Forumi Kuq E Zi
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Dashi

Ju qe keni lindur ne shenjen e Dashit, e keni zakon te futeni me koke ne cfaredolloj sipermarrje.

Ju
jeni me vullnet e luftarake dhe keto cilesi do t'ju sherbejne per te
humbur disa centimetra ne bel ose vithe. Mos u trembni nese gjilpera e
peshores suaj nuk perparon ashtu sic shpresonit.Momente te shkurtra te
dekurajimit nuk do te zgjasin shume, sepse ju keni aftesine per te mos u
dorezuar lehte. Si shenje zjarri qe jeni, eshte pikerisht djegia e
kalorive, pra, fizkultura, rruga me e mire per tu dobesuar. Ju beni
pjese tek grate me fat sepse regjimi juaj ushqimor per te rene ne peshe,
nuk eshte shume shterngues. Nese ju pelqejne brumerat (makaronat,
patatet), mos u privoni prej tyre me pretekstin se duhet te bini ne
peshe.
Duhet vetem te tregoni kujdes per sasite dhe evitoni te hani ne te
njejtin vakt brumera dhe yndyrna bimore apo shtazore. Nje pjate
makaronash pak gjalpe ose vaj ulliri, e shoqeruar me peshk, eshte vakti
ideal per te rene ne menyre te ngadalshme, por te vazhdueshme ne peshe.
Nese ju pelqen te hani mish te kuq, dijeni se, qe mos te ngarkoheni
shume me kalori, duhet ta shoqeroni me perime apo sallate. Ne fund,
preferoni frutat sesa embelsirat. Nese beni pjese ne kategorine e
llupsave dhe e keni te veshtire t'i rezistoni tundimit kur kaloni
perpara dyqanit te embelsirave, atehere eshte e domosdoshme te hani
lehte ne ushqim. Mos harroni se naten, trupi juaj i eleminon ushqimet me
ngadale, dhe per kete arsye, eshte mire te mos e ngarkoni shume me
ushqime. Nese jeni llupse, per te eliminuar ndjesine e urise, pini shume
uje gjate dites.
Sportet qe mund te praktikoni

E lindur ne nje shenje zjarri,
vetem duke perdorur nje strategji te lidhur me kete element, ju mund te
arrini rezultatet qe deshironi. Nese ju pelqejne aktivitetet sportive,
pikerisht nepermjet atyre do te bini ne peshe. Zgjidhni per shembull
vrapin, aerobine, pra aktivitete qe ju lejojne te digjni kalori ne
maksimum. Jane sporte te forta, prandaj duhet te siguroheni qe trupi
juaj mund ta duroje kete stervitje intensive. Mos hezitoni te
keshilloheni me mjekun nese keni ndonje dyshim. Nese shendeti juaj nuk
jua lejon te merreni me keto lloj aktivitetesh, merruni me fizikulture
te bute, me bicikleten e palevizshme ne shtepi. Bejeni edhe ngadale nese
nuk mundeni shpejt, por per nje kohe me te gjate; gjysem deri ne cerek
ore cdo seance do te ishte ideale. Fizkultura nuk ju terheq? Atehere pse
mos te beni shetitje 3-4 here ne jave nga nje ose dy ore me ecje
normale? Ne fillim do t'ju duket e veshtire, por pastaj do t'ia merrni
doren dhe do te filloje t'ju pelqeje. Kjo do t'ju sherbej jo vetem si
stervitje, por do te keni kohe edhe per te medituar.

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Demi


Ju
pelqen te ftoni miq ne shtepi per t'u pergatitur gjelle te shijshme, por
edhe te kenaqeni e vetme me nje ushqim qe ju kenaq shijen.

Keni vendosur te humbisni disa kilograme per t'u dukur joshese me rroba banjoje?

Duhet
te beni shume perpjeke, sepse nuk keni fatin t'i eleminoni shpejt
kalorite dhe per kete arsye, duhet te ndiqni nje dite mjaft te te
rrepte. Por, para se te nisni kete aventure, siguroheni qe jeni e
motivuar sepse duhet te mos prisni rezultate spektakolare, brenda pak
kohesh. Shenja e Demit ben pjese ne elementin Toke, qe eshte sinonim i
kristalizimit. Trupi juaj ka tendence te grumbulloje, pra, te shendoshet
me cdo lloj ushqimi. Eshte e nevojshme te eliminoni nga dieta brumerat
(buken, makaronat, patatet...), me perjashtim te mengjesit. Fillojeni dieten me nje mengjes te bollshem: kafe, caj me pak
sheqer, leng frutash, buke me recel me pak sheqer, fruta. nje mengjes i
mire do t'ju mundesoje ta filloni me mire diten. Gjerat do te fillojne
te behen me serioze gjate drekes , sepse nuk duhet ne asnje menyre te
kaperceni ndonje vakt. Do te ishte nje gabim i madh, sepse rrezikoni qe
ne tryeze te hani me shume se c'duhet. Mund te hani mish te kuq 3-4 here
ne jave, por jo me shume. Idealja do te ishte te bazohet tek peshku.
Sportet qe mund te praktikoni

Demi karakterizohet nga
kembengulja, disa here, edhe kokefortesia. Kur keni nje objektiv per te
arritur dhe ndjeheni mjaft e motivuar, asgje nuk mund t'ju ktheje nga
rruga. Ju keni reputacionin e te qenit e ngadalshme, por kembengulese.
Ju mund te zgjidhni nje aktivitet fizik ne pershtatje me natyren tuaj.
Eliminoni sportet e forta dhe preferoni ato qe zgjasin, si vrapi i
lehte, bicikleta.

Nese keni mundesi beni shetitje te gjata ne
ndonje park apo pyll, pasi sportet ne nje salle, pas nje fare kohe do
t'ju beheshin te merzitshme. Nje keshille per te pasur rezultate: Me
mire beni fizkulture nga pak, por vazhdimisht se sa disa seanca te
forta, por te rralla. Ata qe nuk u pelqen te bejne fizkulture, eshte
mire te bashkojne te nevojshmen me te kendshmen. Per shembull, bindni
nje shoqe te vij me ju ne palester. Keshtu do te motivoni njera-tjetren.
Zgjidhni nje aktivitet qe ju pelqen. Ju pelqen mali? Beni shetitje ne
te. Jodi ju furnizon me energji? Me mire beni nje not ne det, sesa ne pishine. Jetoni ne qytet?
Mund te ndiqni nje kurs vallezimi, nese ju pelqen. Per te pasur
rezultate efikase, duhet te shtoni pak nga pak kohezgjatjen e seancave.
Para se te ktheheni ne shtepi, bejani qejfin vetes, uluni ne nje bar dhe
porosisni nje leng frutash te fresket pas sforcimit.
___



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Binjaket

Eshte
e dukshme se nje regjim ushqimor te cilit i mungon origjinaliteti,
rrezikon t'ju merzise shpejt. Nese doni te bini ne peshe, eshte
thelebesore te vini ne pune imagjinaten tuaj qe te kete shume variatet
ne menute tuaja.
Kjo do t'ju detyroje qe te vendosni me pare menune per cdo dite te
javes. Cdo te diel de4dikojini nje ore pergatitjes se menuse se javes.
Mund te alternoni, per shembull, ne cdo vakt, mish e peshk dhe te beni
te njejten gje per perimet shoqeruese. Ju mungon imagjinata sepse doni
qe mos te hiqni dore nga imagjinata e tavolines, por edhe te bini ne
peshe.

Harrojini ato qe ju kane thene. Per t'u dobesuar, nuk
eshte e detyrueshme te hash vetem perime te ziera, peshk dhe mish pa
dhjame. Shkoni ne treg dhe do te zbuloni produkte te tjera si brokoli,
asparaget dhe angjinaret, por sidomos eshte e rendesishme menyra e
gatimit. Ju mund te hani dhe bishtajoret, pau shtuar shume yndyre.

Mishi
i kuq nuk eshte i ndaluar, nese eliminoni salcen. Ju pelqejne
embelsirat? Mos u privoni prej tyre, aq me teper kur i gatuani vete. Do
te gjeni ne supermarket produkte dietike (djathe dhe kremera pa shume
yndyre, sheqer artificial, etj). Tani e keni radhen ju, per te gjetur
menute qe bejne per ju.
Sportet qe mund te praktikoni

Edhe ne kete drejtim, duhet te
synoni diversitetin. Nese doni te kembengulni ne rrugen tuaj per te rene
ne peshe, duhet te gjeni sporte qe jane ne perputhje me natyren tuaj te
thelle. Palestrat qe tashme jane perhapur kudo jua mundesojne kete. Ne
fakt, atje mund t'ju propozojne shume aktivitete qe do t'i pershtatni ne
funksion te deshirave te momentit. Ju mund te merreni me gjimnastike
tradicionale, strecing, aerobi, step, forcim muskujsh...Keshtu nuk do te
merziteni dhe do te keni mundesi te njiheni me persona interesante.
Bashkojeni te nevojshmen me te kendshmen kur kjo eshte e mundur.

Provoni
edhe bicikleten sepse eshte e shkelqyer per te rene ne peshe, por
mundohuni te gjeni ndonje shok ose shoqe qe te mos e beni rrugne vetem.
Nese nuk ju pelqen sporti, duhet ta motivoni veten per ta filluar,
sepse ai eshte i domosdoshem edhe per te mbajtur trupin ne forme edhe
per te evituar semundjet. Nese do te mbani vetem diete, pa bere sport,
do t'ju leshohet lekura e muskujt dhe nuk do ta pelqeni shume veten ne
pasqyre. Nese keni shoqe te ngushta, flisni me to qe t'ju mbeshtesin dhe
mbase te marrin pjese me ju per kete objektiv qe keni marre persiper. Brenda 3 muajve, mund te kaloni
nga vrapi tek noti, pastaj palestra, pastaj ne ndonje sport tjeter, por
sido qe te jete, kilogramet e tuaj te tepert do te shkrijne si bora ne
diell.
___


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Gaforrja



Megjithate,pas
kesaj pamjeje te jatshtme te bute, fshihet nje vullnet i hekurt. Ashtu
sic uji i lumit, me kalimin e kohes, ju jeni i afte te gerryeni edhe
shkembin me te forte.
Pra ju keni te gjitha cilesite dhe predispozitat per te filluar nje
diete. Gaforrja eshte nje shenje uji, mbani pra gjithmone prane nje
shishe uji mineral. Ai do t'ju lehtesoje kalimin e ushqimeve ne zorre dh
do t'ju ndihmoje te eleminoni gjithe helmet. Edhe sikur ta keni kohen e
zene, ju duhet t' kushtoni kohe pergatitjes se vakteve. Nese doni te
humbisni vetem pak kilograme, duhet te ndryshoni pak zakonet tuaja. Per
njefare kohe, hiqni dore nga vaktet tradicionale: biftek dhe patate te
skuqura, pule e pjekur dh iplaf me gjalpe, makarona me kime, etj.

Blini
nje liber me receta dietike qe do t'ju jape idete e duhura, sepse ne
fillim do t'ju mungoje imagjinata. Diete nuk do te thote vetem perime
dhe peshk i zier. Do te kuptoni se mund te reduktoni ne menyre te
dukshme kalorite qe kishit zakon te merrnit, pa u privuar shume.

Preferoni
frutat dhe perimet bio, nese keni mundesi. Kjo do t'ju ndihmoje te
pakesoni sasite, duke evituar mungesen e vitaminave. Do te ndjeheni
shume mire nese i ofroni trupit tuaj gjithcka per te cilen ka nevoje per
te funksionuar mire.Per shembull, mund te kufizoheni duke konsumuar 100 grame mish ne vakte
dhe te hani ne fund nje nenprodukt qumeshti (djathe, kos) dhe nje frut.
Mos harroni qe edhe mengjesi eshte nje vakt shume i rendesishem i dites.
Dritherat, frutat, kosi, djathi i bardhe, caji e kafja do t'ju
ndihmojne te mos keni uri para dreke. Nese doni te dobesoheni duhet te
hiqni dore nga ngreniet ore e pa ore te ushqimeve qe ju pelqejne, por qe
ju shendoshin (cokollata, embelsira, etj)



Sportet qe mund e praktikoni

Ju,
ne thelb, nuk jeni shume sportive. Nese e detyroni veten te merreni me
nje aktivitet fizik per te rene ne peshe, kjo rrezikon te kthehet shpejt
ne nje detyrim te rende per ju. Per kete arsye, duhet ta filloni
ngadale. Kur te jeni ne zyre, ose ulur ne kolltukun e shtepise apo edhe
ne shtrat, bejeni zakon te kontraktoni per 5 minuta muskujt e barkut.
Mbajeni kete pozicion per disa sekonda dhe pastaj,leshojeni. Keshtu do te mesoni trupin pak nga pak me sforcimet
fizike. Me pas mund te beni te njejten gje me kofshem dhe me te pasmet.
Sigursht, ne fillim nuk do te vini re asnje rezultat spektakolar, por do
te jete nje fillim i mire per te filluar me me intensitet.

Gaforret
jane te lidhura edhe me shtepine. Nese do te mund te beni fizkulture ne
shtepi, do te ishte ideale. Mbase mund te blini nje biciklete ose
ndonje vegel tjeter. Edhe nese nuk do t'i perdorni deri ne fund te jetes
suaj, mund t'i perdore nje anetare tjeter i familjes. Atyre qe duan te
sterviten ne menyre intensive, u keshillojme te bejne ndonje kurs, per
shembull, noti apo tenisi. Ia vlen pra te beni perpjekje, pasi
rezultatet do t'ju kenaqin.
___
si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Luani

Ata jane
luftarake e me vullnet dhe dine ta drejtojne jeten e tyre me mjeshteri
ne rrugen qe duan. Sfida u jep atyre dinamizem sepse u mundeson testimin
e limiteve te tyre.

Edhe ndjekja e nje diete per te humbur
kilogramet e tepert eshte nje objektiv si gjithe te tjeret. Ju tregoheni
shume energjik per te arritur rezultate te kenaqshme dhe brenda nje
kohe te shkurter. Megjithate beni kujdes, mungesa e durimit mund t'ju
coje ne rruge te gabuar. Ju keni nje tendece te gabuar per te synuar
shume lart, per shembull nuk ju duket e pamundur per te rene 8 kilograme
ne nje muaj. Mund te filloni pra nje diete shume te rrepte, qe
sigurisht do t'ju jape kenaqesi, por nga ana tjeter, rrezikoni t'i
rifitoni shpejt kilogramet e humbur dhe gjithashtu, te ndjeheni e dobet
dhe e pafuqishme.
Per kete arsye, duhet te mundoheni t'i humbisni kilogramet dalengadale,
por me hap te sigurte. Karburanti juaj eshte ushqimi dhe duhet te
perdorni ushqimet energjike per t'u ndjere ne forme te mire fizike.
Bejeni zakon te pini mengjes per mengjes nje gote me leng portokallesh
te saposhtrydhura, konsumoni drithera qe do ta bejne trupin tuaj te
funksionoje mire deri ne oren e drekes. Edhe dreken mos e kaloni me nje
frut apo kos sepse pastaj do te hani shume ushqim. Vakte te rregullta
dhe te ekulibruara, kjo eshte rruga qe duhet te ndiqni per te rene ne
peshe. Mund te humbisni pa problem 2-3 kilograme nese evitoni ushqimet
me yndyre dhe sheqer. Do te vazhdoni te bini rregullisht nese do te
mesoheni te konsumoni perime jeshile, peshkun dhe mishin pa dhjame
Sportet qe duhet te praktikoni

Vajzave te lindura ne shenjen e
Luanit nuk u pelqen te kalojne pa u vene re. Juve ju pelqen te jeni e
para ne skene dhe nje aktivitet sportiv, jua mundeson dicka te Ju beni
pjese ne shenjat e Zjarrit, i cili ju sjell energjine dhe tonicitetin.
Mjafton te vini ne pune kete element, duke u munduar edhe nga partneri i
tij, uji, per te arritur rezultatet e deshiruara. tille. Per te djegur
kalorite e teperta, mund te regjistroheni ne nje palester. Pervec
aktiviteteve te shumta qe ju propozohen atje, do te kenaqeni edhe duke
bere pazar per te blere veshje sportive te bukura.

