E nisi me shaka meqë ishte 1 prilli por përfundoj në… gjakderdhje!
18 vjeçarja Tori Wheeler nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, i tha të dashurit të saj Derek Bauer se ishte shtatzënë për shaka të ditës së 1 prillit.
Derek nuk e priti aspak mirë lajmin e të dashurës së tij, madje nisën debatet e ashpra të cilat degjeneruan në grindje e pak më vonë në sherr të ashpër. Për pasoj e dashura e tij, Tori, të rrëmbej një thikë nga kuzhina dhe t’ia ngul në bark.
Policia bëri me dije se i riu u transferua në spital dhe desh ndërhyrje kirurgjikale e mjekëve që të normalizohej situata shëndetësore e të riut. Ndërsa Tori Wheeler përfundoi në pranga dhe në dhomat e paraburgimit të rajonit të policisë dhe tashmë do të përballet me ligjin…