meshkujt ka efekt të njëjtë me vdekjen, apo me pushimin nga puna, thonë psikologët, prandaj procesi i rehabilitimit është më i gjatë.
Egoja është tregues i rolit tonë në shoqëri, por shpesh ajo paraqet probleme në lidhje me mërzinë dhe ndarjen. Edhe meshkujt e martuar, si edhe gratë, shpesh ekzistencën e tyre e lidhin me martesën dhe me familjen, prandaj ndarjen e përjetojnë si dështim personal.
Atyre u duket sikur e kanë humbur “unin” e tyre, të cilin deri vonë e lidhnin me familjen dhe me partneren, prandaj egoja shkakton zemërim, ankth, dëshpërim dhe depresion.
Disa meshkuj largohen nga realiteti duke punuar, disa në alkool, derisa të tjerët fillojnë që të dalin me femra. Një sjellje e tillë është e rrezikshme, meqë ka efekt të shkurtër pozitiv, kurse efekti afatgjatë është krejtësisht negativ.