Beni
rregullisht seanca saune, pasi nxehtesia, e kombinuar me lageshtine, do
te ndikojne tek pjeset e trupit qe kane me shume nevoje per djegien e
dhjamerave. Por kujdes nuk mjafton vetem te shkoni ne sauna, duhet ta
kombinoni saunen me dieten dhe aktivitetin sportiv.Nese nuk ju pelqen sporti, per fat te keq, jeni e detyruar t'i futeni,
nese doni te beni progrese. Duhet te ekzistoje nje aktivitet qe ju sjell
kenaqesine dhe ndjesine e mireqenies. Luani eshte shenja e peste e
zodiakut, pra ne analogji me Shtepine e V, sektori i krijmtarise. Ju nuk
jeni e detyruar te zhvilloni nje aktivitet sportiv te zakonshem.
Kercimi (modern, i salles, etj) do t'ju lejoje te shpreheni dhe te
shfrytezoni krijtarine tuaj, duke tonifikuar muskujt dhe lekuren. Meqe
te lindurve ne kete shenje u pelqejne te ndricojne dhe te rrezellisin si
Dielli, ylli qe drejton kete shenje, do te ishte mire te zgjidhnit nje
aktivitet jo te zakonshem. Do te terhiqnit kureshtjen e njerezve nese do
te zgjidhnit skine ujore, kung-fune, jogen dhe aktivitete te tjera.
Zgjidhni ate qe ju pelqen dhe nuk do te hiqni me dore prej saj.
___


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Virgjeresha

Ne
fakt ju nuk i lini gje rastesise dhe cdo detaj i vogel per ju eshte i
rendesishem. Megjithate, te bini ne peshe nuk do te thote te ndiqni nje
diete te rrepte.
Ngulitni ne koke mendimin se mund t'i arrini objektivat tuaja pa kaluar
ore te tera ne kuzhine duke peshuarperberesit qe do te gatuani. Aplikoni
rregulla te thjeshta baze, qe do t'ju japin efekte po aq te mira sa
edhe nje regjim drakonian. Virgjeresha ben pjese ne elementin Toke. Ky
element perben energjine per te cilen ka nevoje trupi juaj qe te
funksionoje mire. Nese keni ndonje bace te vogel me perime dhe fruta,
keto produkte do t'ju japin energjine e duhur per t'u ndjere mire. Nese
banoni ne qytet, perpiquni te gjeni produkte bio, me te mirat per
shendetin.

Shenjat e Tokes, per fat te keq, i humbasin kalorite
shume ngadale se te tjerat. Eshte pra thelbesore te hani nje ushqim
shume te lehte, por nderkohe, duhet te hani nje mengjes dhe dreke te
mire, per te furnizuar trupin me energjine per te cilen ka nevoje.
Ngrihuni me heret ne mengjes dhe konsumoni nje mengjes te varfer ne
kalori, por te pasur ne perberes si qumeshti dhe nenproduktet e tij pa
yndyre, dritherat, fruta dhe shume uje. Nese nuk e hani dreken ne
shtepi, mundohuni te merrni dicak me vete dhe mos te konsumoni ushqime
ne fast foode, te cilat ju shendoshin.



Sportet qe duhet te praktikoni

Eshte
thelbesore te eleminoni kaorite duke praktikuar nje sport. Nje dite e
ngarkuar me pune nuk eshte e mjaftueshme, edhe sikur te keni ndjesine
sikur po vraponi andej-kendej. E keni zakone te beni fizkulture? Mos i
ndryshoni zakonet tuaja, sespe edhe sikur pak aktivitet fizik te beni,
ai eshte efikas. Nese beni nje pune sedentare dhe doni te bini ne peshe,
duhet te filloni patjeter fizkulturen. Mundohuni te gjeni kohe edhe per
veten, edhe sikur te keni femije te vegjel dhe partneri mos tju
ndihmoje shume ne shtepi.Nese keni mundesi te planifikoni oret tuaja te punes, beni nje pauze nje
ore e gjysem, deri ne dy ore ne dreke e pastaj hani dreke. Vetem
kujdes, nuk keshillohet te hash shume pasi ke bere sport. Keshtu do te
kuptoni arsyet pse nuk duhet te neglizhoni mengjesin. Nese ju pelqejne
sportet ne ajer te paster, ka shume mundesi zgjedhjeje: vrap ne natyre,
biciklete, tenis, ecje sportive...

Mbase ne fillim duhet ta
merrni shtruar dhe jo te jeni shume strikte, sic e keni zakon.
Gjithashtu, ne fillim do t'ju dhemin muskujt. Pas 2 muajsh aktivitet, do
te rigjeni ritmin qe ju duhet. Dieta e duhur dhe sporti jane receta qe
ju nevojiten per te hequr qafe kilogramet e tepert dhe per te tonifikuar
muskujt.
___



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Peshorja

Ju
kujdeseni per pamjen tuaj te jashtme, edhe sigurisht te mjedist ne te
cilin jetoni. Disa kilograme me pak do te ishin te mirepritura per ta
bere me elegante silueten tuaj.
Problemi eshte se duhet te beni perpjekje te medha, sepse kembengulja
dhe vazhdimesia nuk bejne pjese ne cilesite tuaja kryesore. Ju beni
pjese ne kategorine e njerezve qe ndjekin dietat yo-yo.

Beni
disa kilograme, pastaj reshtni perpjeket, i rifitoni prape, pastaj i
humbisni perseri...Duhet te hiqni dore nga ky zakon, sepse do te demtoni
lekuren tuaj, e cila do te plaket shume shpejt. Ju keni nevoje per nje
diete te lehte, me te cilin te bini ngadale dhe efektet e se ciles
zgjasin. Keshtu do te mund te bini ne peshe pa u privuar nga gjerat e
mira qe vleresoni. Per shembull, nese hani peshk me perime ne zgare,
mund t'i lejoni vetes ndonje embelsire te vogel, nese ju pelqejne.Mund te hani edhe mish me salce, por ne kete rast, duhet te hiqni dore
nga embelsirat e preferuara. Ju e keni kuptuar se si mund te bini ne
peshe: Nuk perzihen ne te njejitn vakt dy ushqime te pasura me kalori.
Sigurisht, idealja do te ishte te pakesonit ne menyre domethenese
konsumimin e embelsirave. Gjithashtu, mos harroni te konsumoni shume
uje. Dy gota te medha uji per cdo vakt, do t'jua presin disi urine.



Sportet qe duhet te praktikoni

Ju
jeni shume e ndjeshme ndaj artit dhe bukurise, prandaj duhet te merreni
me nje sport, te cilit nuk i mungon hijeshia. Sigurisht, per te hequr
dore nga kilogramet e tepert, eshte e nevojshme te merreni me nje
aktivitet fizik. Nese nuk keni mundesi, regjitrohuni ne nje palesterose
merruni me aerobi. Kurset e propozuara jane te shoqeruara me muzike, gje
qe do t'i pelqeje shume natyres suaj venusiane. Perfitoni per te blere
edhe veshje sportive, si per shembull, badi te lezetshme.
Vrapi ne tapetet rrotulluese, gjithashtu eshte shume fitimprures per ju.
Kujdes, nuk behet fjale te vraponi me shpejtesi, por te gjeni ritmin qe
ben per ju dhe te vazhdoni per gjysem ore. Sigurisht, para se te
filloni kete lloj aktiviteti, duhet te beni nje kontroll tek mjeku, nese
ne te shkuaren nuk jeni marre me aktivitete fizike. Edhe tenisi do te
ishte i mire per ju. Edhe ne kete rast nuk behet fjala per te fituar,
por per t'i bere muskujt te punojne.

Nese nuk ju pelqen fare
sporti, blini nje biciklete shtepie dhe perdoreni cdo dite, te pakten
gjysem ore. Mund te ndryshoni kohen ose intensitetin e ushtrimit, nese
doni. Peshorja eshte shenja e shtate e zodiakut, ne analogji me shtepine
e shtate, ate te komunikimit, ndarjes, perpjekjes dhe kontakteve.

Ju
jeni e shoqerueshme, e shkathet dhe krijoni lehte kontakte me te
tjeret. Me siguri, keni nje rreth miqesor te rendesishem dhe midis tyre
do te keni ndonje qe do t'ju shoqeroje ne palester ose qe do t'ju
shoqeroje ne rrugen tuaj per te rene ne peshe. Edhe juve nuk ju mungon
fuqia bindese per kete.
Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Akrepi


Ju keni aftesine per te pranuar lehte ndergjegjesimin dhe ndryshimet.

Keto
cilesi do t'ju ndihmojne per te hequr qafe kilogramet e tepert, sepse
do t'ju japin mjete per te arritur objektivat tuaja. Nuk do te
shqetesoheni shume per ndyshimin e menyres se jetese, nese rezultatet do
te jene te kenaqshme.

Shenja juaj e zodiakut ben pjese tek
elementi Uje, qe eshte fusha e intuites. Eshte e kote te ndiqni fjale
per fjale keshillat qe gjenden neper revista te ndryshme dhe internet.
Njafton te ndiqni intuiten tuaj, per te krijuar dieten e perkryer, te
pershtatur me natyren tuaj. Sigurisht, jane disa rregulla baze per tu
respektuar, por per pjesen tjeter keni fushe te lire.

Nese doni
te ndjeheni ne forme, si me planin fizik, ashtu edhe ate moral, duhet
t'i ofroni trupit tuaj karburantin per te cilin ka nevoje. Hani vakte te
bollshme, por
te ekuilibruara, te lehtesuara ne yndyre e sheqerna dhe do te humbisni
ngadale kilet e teperta. Evitoni te rrini me barkun bosh, nese nuk doni
te ndjeheni e keputur dhe pa fuqi. Bini ne peshe me nje ritem te
arsyeshem dhe kjo eksperience nuk do te jete per ju nje kujtim i keq.



Sportet qe duhet te praktikoni

Durimi
dhe forca juaj nuk kane kufij.. Ne fakt, ju jeni e afte te beni
perpjekje te vazhdueshme dhe te panderpera. Te ju ekziston nje
vendosmeri e pamase qe ju ndihmon te kaperceni cdo pengese. .
Megjithate, deri tani mbase nuk e keni marre ne konsiderate sportin;
duhet t'i futeni nese doni te shihni rezultatet qe deshironi. Ju keni
tendence te caktoni objektiva te larta. Me siguri, do t'i beni te tjeret
per te qeshur, nese do t'u thoni se keni ndermend te merrni pjese ne
ndonje maratone, nderkohe qe rralle ne jeten tuaj keni veshur atlete. Me
e lezetshmja
eshte se ju jeni krejtesisht e afte t'ia dilni mbane kesaj. Sigurisht ,
do t'ju duhet kohe e mund, por do te ndiheni krenare kur t'ia dilni
mbane. Nuk ju pelqejne gjerat shume te thjeshta, sepse tek ju ekziston
deshira per te testuar dhe sfiduar veten. Akrepi ka nevoje per emocione
te forta.

Nese doni te sfidoni veten dhe te bini ne peshe,
mundesite jane te shumta. Mund te regjistroheni ne pishine dhe te beni
shume not ose te blini nje biciklete dhe te beni rruge te gjata me te.
Nje ngjitje ne mal do t'ju shkrinte dhjamerat si bora ne diell. Por,
kujdes, duke dashur t'i futeni me koke sportit harroni te beni nje
vizite te domosdoshme te mjeku. Vetem ai eshte i afte te gjykoje nese
mund te beni sport intensiv, ndersa ato qe nuk kane shpirtin e
aventures, mund te bejne nje sport me te bute. Meqe jeni shenje uji mund
te beni gjimnastike ne uje.
___



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Shigjetari

Ju nuk mendoni per asnje moment se mund te deshtoni. Keni vendosur te humbisni disa kilograme?

Megjithate
kjo duket e veshtire, ju jeni optimiste dhe me besim ne vetvete. Si i
lindur ne shenje zjarri, nuk i lini kurre gjerat pergjysem. Do te beni
te pamunderen per t'i shkuar dietes deri ne fund, per te humbur sasine e
kilogrameve qe e gjykoni te nevojshme. Ne pergjithesi nuk jeni shume i
durueshem, keshtu qe i caktoni vetes nje afat.

Megjithate,
kujdes, mos harroni te ndiqni rregullat me elementare. Ne fillim do te
keni mundesine te humbisni kilogramet e pare shume shpejt. Keshtu, do te
keni tendencen per te reduktuar edhe me shume sasine e ushqimeve qe
hani, sepse stomaku juaj do te mesohet me pakushqim. Por, nje sasi shume
e ulet kalorish ne dite mund t'ju shkaktoje probleme serioze shendeti
(lodhje e vazhdueshme, ulje tensioni, irritim ose nervozitet).

Eshte
gjithashtu gabim te ndiqni nje diete te rrepte ose te hiqni nga mendja
dritherat, sepse qe te funksionoje sic duhet, trupi juaj ka nevoje per
to. Sigurisht, mund t'i reduktoni shume, por nuk duhet t;i hiqni
krejtesisht. Gjithashtu nuk duhet te hiqni krjet mishin nga menyja,
perndryshe duhet ta zvendesoni me peshkun ne cdo vakt. Mund t'ia lejoni
vetes te konsumoni salmonin. Nje peshk me ynyre nuk eshte kurre aq
kalorik sa mishi i bardhe. Persa u perket perimeve, vini ne pune
imagjinaten qe ushqimet tuaja te jene origjinale.




Sportet qe duhet te praktikoni

Te
lindurit e shenjes se Shigjetarit njihen per shpirtin e tyre sportiv.
Nese beni pjese ne grupin e tyre qe jane marre gjithmone me aktivitete
sportive, mos i ndryshoni zakonet tuaja, sepse te gjitha llojet e
sporteve ju sherbejne per te pasur muskuj me tonik dhe per te djegur
kalorite.

Megjithate, pa dyshim qe ka mes jush edhe nga ata qe
bejne jete sedentare. Nese doni te perfoconi efektet pozitive te dietes
suaj, eshte e nevojshme te beni pak perpjekje per te vene trupin ne
pune. Mos i caktoni objektivat tuaja shume te larta, duke u marre me nje
sport qe i tejkalon mundesite tuaja reale. Nga njera ane, kjo mund te
jet e rrezikshme per shendetin tuaj dhe nga ana tjeter, rrezikoni t'i
braktisni perfundimisht atletet tuaja ne fund te dollapit. Me mire
filloni me gjera te lehta, per te testuar aftesite tuaja fizike. Ne
revista dhe internet mund te gjeni programe dhe ushtrime fizkulture qe
mund t'i beni ne kushtet e shtepise. Avantazhi i kesaj eshte se mund t'i
beni ushtrimet kur te doni dhe ne fuksion te kohes qe keni.

Sigurisht
qe duhet te jeni e motivuar per te filluar e vetme nje aktivitet fizik.
Disa prej jush mund ta lene pas dore sportin pas nje fare kohe, pasi
nuk vene ne rezultate spektakolare dhe te shpejta per forcimin e
muskujve dhe mund te vini re me shume rezultate duke mbajtur diete, por
vetem dieta nuk dot'ju mjaftoje per te patur trupin qe enderroni, pasi
kjo gje mund te favorizoje celulitin. Kremerat dhe masazhi nuk mund te
bejne mrekullira. Merrni pra guximin per t'u regjistruar ne nje
palester, ku instruktori do t'ju jape programin e duhur per ju. Ju
pelqen me shume te beni fizkulture ne ajer te paster? Atehere beni vrap,
tenis, biciklete, sporte plazhi...Testoni, eksperimentoni dhe do te
gjeni aktivitetet qe i pershtaten me shume natyres suaj.
___



Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Bricjapi

Ju
duket se keni rrumballakesi te teperta aty-ketu? Mos u shqetesoni,
vendosmeria juaj do t'ju sherbeje si trampoline per t;u hedhur pa frike
ne kete sfide te re. Duhet te lodheni, sepse nuk eshte e lehte qe te
bini ne peshe, por rezultati qe do te merrni, do t'ia vleje!

Kalorite
nuk do t'i digjni shume lehte, sepse beni pjese ne shenjat e Tokes. Per
kete arsye eshte e rendesishme te vendosni nje diete mjaft drastike.
Nuk keni te drejte te beni asnje leshim, nese nuk doni ta nisni cda here
nga fillimi! Brumerat duhet t'i pakesoni ne maksimum, vetem 2-3 her ne
jave. Nese ju pelqen te hani nje pjate makarona me salce, ato duhet t'i
shoqeroni me peshk ne zgare. Eliminoni edhe djathin, edhe ate qe nuk ka
shume yndyre, preferoni qumeshtin dhe kosin e skremuar. Persa i perket
bukes, hani vetem nje fet ne vakt. Ai qe ju shoqeron ne tavoline duhet
te ndjeke te njejten diete, pasi ju mund te tundoheni lehte. Per t'i
rezistuar dietes, bejini qejfin vetem me gjera te tjera, sic jane
kinemaja, teatri, nje pasdite pazar (ku te blini aksesore te ndryshem
apo kepuce, sepse rrobat do t'i blini pasi te dobesoheni), etj.



Sportet qe duhet te praktikoni

Nuk
keni bere kurre fizkulture, pervecse ne shkolle? Atehere duhet shume
pune qe t'i futeni tani, sepse trupi juaj mund ta kete te veshtire ne
fillim. Por, nese doni te holloni silueten tuaj, duhet te kombinoni
dieten me fizkulturen. Saturni qe udheheq shenjen tuaj, ju shtyn qe ta
filloni shtruar. Nese nuk keni praktikuar asnjehere ndonje sport,
muskujt ne fillim do t'ju dhembin, edhe sikur te beni ushtrime te lehta.
Por, cili do te dale me i forte, vullneti apo trupi juaj? Gjithcka do
te varet prej jush. Ju i keni te gjitha aftesite dhe vendosmerine qe te
mos shkurajoheni.

Qe ta mesoni trupin me fizkulture, fillojeni
ngadale. Muajin e pare beni ecje energjike 2 here ne jave. Nuk do t'ju
duket sikur po beni fizkulture, por do te filloni te mesoni muskujt.
Muajin e dyte mund te beni 10 minuta vrap ne cdo seance dhe ta shtoni
progresivisht. Me pas mund te zgjidhni nje sport qe t'ju pelqeje: tenis,
not, palester, etj. Sekreti per te hequr qafe kilet e teperta nuk eshte
te besh sporte te fuqishem, por ta beni trupin te punoje ne vazhdimesi.
Nese nuk doni t'ju dale fizkultura nga zemra pergjithmone, mos u merrni
me aktivitete shume te dhunshme, si per shembull me aerobi, pasi keshtu
sporti do te kthehej ne torture. Vini ne pune logjiken, masen dhe mos u
mundoni te kaloni kufijte tuaj.
___


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Ujori

Eshte
e veshtire t'ju fusesh ne "hulli", pasi ju i keni tmerr detyrimet dhe
shterngimet, por per fat te keq, nje diete kerkon nje minimum detyrimi.

Nese
doni te humbisni kilogramet e tepert, duhet te beni nje perpjekje per
te ndjekur nje linje sjelljeje. E keni zakon te hani ne ore e pa ore,
kur ndjeni uri? Kjo praktike duhet hequr, sepse rregulli baze per te
rene ne peshe eshte t'i japesh trupit karburantin per te cilin ka nevoje
me nje ritem te rregullt. Persa i perket menuse suaj, nuk ju mungon
imagjinata per ta bere joshese. Mund te blini nje liber me receta
kuzhine te huaja, se bashku me erezat dhe mjetet perkatese. Perimet e
ziera dhe ne zgare mund t'ju merzisin nese i hani shpesh dhe do t'ju
detyrojne te hiqni dore nga dieta. Nese doni te vazhdoni ju duhet
larmia. Atehere mos ndiqni rrugen qe ndjekin te tjeret, por pershtatjani
dieten deshirave tuaja.

Zbavituni duke perzier te kripurat me te
emblat, testoni edhe receta qe i keni shpikur vete nese keni deshire,
me qellim qe cdo vakt te jete ndryshe nga tjetri. Ju mund te bini ne
peshe duke kaluar momente te kendshme duke provuar gjellet tuaja.



Sportet qe duhet te praktikoni

Nuk
keni bere pothuajse gjimnastike? Tani eshte rasti ideal per ta filluar,
sepse nuk mjafton vetem dieta per te rene ne peshe. Problemi eshte se
ju nuk keni shume deshire te regjistroheni ne nje palester, as te shkoni
ne nje pishine, ku instruktori t'ju thote sa here duhet t'i bini asaj
per se gjati. Me nje fjale, juve nuk ju pelqejne rregullat dhe kjo e
kufizon shume fushen e veprimit. Mundesia e vetme qe ju ofrohet eshte
gjimnastika ne shtepi ose vrapi. Aty, nuk u nenshtroheni detyrimeve dhe
orareve. Nese ju pelqen vrapi, eshte thelbesore te ndryshoni vazhdimisht
vendin e vrapimit sepse sapo dicka te behet zakon, ju keni nevoje te
kaloni ne dicka tjeter. Nese doni respektoni tre seancat e gjimnastikes
ne jave dhe kjo te mos behet monotone sa ta lini fare, eksploroni vende
te reja. Mund te zbuloni edhe vende shume piktoreske.

Kujdes, mos
e teproni edhe me sport. Planeti juaj udheheqes eshte Urani, qe ju
shtyn ne disa raste te tregoheni nervoze dhe impulsive. Sfida juaj nuk
eshte fizkultura, por renia ne peshe. Nuk do te ishte mire te
demtoheshit, te ndjenit dhimbje dhe te bllokoheshit ne shtepi, mos
zgjidhni ushtrime kot me kot sepse mund te demtoni trupin ose beni nje
sakrifice dhe regjistrohuni ne palester per nje muaj qe te dini si te
veproni, ose gjeni informacione interesante ne botimet e specializuara
ose ne internet.
___


Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Peshqit


Nuk
jeni pergatit per lufte, prandaj rralle i perballoni veshtiresite balle
per balle; ose u largoheni me vrap, ose bini ne depresion.

Nje
problem peshe nuk eshte kaq madhor, megjithate kjo mund t'ju rendoje
mjaftueshem sa te mos ndjeheni mire. Nese e kanalizoni vemendjen te
ndonje defekt qe keni, e pamundur per te menduar gje tjeter. Kjo mund te
kthehet ne nje fiksim, por mos harroni se cdo problem e ka nje
zgjidhje.

Mjafton te filloni ne menyre te re te te ushqyerit qe
trupi juaj t'i pershtatet imazhit ideal, por per kete duhet te beni me
shume sforcime se gjithe te lindurit ne shenjat e tjera, sepse te
qenurik luftarake dhe e vendosur nuk te hyn ne cilesite e tua kryesore.
Pra, do te ishte mire te nduhmoheshit nga nje dietologe. Takimet e
rregullta me te do te jene nje motivim i mire per te mos e braktisur
punen ne mes. Specialistja do t'ju keshilloje edhe menute qe do te
konsumoni, qe t'u pershtaten natyres dhe nevojave tuaja.

