Babai që dyshohet se përdhunoi të bijën 16-vjeçare ka dalë ditën e sotme para tokave të zeza për të marrë masën e arrestit, që në këtë rast është vedosur “arrest me burg”.
Adem Geci, 58-vjeç është akuzuar nga e bija e tij se ai ka kryer marrdhënie seksuale me të duke e kërcënuar.
Sakaq ditën e sotme mbrojtja kundërshtoi masën e arrestit duke deklaruar se do e dërgojë cështjen në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë pas vendimit
Prenda, bashkëshortja e dytë e 58-vjeçarit Adem Geci, pohoi se ‘e bija e akuzon pa baza babanë e saj për incest’. Ajo akuzoi policinë e Tropojës dhe të Fierit se e kanë arrestuar padrejtësish duke thënë se njerëzit e kunatës në Tropojë, ku vajza strehohej e kanë detyruar atë të akuzojë të atin.
Policia e Fierit arrestoi më 31 mars 58-vjeçarin, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 16-vjeçare.
Ka qenë pikërisht vajza e tij 16-vjecare që ka denoncuar të atin e saj se e ka përdhunuar që në moshën 13-vjecare. Ndërkohë pas akuzave për incest, familja hodhi poshtë pretendimet e adoleshentes duke deklaruar se vajza u largua nga banesa pasi i ati e dënoi mos të hynte me në rrjetin social, Facebook.