Gjermani, polemika për tekstet shkollore.
Fëmijët e shkollave fillore në Gjermani që pesë vjeç u jepet libri i edukatës seksuale me këshilla grafike se si të vendosin një kondom dhe si të arrijnë orgazmën. Prindërit e zemëruar kanë nisur polemika të forta në media dhe shoqata mbi vendimin e një shkolle në Berlin për të përdorur librin e quajtur “Nga vini ju?”, i cili shpjegon me piktura fare qartë aktet seksuale. Sipas prestigjiozes “Spiegel”, shkolla në Kreuzberg, Berlin, i ka injoruar ankesat e prindërve. Vetëm kur çështja u mbulua gjerësisht nga mediat lokale, të cilat e trajtuan si skandaloze edukimin e parakohshëm të fëmijëve mbi aktet e detajuara seksuale, ankesat arritën në organin qeverisës lokal, Senati i Berlinit, i cili po e shqyrton çështjen. Prindërit nuk janë shqetësuar vetëm për imazhet, por edhe përshkrimet e hollësishme që janë përdorur në libër. Libri tashmë ndodhet ende nëpër shkolla, por nuk u është shpërndarë fëmijëve, deri në një vendim të Senatit. Ekspertë të shumtë kanë deklaruar në mediat gjermane se “Edukata seksuale duhet të shoqërojë zhvillimin e fëmijëve, jo ta përshpejtojë atë”.