Familjarët e Begzim Isa-s, studentit që u arrestua pasi kishte rrëmbyer një fëmijë në fshatin Orgjost të komunës Zapod në Kukës, për ta trafikuar drejt Kosovës, janë të revoltuar nga arrestimi i tij pasi besojnë në pafajësinë e tij.
“Nuk pranojmë asnjë nga akuzat e policisë dhe prokurorisë. Vëllai im ka qenë në gjumë kur u arrestua nga policia kurse fëmija ka qenë në banesën e tij në momentin kur u arrestua Begzimi”, është shprehur Blerim Isa i vëllai i studentit i cili shton se nëse Begzimi gjendet fajtor, atëherë të pushkatohet.
Edhe nëna e tij pranon se djali i saj dhe 7-vjeçari patën një zënkë të vogël por në mënyrë kategorike mohon që ai të hetë përfshirë në një bandë të trafikimit të fëmijëve.
“Djali im nuk është i përfshirë në trafik dhe i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin të vërtetën”, thanë nëna dhe vëllai i Begzim Matës.
Begzim Isa, banor i fshatit Orgjost, student në Kosovë u arrestua pasi akuzohet se rrëmbeu dhe mbajti në banesë 24 orë një fëmijë të mitur për qëllime trafikimi. Ai dyshohet se ka rrëmbyer edhe 6 vjecaren Bleona Mata.