Peshqit
bejne pjese ne shenjat e Ujit, prandaj eshte mire t'ju kujtojme te
konsumoni shume uje mineral. Nga njera ane, ai eshte thelbesor per
funksionimin e mire te trupit tuaj dhe nga ana tjeter, do t'ju ndihmoje
te eleminoni kalorite. Persa u perket vakteve, merreni shtruar, si per
mengjesin ashtu edhe per dreken dhe darken. Ne fakt, keshtu ushqimet do
te treten me mire dhe kjo rregullsi do t'ju ndihmoje te eleminoni
yndyrnat dhe kalorite.




Sportet qe duhet te praktikoni

Shenja
e Peshqeve njihet per boten e brendshme te pasur. Ju jeni nga ata qe
veproni me shpirt. Ju pelqen te kaloni momente ne vetmi per t'u
furnizuar me energji, per te reflektuar dhe medituar. Keni marre
vendimin per te ndjekur nje diete dobesimi? Eshte nje vendim i
shkelqyer, por tani duhet te veproni edhe jashte, pra, me muskujt dhe
lekuren. Per kete nuk ekziston nje mrekulli tjeter pervec fizkultures,
megjithese nuk eshte nje aktivitet i vleresuar prej jush. Nese keni nje
shoqe qe mund t'ju shoqeroje ne kete sfide, mund te motivoheshit me mire
qe te shkonit ne palester.

Nese doni te forconi muskujt dhe te
keni lekure tonike, ideja e mire do te ishte te ndiqeshit nga nje
instruktor/e dhe do te jeni e detyruar te mos mungoni ne asnje seance,
qofte kjo ne nje palester, pishine apo aerobi. Keshtu do te ndiqnit
ritmin e imponuar prej tij. Mund t'i kerkoni instruktorit qe t'ju
pergatise nje program special per ju. Ai do te ndjeke nga afer
perparimet tuaja. Atehere, beni hapin e pare ne kete sfide te re dhe
shume shpejt do te vini ne rezultatet pozitive.

Si te dobesohesh sipas shenjave te horoskopit? - Peshorja

Ju
kujdeseni per pamjen tuaj te jashtme, edhe sigurisht te mjedist ne te
cilin jetoni. Disa kilograme me pak do te ishin te mirepritura per ta
bere me elegante silueten tuaj.

Problemi eshte se duhet te beni
perpjekje te medha, sepse kembengulja dhe vazhdimesia nuk bejne pjese ne
cilesite tuaja kryesore. Ju beni pjese ne kategorine e njerezve qe
ndjekin dietat yo-yo.

Beni disa kilograme, pastaj reshtni
perpjeket, i rifitoni prape, pastaj i humbisni perseri...Duhet te hiqni
dore nga ky zakon, sepse do te demtoni lekuren tuaj, e cila do te plaket
shume shpejt. Ju keni nevoje per nje diete te lehte, me te cilin te
bini ngadale dhe efektet e se ciles zgjasin. Keshtu do te mund te bini
ne peshe pa u privuar nga gjerat e mira qe vleresoni. Per shembull, nese
hani peshk me perime ne zgare, mund t'i lejoni vetes ndonje embelsire
te vogel, nese ju pelqejne.

Mund te hani edhe mish me salce, por
ne kete rast, duhet te hiqni dore nga embelsirat e preferuara. Ju e keni
kuptuar se si mund te bini ne peshe: Nuk perzihen ne te njejitn vakt dy
ushqime te pasura me kalori. Sigurisht, idealja do te ishte te
pakesonit ne menyre domethenese konsumimin e embelsirave. Gjithashtu,
mos harroni te konsumoni shume uje. Dy gota te medha uji per cdo vakt,
do t'jua presin disi urine.



Sportet qe duhet te praktikoni

Ju
jeni shume e ndjeshme ndaj artit dhe bukurise, prandaj duhet te merreni
me nje sport, te cilit nuk i mungon hijeshia. Sigurisht, per te hequr
dore nga kilogramet e tepert, eshte e nevojshme te merreni me nje
aktivitet fizik. Nese nuk keni mundesi, regjitrohuni ne nje palesterose
merruni me aerobi. Kurset e propozuara jane te shoqeruara me muzike, gje
qe do t'i pelqeje shume natyres suaj venusiane. Perfitoni per te blere
edhe veshje sportive, si per shembull, badi te lezetshme.Vrapi ne tapetet rrotulluese, gjithashtu eshte shume fitimprures per ju.
Kujdes, nuk behet fjale te vraponi me shpejtesi, por te gjeni ritmin qe
ben per ju dhe te vazhdoni per gjysem ore. Sigurisht, para se te
filloni kete lloj aktiviteti, duhet te beni nje kontroll tek mjeku, nese
ne te shkuaren nuk jeni marre me aktivitete fizike. Edhe tenisi do te
ishte i mire per ju. Edhe ne kete rast nuk behet fjala per te fituar,
por per t'i bere muskujt te punojne.

Nese nuk ju pelqen fare
sporti, blini nje biciklete shtepie dhe perdoreni cdo dite, te pakten
gjysem ore. Mund te ndryshoni kohen ose intensitetin e ushtrimit, nese
doni. Peshorja eshte shenja e shtate e zodiakut, ne analogji me shtepine
e shtate, ate te komunikimit, ndarjes, perpjekjes dhe kontakteve.

Ju
jeni e shoqerueshme, e shkathet dhe krijoni lehte kontakte me te
tjeret. Me siguri, keni nje rreth miqesor te rendesishem dhe midis tyre
do te keni ndonjeqe do t'ju
shoqeroje ne palester ose qe do t'ju shoqeroje ne rrugen tuaj per te
rene ne peshe. Edhe juve nuk ju mungon fuqia bindese per kete.




Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons