TIRANE - Nje person eshte plagosur rende mesditen e sotme ne kryeqytet, pasi u perplas nga autobusi i linjes se Unazes. Ngjarja rrugore ka ndodhur prane Farmacise 10 ne Tirane, ku autobusi ka perplasur kalimtarin, qe po tentonte te kalonte ne anen tjeter te rruges.
Mesohet se drejtuesi i autobusit nuk eshte ndalur pas aksidentit, por ka vijuar rrugen. Nderkohe i lenduari, ende i paidentifikuar, eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, prej ku mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten.
Policia vijon hetimet per te zbardhur shkaqet e ngjarjes, nderkohe qe pritet edhe shoqerimi i drejtuesit te autobusit, identiteti i te cilit nuk behet i ditur.