Forumi Kuq E Zi
Horoskopi Kelt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi Kelt Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Horoskopi Kelt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Horoskopi Kelt Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Horoskopi Kelt Empty Horoskopi Kelt 20/4/2013, 08:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Oak Tree - Lisi ( 21 mars solstici i pranveres)
Ky
vit pritet te jete nje vit i mbare per te lindurit ne kete shenje. Do te
merrni lajme te mira persa i perket karrieres tuaj profesionale;
ndoshta nje ngritje rroge apo ngritje ne detyre. Pritet qe nga fusha e
ndienjave te perballeni me disa probleme, por nuk do te jete asgje
serioze dhe qe nuk zgjidhet. Mos u tregoni kokeforte dhe mundohuni te
jeni sa me te qete.

Hazelnut Tree - Bajamja ( 22 - 31 mars, 24 shtator - 3 tetor)
Viti
i ri do te jete jo edhe aq i lehte per ju. Tregohuni te kujdesshem ne
cdo fushe te jetes tuaj dhe nuk do te keni problem. Kujdes me fjalet qe
thoni pasi mund te shkaktojne shume rremuje. Pjesa e dyte e vitit do te
jete me e qete dhe do te mund keshtu qe ju te relaksoheni. Beni mire te
keni kujdes edhe me shpenzimet e teperta.
Rowan Tree - Vadhe ( 1 - 10 prill, 4 - 13 tetor )
Priten
disa surpriza te kendshme per ju kete vit te ri. Eshte lehtesuese qe me
ne fund do te perjetoni nje periudhe te bukur pas shume problemesh dhe
mundimesh. Perfitoni nga ky vit qe te qetesoheni dhe te mendoni per
veten tuaj, por ama nuk duhet te lini pas dore edhe punen tuaj. Miqte
jane krah jush kete vit dhe ju mbeshtesin ne cdo iniciative tuajen.
Eshte nje lehtesim shume i madh per ju te dini qe ka njerez qe ju duan
shume dhe ju mbeshtesin ne vendimet tuaja.

Maple Tree - Panje ( 11 - 20 prill, 14 - 23 tetor )
Pjesa
e pare e ketij viti te ri eshte periudha me e pershtatshme per te marre
vendimet e rendesishme. Te jeni te sigurt se vendimet qe do te merrni
ne kete fillim vit do te jene vendimet me fitimprurese qe do te mund te
merrnit ndonjehere. Por ky vit nuk sjell vetem lajme te mira per ju. Ka
mundesi qe kete vit edhe te zhgenjeheni nga nje person i juaj i afert.
Por nuk duhet te shqetesoheni pasi ky person nuk do te kete mundesine
t’ju demtoj. Vetem fakti qe ju ka zhgenjyer do ju merzise jashte mase.
Walnut Tree - Arra ( 21 - 30 prill, 30 tetor - 2 nentor )
Kete
vit priten te reja per te linurit ne kete shenje persa i perket fushes
se ndienjave. Ndosha do te kete ndonje njohje shume interesante, sidomos
ne muajt e veres. Te jete vetem nje zjarr vere? Ndoshta mund te jete
edhe nje ndienje shume me e thelle se vetem nje zjarr kashte. Priten te
reja interesante edhe ne fushen tuaj profesionale. Ndoshta nje oferte e
re per pune? Gjithsesi, duhet te tregoheni me te kujdesshem per familjen
tuaj dhe te mos i leni pasdore ne asnje moment te ketij viti pasi ata
do ta ndiejne shume.
Poplar Tree - Plepi ( 1 - 14 maj, 3 - 11 nentor, 5 - 13 gusht, 4 - shkurt )
Nje
person i juaj i afert do te kete shume nevoje per ndihmen tuaj
megjithate do te hezitoje qe ta kerkoje kete ndihme. Duhet te tregoheni
vigjilente qe te kuptoni se kush eshte ky person qe ka nevoje per ju dhe
ta ndihmoni pa jua kerkur ai kete gje. Te jeni te sigurt qe ia vlen
mundimi juaj pasi do te merrni shperblimin e duhur per vepren qe do te
beni. Mundohuni te beni sa me shume per te tjeret kete vit te ri pasi
asgje nuk do te ngele pa shperblyer.

Chestnut Tree - Geshtenje ( 15 - 24 maj, 12 - 21 nentor )
Ky
vit nuk pritet te jete vit shume i mbare, por mos u shqetesoni. Ju mund
te ndryshoni sadopak rrjedhen e ngjarjeve kete vit. Duhet te tregoheni
sa me te kujdesshem dhe tolerante. Per me teper duhet te keni kujdes mos
te tregoheni shume te ashper me nje person prane jush, pasi mund te
lendohet dhe do te jete shume e veshtire per ju te merrni faljen e tij,
dhe akoma me e veshtire do te jete per ju qe te falni veten tuaj.
Ash Tree - Frasher ( 25 maj - 3 qershor, 22 nentor - 1 dhjetor )
Mos
mendoni qe gjerat do te jene gjithe vitin aq te veshtira sa do te jene
ne fillim te tij. Vertet qe fillimi i vitit do tju duket shume i
veshtire, por do te shihni qe me kalimin e diteve gjithshka fillon e
behet gjithmone e me e thjeshte per ju. Fundi i vitit do ju gjeje shume
te limituar dhe me gjithshka ne vendin e duhur, prandaj tani mos u
merzisni dhe buzeqeshni.

Hornbeam Tree - Shkoze ( 4 - 13 qershor, 2 - 11 dhjetor )
Fillimi
i vitit do te jete shume i mire per ju, por nga mesi do ju duket sikur
eshte duke ju rene bota mbi koke. Me pas do ju duhet vertet te punoni
shume qe te riktheheni ne gjendjen normale te jetes tuaj. Gjendja juaj
ne fund te vitit varet vetem dhe vetem nga ju; nga reagimi juaj ndaj
problemeve. Mundohuni te perballoni gjithshka me ngadale, qetesi dhe
sipas rradhes, pasi eshte menyra e vetme qe mund te kaperceni te gjitha
problemet tuaja.
Fig Tree - Fiku ( 14 - 23 qershor, 12 - 21 dhjetor )
Duhet
te keni kujdes nga mbilodhja, pasi kete vit do te jeni shume te
ngarkuar nga ana profesionale. Por ne fund do te merrni shperblimin e
duhur te punes suaj te palodhur. Duhet te mos e lini veten tuaj pas dore
dhe te kujtoheni qe edhe ju jeni njeri dhe si gjithe qeniet e tjera
njerezore keni nevoje per pushim. Kujtohuni qe pushimi eshte i
domosdoshem dhe ben qe ju t’i riktheheni akoma me fuqishem asaj qe
kishit nisur.

Birch Tree - Meshteken ( 24 qershor - solstici i veres )
Do
te jete nje vit shume i mire per ju. Do te nisi mire dhe do te
perfundoje po mire. Jo se do te ndodhe ndonje gje e vecante por cdo
aspekt i jetes tuaj do te jete ne rregull dhe nuk do ju duhet te
perballeni me asnje problem ne kete vit te ri. Dhe kjo eshte nje
arritje, apo jo? Nje vit pa shqetesime ne te gjitha fushat e jetes pa
probleme. Shume do te deshironin te ishin ne vendin tuaj.
Apple Tree - Molla ( 25 qershor - 4 korrik, 23 dhjetor - 1 janar )
Kete
vit ju duhet te punoni shume per te arritur shume pak. Gjerat priten te
mos jene te lehta per ju ne kete vit te ri. Por ne vend qe te rrini te
mendoheni dhe te qaheni per kete fat tuajin, duhet te punoni dhe te mos
ankoheni. Parashikohet qe te keni probleme me shendetin tuaj persa i
perket te ushqyerit. Nuk mund te thuhet se jeni ne forme te mire fizike
dhe se keni linja te bukura. Ushqimi dhe shendeti ju kane dale jashte
kontrollit. Filloni te veproni pa u vonuar.

Fir Tree - Fier ( 5 - 14 korrik, 1 - 12 janar )
Shpenzojini
energjite tuaja per nje gje vertet te vlefshme. Ndoshta do te zbuloni
qe keni nje talent qe as ju vete nuk e dinit. Perkushtojuni vetes tuaj
sa me shume te mundeni kete vit, por mos lini menjane edhe punen tuaj.
Pritet qe jeta juaj dashurore te jete mjaft e mire kete vit, sidomos ne
muajt e fundit te vitit. Ndoshta jeni ju qe keni nje sharm te
parezistueshem.

Elm Tree - Elm ( 15 - 25 korrik, 13 - 24 janar )
Kete
vit do te merrni vendime shume te rendesishme per jeten tuaj pivate.
Ndoshta do te kuptoni qe personi qe keni ne krah nuk vlen aq sa ju
mendonit ose qe nuk e dashuroni vertet aq sa mendonit ju se e donit. Por
mos u merzisni, pasi cdo ndryshim qe do te vendosni te beni do te jete
vetem ne te miren tuaj. Ndoshta nje dashuri e re me e mire po pret qe
t’i hapni deren. Duhet te kuptoni qe nuk ia vlen te kapeni pas nje
fije peri dhe qe ndonjehere eshte shume me mire ta kepusni fare ate
perin qe ju mban te lidhur me dike.

Cypress Tree - Selvia ( 26 korrik - 4 gusht, 25 janar - 3 shkurt )
Vera
e ketij viti pritet te jete e paharrueshme per ju. Ndoshta do te takoni
nje person qe do te behet nje pjese e pandashme e jetes tuaj ose
thjesht ndoshta do te jetoni nje experience te paharrueshme. Sido qe te
jete, rendesi ka qe do te kaloni nje periudhe me te vertet te vecante.
Duhet te tregoni pak kujdes pasi jo te gjithe ju duan te miren, dhe per
kete arsye nuk duhet te flisni me kedo e per gjithshka. Duhet te
tregoheni pak me te rezervuar.
Cedar Tree - Keder ( 14 - 23 gusht, 9 -18 shkurt )
Viti
i ri pritet te vije me ndienja te reja per ju. Por eshte e cuditshme
pasi jeni shume konfuz per keto ndienja dhe nuk e dini as vete arsyen
pse. Nese ju ben te ndiheni me mire te dini qe keni vepruar mire dhe ne
keto ndienja nuk ka asgje te gabuar, atehere te jeni te sigurt qe keto
ndienja jane shume te pastra dhe nuk mund te jene asnjehere te gabuara.
Pra mos prisni me dhe jetojini keto ndienja me bukurine e tyre.

Pine Tree - Pisha ( 24 gusht - 2 shtator, 19 - 28 shkurt )
Pritet
qe te perjetoni nje vit te mrekullueshem. Gjithshka do te shkoje shume
mire dhe ju jeni ne forme te perkryer. Si ne fushen profesionale ashtu
edhe ne ate te ndienjave pritet qe pergjithesisht te kaloni vetem
momente te bukura. Pritet qe periudha me e bukur e vitit per ju
megjithate te jete vera. Por, fakti qe do te keni nje vit te perkryer
nuk do te thote qe ju te mos tregoheni aspak te kujdesshem.
Weeping Willow Tree - Shelgu Lotues ( 3 - 12 shtator, 1 - 10 mars )
Priten
te reja ne fushen tuaj profsionale kete vit. Ndoshta do te nisni nje
pune te re apo te ardhurat tuaja do te shtohen. Sidoqofte, jane te reja
te bukura. Ne sektorin e dashurise, ju do te kuptoni qe personi qe keni
perkrah eshte i vetmi person qe ju do te deshironit te ndodhej ne ate
vend dhe do te filloni t’i tregoni edhe atij rendesine qe ka per ju
dhe dashurine tuaj per te. Me ne fund po, jeni te ndergjegjshem se sa i
rendesishem eshte ai person per ju dhe sa nuk doni qe te largohet.

Lime Tree - Bli ( 13 - 22 shtator, 11 - 20 mars )
Kete
vit do te perjetoni emocione te ndryshme, por do te mbizoterojne
emocionet e bukura. Priten surpriza te kendeshme per ju qe do ju vijne
nga njerezit e afert. Me ne fund do te kuptoni se sa ju duan familjaret
tuaj; jo se me pare nuk e dinit, por tani do te filloni te
ndergjegjesoheni me shume per kete. Do te kete hyrje parash. E vetmja
gje qe mund t’ju shqetesoje kete vit eshte nje problem familjar, por
edhe ky eshte pa zarar.Olive Tree - Ulliri ( 23 shtator - ekuinoksi i vjeshtes )
Ju
mund te perjetoni nje periudhe ankthi gjate fillimit te ketij viti.
Ndodh ndoshta ngaqe eshte fillimi i vitit dhe nuk e dine se cfare ju
pret apo thjesht kur mendoni gjithe punen dhe gjithe vitin te tejmbushur
qe po ju pret. Duhet vetem te qetesoheni dhe te bindni veten qe
gjithshka do te shkoje mire dhe keshtu gjerat mund te shkojne me mire
vertet. Mundohuni te kapni ritmin tuaj te zakonshem dhe se do te keni
probleme.

Beech Tree - Ahu ( 22 dhjetor - solstici i dimrit )
Ju
duket sikur gjithshka ju shkon keq dhe nuk ju do njeri por kjo eshte
vetem nje pershtypje e juaja. Flisni me dike te afert per kete problem
qe po perjetoni dhe te jeni te sigurt qe jo do ju ndihmoje shume ta
kaperceni. Eshte vetem nje moment i keq qe do ju rikthehet here pas here
gjate gjithe vitit. Por mos u shqetesoni; thojini vetes qe gjithcka
eshte ne mendjen tuaj dhe vazhdoni perpara.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons