Forumi Kuq E Zi
Momente... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Momente... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Momente... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Momente... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Momente... Empty Momente... 19/4/2013, 14:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Do doja te kisha tani violinen time nder duar. Te kaloja harkun mbi tela
e nder arpezhe, akorde , shkalle e etyde , te ulesha per ca çaste mbi
nje picikato finale.
Me ka marre malli te degjoj eren e bojera te vajit. Te shoh piktoret e
duart e tyre te ngjyera. Ti vezhgoj nga pas ndersa ata humbin nder
mijera mendime e mundohen te krijojne ngjyrat qe s`ekzistojne e s`kane
emer.
Me vijne ndermend skulptoret, me koken ulur mbi personazhet e tyre te
vdekur. Te kisha mundesine ti kaloja ndonjerit afer per te pare nese do
hutohej nga zhurma e hapave te mi...!
Me mungon skena, emocionet e te ecurit mbi te, ndersa syte e
spektatoreve ngulen mbi mua. Te ndjej djersen ne gishterinj ndersa
dritat e prozhektoreve me fiksojne diku.Te emocionohem kur harku me ngec
ne noten e pare e une kerkoj me sy prinderit nder rreshtat e salles. Me
mungon pak art, pak magjepsje...
E gjithe kjo , per ti kujtuar vetes se vlej, oh sa shume vlej, sidomos tani qe asgje rreth meje s`ka vlere.

2Momente... Empty Re: Momente... 19/4/2013, 14:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
-Lere shiun te bjere...-i murmuriti vetes
Kishte dashur gjithnji te ish nje pike shiu, i ngjallte idene se ish
personifikim i mallit.I ra faqeve nje i tille, nuk e ndjeu, por ndjeu
pamjen t'i turbullohej nen drita ylberike.Sa bukur kur nuk mundesh te
shohesh ate qe ke perpara, e s'do doje ta kishe, e te shohesh ate qe
mendja sheh per ty.Mendja si syte e Korbit te fantazmes se vrare qe
shihte larg, apo si falkoi rrefenjes.I forte shikimi i saj, sheh
larg.Nje pulitje sysh dhe capitja ne endrra te ylberta mbaroi.....jo
pergjithmone.
Shiu rrjedh xhamash me te njejten rezonance, dikur do heshte.

E bukur shije!

3Momente... Empty Re: Momente... 19/4/2013, 14:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE GRUA VETEM...

- Nuk di nese eshte vetem. Nuk di nese eshte ne shoqerine e Zotit, por Zoti s'duket.
- Eshte vetem, - them dhe i ndrojtur bej nje hap drejt saj. Dhe pres qe ajo te me beje nje pyetje...nje pyetje te vetme.
Nje pyetje mjafton per ta prishur ate heshtje te mallkuar qe nderet
si nje gremine mes nesh, nje pyetje mjafton per te marre mijera
pergjigje, nje pyetje mjafton per te mbledhur te gjitha lulet e
parajses. Por une nuk dua asgje nga keto, deshiroj thjesht te shikoj
buzet e saj qe hapen si nje gonxhe kur shikon rrezet e para te diellit
dhe te peshperise: nese nje dite ti do te zgjedhesh midis meje dhe jetes
tende, çdo te besh? Do t'i pergjigjem pa frike; te zgjedh ty, ty sepse ti ben pjese ne jeten time.
-Po ajo nuk flet dhe heshtja si nje mjegull e hirte mbulon gjithçka
me nje vello te bute e tinzare. Trembem sepse e di qe do ta çoje ne nje
bote tjeter, larg meje dhe ne shoqerine e vetmise se saj. Kerkoj
veshtrimin e saj per te arritur deri tek syte, por eshte i perhumbur ne
mjegull. Kerkoj syte e saj sepse vetem ata mund te kuptojne ate qe dua
te them dhe dua aq shume t'i them se dashuria eshte si lotet, fillojne
tek syte, njomin buzet dhe pervelojne zemren. Por nje ere mizore i
rremben fjalet e mia dhe i perciell kushedi ku. Deshiroj aq shume ta
ndjek eren, t'i mbledh fjalet dhe t'ia rithem te gjitha nga fillimi, por
eshte venitja e syve te saj qe me tmerron. Eshte ere vjeshte dhe
gjethet bien nje e nga nje. Eshte ere vjeshte qe than gjithçka, than
edhe syte e saj.
- Jane sy qe s'qajne...?! - nuk di ne eshte pyetje, di vetem qe
kushedi per te sajten here peshperis te njejtat fjale...- jane sy qe
s'qajne....sy qe s'qajne...ndersa i ftohti pak e nga pak ngrin gjithe
qelizat e trupit tim.
- Ate çast deshiroj aq shume qe era te fryje e marre dhe ne marrezine
e saj te me rrembeje edhe mua, te me perplase diku, atje ku jane edhe
mendimet e mia, sebashku me gjethet e thata te vjeshtes...por ere nuk fryn dhe
une jam serish me te dhe serish deshiroj aq shume t'i them se dashuria
eshte e bere nga lote, sepse kur jam i dashuruar syte lotojne, kur me
mungon, zemra qan dhe kur me braktis - vdes.
Por ajo nuk eshte. Si nje mirazh ne horizont mbetet buzeqeshja e saj e trishtuar.
- Mos ik! - therres. - Midis parajses dhe ferrit, zgjedh ferrin! Me
tmerron parajsa, dehja dhe magjia e saj sepse te harroj ty! Ne ferr dhe
me ty! Nje cope parajse do ta gjej gjithmone edhe aty, do ta gjej ne
syte e tu te gjelber...
Por edhe mirazhi tretet lehte ne horizont dhe ajo nuk eshte me...
-Nje grua vetem...nuk di nese ishte zoti me te, por zotin s'e
pashe...Nje grua vetem...Oh, jo! Nje grua nuk eshte kurre vetem sepse i
ben shoqeri zemra e saj dhe zemra e nje gruaje rreh gjithmone per dike.

