Krijesa u zbulua në një varr në rajonin Lachoul të Egjiptit nga Profesor Victor Lübeck i Universitetis të Pensilvanisë …
Profesori amerikan, tha se krijesa e mistershme u zbulua në një piramidë të vogël të Faraonit, Senusret B.
“Mumia i ngjan një qenie jashtëtokësore dhe daton më shumë se dy mijë vjet më parë, ngjan më shumë me një antropoid. Ka kokë të madhe, sy të mëdhenj dhe një trup të vogël dhe të hollë”, deklaroi zëdhënësi i muzeut të Egjiptit.
Profesor Victor Lubeck, beson se relika u balsamos me kujdes dhe u vendos në piramidë, gjë kjo që vërteton se i vdekuri kishte kaluar nga të gjitha ritualet dhe proceduar përkatëse që aplikohen në raste të tilla në Egjipt. “Trupi i të vdekurit u varros me një respekt të madh dhe kujdes, si dhe shoqërohet nga një sërë sendesh të çuditshme. Ka mbishkrime funerali që tregojnë se ai ishte një këshilltar i Faraonit dhe solli Oirounet, që do të thotë “Aster” ose se erdhi nga yjet”, deklaroi profesori.
Madje, përreth tij u gjendën sende të cilat arkeologët nuk mund ti shpjegonin!/