Për shumë dhjetëvjeçar, shkencëtarët ndodheshin dilemë dhe i ishin vënë zbulimit të sekretit, se si ishin zhvilluar Vikingët? Si u shndërruan ata në detare të shkëlqyeshëm (duke arritur deri dhe në kontinentin amerikanë, shumë më parë se ai të zbulohej nga detarët Europian të mesjetës)!
E vetmja përgjigje dhe shpjegim që ekzistonte deri në atë moment, ishte ai i dhënë nga një Legjendë e Lashtë Skandinave, e cila fliste për detar shumë të zotë Sigkournt, që përdornin në udhëtimet e tyre një “Gur Magjikë” të kristaltë, “Gurin e Diellit”, i cili tregonte pozicionin e Diellit edhe në momentet kur Dielli ishte i mbuluar nga retë. Por një studim i ri, vjen të vërtetoj legjendën e hershme, pasi “Guri i Diellit”, ekziston.
Si udhëtonin Vikingët pa busull?
Njëri nga problemet më jetikë që përballeshin detarët Skandinavët, e sidomos Vikingët, ishte orientimi i tyre sipas Yjeve, në det, pasi ata në atë periudhë ishin nga detarët më të zotë dhe gjithë ‘Perandorinë’ e tyre e kishin mbështetur në det.
Të gjithë detarët në lashtësi, orientoheshin me të njëjtën metodë, pra me anë të Yjeve, por një gjë e tillë nuk ishte e mundur në Skandinavi, pasi gjatë periudhë së verës arktike, yjet nuk duken në qiell, akoma dhe Dielli, fshihej pas reve të dendura.
Shkurtin e 2010-ës, dy shkencëtar nga Universiteti i Eotvos të Budapestit dhe tjetri nga ai i Lund të Suedisë, njoftuan se guri “Magjik” , ose Guri Diellor, ekziston dhe ai është një llojë guri gëlqeror i tejdukshëm dhe mund të magnetizonte dritën e Diellit, akoma dhe në kushte shumë të vështira, edhe kur dielli ndodhej i fshehur pas reve apo kur mjegulla kishte kaptuar qiellin, kështu Guri Magjik zbulonte në çdo moment pozicionin e Diellit dhe vihej në ndihmë të detarëve, që këta të mos humbitnin orientimin.
Tani një tjetër studim ndërkombëtar, vjen të vërtetojë ekzistencën e “Gurit të Diellit”, duke pohuar se kemi të bëjmë me Kalsitin-një lloj kristali, i cili është i polarizuar dhe mund të duket i errët apo i ndritshëm, sipas orientimit të tij, në krahasim me pozicionin e Diellit.
Sipas shkencëtarëve, Kalsiti, mund të përpunohet lehtë, kështu ai nëse i nënshtrohet një përpunimi special, e të marri forma të ndryshe, e posaçërisht formën e rombit, formë, që është ajo e duhura për funksionimin e fenomenit të “Gurit të Dellit”.