4Momente... Empty Re: Momente... 19/4/2013, 14:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
do te doja te ndjeja eren e detit, jodin qe me cante hundet, krakellimen
e pulebardhave gjigante, eren e birres te derdhur neper guret e bregut.
Per nje cast, ndjeva nevojen te isha vetem me detin, vetem me paqen qe
sjell ai, vetem me mendimet e mia. Mrekullia e vetmise se paane e pakufi
qe vetem deti dhe qielli i hapur te ofrojne, teksa degjon zemren e
qyteterimit te rrahe fort.
Ngrihesha ne mengjes, te shtunave dhe te djelave sidomos (kur s'ke per
te shkuar gjekundi te del gjumi per nje cast), hapja deren e kuqe, qe
oshetinte ne mbyllje pas meje, dhe ndalesha per nje cast e mahnitur.
"Miremengjes jete!... Po vij drejt teje!" Duke zbritur rrugen qe te con
poshte, gjithnje e gjeja veten duke vrapuar drejt, e duke marre kthesat
ne vendet e duhura, ku sa s'perplasesha me ndonje nga komshite qe kishte
dale jogging, pa u ndaluar, thjesht nje "excuse me", qe nganjehere as vete nuk e degjoja, gjithnje perpara, duke e ndalur frymen para teje.
Eh, i kemi llafosur ca gjera une dhe ti. Ty ta thash te parit ate qe
zbulova brenda meje, ate qe me beri te vuaj per shume kohe me pas, ate
qe une dte kisha bere mire ta lija me ty, nje leter A4 te grisur copash, fundosur bashke me anijet e piratit Blake.
Kur ngrihesha gjithnje i kisha te ndenjurat dhe duart me njolla te kuqe e
mavi, ne varesi te vendit ku isha peshuar me shume, po kush donte t'ja
dinte?! Ne vena qarkullonte fryma jote, dhe kjo me mjaftonte per tere
diten.
Kthimi drejt rutines behej nje kafshate e pertypshme fale teje!

Pse nuk mund t'i mbledhim copat e mrekullise brenda jetes tone, dhe te krijojme nje habitat te persosur si mozaiket e Dyrrahut?!
I wonder...

5Momente... Empty Re: Momente... 19/4/2013, 14:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si s`ma vuri dikush ne nje kutize te vogel, mundesisht me fjongo te
kuqe?! Pse s`ma ruajten per te ma dhene me vete ne pajen e nuserise?!
Kordon ombelikal.. Sot po mundohem te te shkruaj dy fjale. Ti qe me
ushqeve me dashuri qe kur isha qelize e shumohesha per tu bere krijese,
thuame, pse fati yt qenka te pritesh gjithmone? Sa do te doja te isha
perseri e lidhur aty per t`u mos u larguar nga shtepia ime e pare. Te
ndjeja prekjet e nje dore te ngrohte qe sot e kam larg e po me mungon aq
shume. Te degjoja nje ninulle e te me perkundnin ne nje djep te drunjte
te gdhendur me imazhe zanash.Te fluturoja ne ajer duke qeshur ndersa dy
duar te fuqishme me mbronin nga reniet.
Te te kisha me vete kordon, do qendroja prane teje e s`do bija kurre. Ti s`do ma lejoje nje neglizhence te tille femijenore.
Sa kordone hidhen cdo dite plehrave, po kot mundoheni. Une jam prape e
lidhur me ata e ashtu do jem gjithmone. Kordonin tim e kam me vete, ne
nje kutize te vogel me fjongo te kuqe qe quhet zemer.

6Momente... Empty Re: Momente... 19/4/2013, 14:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ishte nje moment: desha te te flas, te te them... dicka, ose me shume se
dicka! Dicka te pergjithshme qe vjen e ngushtohet duke u bere e
pervecme, dhe nga e pervecmja te behet ... dicka!...dicka unike dhe e
paperseritshme.
Nuk eshte e lehte te kalosh nga njeri rreth tek tjetri! Muret, edhe pse
te padukshme, jane te trasha dhe une kam plot xhunga ne balle, shenje te
plageve te hershme!
Perpiqem te gerthash qe zeri te vije, atje! Te vije nepermjet rrymave te
ajrit, por mushkerite nuk kane mjaftueshem oksigjen per te me ndihmuar!
Sforcohen pa u ndalur, por pa rezultat!
Nje megafon zgjatet, dhe e gezuar e marr! Ne kupe te qiellit shkon ajo
dicka qe desha te te them, por nuk e cau dot murin e padukshem. Murin e
kokefortesise tende, murin e injorances!
Tani me ka mbetur vetem kazma, me te do caj mure e koke prej muri derisa
te me degjosh! Do mjaftoje te degjosh, ate dickane time! Me pas bej
c'te duash! Flake, shkele me kembe, digje! C'te duash!Une
do te kenaqem duke pare pak njerezi tek syte e tu, syte e veshur nga
perdja e konformizmit, syte e verbuar nga dritat dhe ngjyrat!
Mos me degjo me symbyllur! Degjo dhe shiko!Desha te te flas, te te
tregoj! Te te them, te te pasqyroj... dicka, ose me shume se dicka!
Dicka te pergjithshme qe vjen e ngushtohet duke u bere e pervecme, dhe
nga e pervecmja te behet ... dicka!...dicka unike dhe e paperseritshme.
Degjo dhe shiko! Me pas bej c'te duash!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons