Aleksander Kondo ''Legjenda'' e peshengritjes shqiptare
''ALEKSANDER VANGJEL KONDO KA LINDUR NE FIER ME 22 PRILL 1960 ME PESHE 4 KG E 200 GR.
KA QENE NJE FEMI I BUKUR DHE I SHENDETSHEM,GJITHMONE I QESHUR DHE MJAFT I HEDHUR.QE NE MOSHEN 4-5 VJEC BENTE MUNDJE ME VELLEZRIT E ME SHOKET E TIJ.ALEKSANDRI NE MOSHEN 7 VJEC,NE VITIN 1967,FILLOI KLASEN E PARE NE LIBRAZHD,KLASEN E DYTE E TE TRETE NE LESKOVIK DHE SHKOLLEN 8 VJECARE E MBAROI NE TIRANE NE SHKOLLEN ''11 JANARI'' SE BASHKU ME VELLEZRIT DHE MOTRAT E TIJ.ALEKSANDRI ISHTE I APASIONUAR DHE KISHTE DESHIRE TE MADHE TE NGRINTE PESHA TE RENDA.NE VITIN 1974 BLEVA NJE LAVATRICE TE CILEN SANDRI ( ISHTE VETEM 14 VJEC ) E NGRITI I VETEM DERI NE KATIN E PESTE TE PALLATIT.
ALEKSANDRI KISHTE GJITHASHTU TALENT EDHE NE PIKTURE.NE NJE RAST NA PIKTUROI TE DYVE NENE E BABE DHE E MBANTE NE DHOMEN KU FLINTE.ALEKSANDRI NGA MOSHA 12-14 VJEC MERRESH ME STERVITJE DHE ME SHKOLLE.STERVITJEN E BENTE NE SHTEPI DHE HERE PAS HERE SHKONTE DHE NE PALESTREN E PESHENGRITJES KU NDIQTE STERVITJEN E TE RINJVE TE DINAMOS.MBAJ MEND SE NE KETE KOHE SOLLI NE SHTEPI NJE RROTE TE MADHE TRENI ME TE CILEN STERVITESH VAZHDIMISHT.NE MOSHEN 14-17 VJEC SANDRI PUNONTE DHE STERVITESH RREGULLISHT DHE NE VITIN 1974 FILLOI ME TE RINJTE E DINAMOS.NE VITIN 1978 SANDRI U SHPALL KAMPION KOMBETAR PER TE RINJ DUKE FITUAR DHE TE DREJTEN E TRAJTIMIT SI SPORTISTI ME I MIRE.
SHPERTHIMI I ALEKSANDRIT ISHTE VITI 1981 DUKE ARRITUR TE NGREJE NE STILIN E SHKEPUTJES NGA 127.5 KG NE 132.5 KG.NE VITIN 1982 U BE KAMPION I PADISKUTUESHEM NE PESHEN TRUPORE 82,5 KG.NJE NGA GARAT ME TE BUKURA QE I DHA EMOCIONE TE MEDHA PUBLIKUT ISHTE GARA PER KUPEN E REPUBLIKES NE MARS TE VITIT 1983 NE KORCE KU SANDRI THEU REKORDIN NE STILIN E SHTYTJES NGA 163 KG NE 180 KG.NE MAJ TE PO KETIJ VITI NE TAKIMIN NDERKOMBETAR TE ZHVILLUAR NE TURQI SANDRI ZURI VENDIN E PARE.
NE MARS TE VITIT 1984 NE GARAT E KUPES SE REPUBLIKES NE PALLATIN E SPORTIT ''PARTIZANI'' NE PRANI TE MIJRAVE SHIKUESVE SANDRI NGRITI,PER HERE TE PARE NE SHQIPERI,PESHEN 200 KG NE STILIN E SHTYTJES.
ALEKSANDRI KA THYER ME DHJETRA REKORDE E KA MARRE ME DHJETRA KUPA E MEDALJE ME EKIPIN E DINAMOS DHE ATE KOMBETAR.ALEKSANDRI KA MARRE PJESE NE KAMPIONATE NE SHTETE TE HUAJA SI NE ALGJERI,TURQI,HUNGARI,SPANJE,FRANCE,AUSTRI NE SIDNEJ TE AUSTRALISE,BULLGARI GREQI DHE NE POLONI.
ALEKSANDRI ISHTE SHUME I DASHUR,BUJAR I DHIMSUR DHE I HUMORIT.EDHE RROBEN E TRUPIT E HIQTE DHE TA FALTE NESE JA KERKOJE.NDIHMONTE DHE MBANTE AFER JETIMET SIC ISHTE SHOKU I TIJ AGIM ANASTASI TE CILIN E MBANTE AFER DHE E NDIHMONTE SHUME.NE AMERIKE TE GJITHE SHQIPTARET QE E NJIHNIN SANDRIN QANIN KUR FLISNIN PER TE DHE THOSHIN SE PER ATA AI ISHTE NJE IDHULL QE I MBANTE GJALLE ME SHPRESE DHE DUKE U THENE SE NJE DITE EDHE NE SHQIPERI DO TE ZHDUKEN DIKTATORET DHE DO TE VIJE DEMOKRACIA DHE DO TE KTHEHEMI PRANE FAMILJEVE TONA.
ALEKSANDRI ISHTE NJERI QE E DONTE SHUME LIRINE,AI E URRENTE REGJIMIN DIKTATORIAL TE ENVER HOXHES.MBAJ MEND SE ME THOSHTE ME TE QESHUR '' DEGJO KETU TI OFICERI I ENVER HOXHES,KJO ESHTE QEVERI E NDERTUAR ME KUNJA SHKREPSE DHE I KA DITET E NUMERUARA SE SHQIPONJAT NUK MBYLLEN NE KAFAZ''
nga VANGJEL KONDO