ESE
Tema: “Libri, shoku që më bën të fluturoj...”
Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por
unë nuk e kuptoja. Nuk dija t’i vlerësoja gjërat atëherë kur isha i
lirë.
Unë librin mësova ta dua këtu, brenda këtyre mureve. Ndoshta kur njeriu
rri i izoluar, ka kohë të mendojë më shumë, ka kohë të rrijë më shumë me
veten…
Në orën e parë të biblioterapisë, një shok më hodhi një dorë mbi supe e
më tha: Shfleto ndonjë libër, sepse librat janë si vajzat, të bëjnë
patjetër të dashurohesh!
Nuk mund të rrija indiferent pas kësaj që më tha shoku. Rrëmbeva një
libër që më goditi nga titulli dhe nisa të ecë nëpër rreshtat e tij.
Nisa të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më
parë hapa në jetën e tij. Unë ecja ngadalë, ndaloja, kthehesha pas,
pushoja, ecja sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjeva se po
fluturoja. Po, po, po fluturoja, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoja shpirti im fluturonte, ndihej i lirë.
Imagjinata ime kalonte çdo kufi. Mendja ime përshkonte hapësira pa fund
dhe unë përshkroja oqeane, depërtoja në qiej pa fund, bëja gara me erën,
sfidoja kohën…përqafoja lirinë.
Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i
di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të
ndihem fajtor, pa më gjykuar, pa më thënë se jam gatuar mirë apo keq.
Kur unë lexoj më duket sikur flas me dikë dhe ky dikush ka një zë aq të
ngrohtë e aq të dashur sa s’di ta them me fjalë. Libri në fakt nuk flet
me mua, por flet me shpirtin tim. Kam
mësuar se njerëzit edhe mund të të zhgënjejnë: dikush të tradhëton,
dikush të gënjen, dikush të përdor, dikush të do me interes, dikush të
fyen, dikush kënaqet kur ti je keq…Brenda mureve mësova se sa herë që
mes njerëzve ndihem keq, një libër më bën të ndihem mirë sepse brenda
tij dikush ka të njejtën dhimbje si unë, vuan si unë, madje më hap
zemrën e më thotë gjëra që edhe unë i mendoj e i ndjej njëlloj si ai.
Kështu unë duke kërkuar shokun, gjej veten në libër.
Unë librin mësova ta dua këtu, brenda mureve të izolimit, sepse nëse
trupi mbyllet brenda mureve, shpirti do mësojë të fluturojë…
Irsid Curri