Ishte nje emocion shume i madh ai qe perjetoi David Ranta kur iu dha liria, pasi qendroi per 23 vjet ne burg per nje krim qe nuk e kishte bere. Ranta u denua per vrasjen e nje hajduti gjate nje grabitjeje ne vitin 1990, vrasje per te cilen shpalli pafajesine e tij.
Pak jave me pare, deshmitari kryesor i akuzes (nje 13 vjecar i pranishem ne momentin e vrasjes) vendosi te heqe nje barre mbi supe dhe tha se identifikimi i tij per Ranten ishte udhehequr nga policia. "Me thane te tregoja ate me hunden me te madhe, isha shume i vogel per te kuptuar cfare po ndodhte".
Policet ate kohe dyshonin per Ranten (sepse ishte i papune dhe i droguar), edhe pse nuk kishin prova dhe vendosen se duhet te ishte ai fajtori, edhe si pasoje e regimit emotiv te komunitetit hebraik te Brooklyn qe kerkonte drejtesi te shpejte, pasi viktima Chaskel Werzberger, ishte shume i njohur dhe i dashur ne zone.
Por gezimi i Rantes per lirine e rifituar zgjati pak, vetem pak ore pasi u lirua nga burgu, u godit nga nje infarkt i rende. "Trauma se kishte qene viktime e nje denimi te gabuar dhe emocionet e medha qe lidhen me lirimin e tij paten nje ndikim te rende ne shendetin e tij",- tha avokati i tij. Ranta u shtrua ne spital, mjeket ne fakt shpresojne t'i shpetojne jeten, por nuk dine nese do arrijne te evitojne pasojat e perhershme ne shendetin e burrit te gjore.