Shpëtuan nga një mrekulli! Rikthehen shëndoshë e mirë dy të rinjt e humbur në det
Aty ku shpresa gati kishte vdekur lindi një rreze drite që i rikthej përsëri në jetë.
Ky është përfundimi i aventurës së dy të rinjëve 25-vjeçarë, të cilët kishin dalë për peshkim në një mot aspak të qetë.
Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj të cilët prej rreth 24 orësh kishin humbur gjurmët në det të hapur janë gjetur sot rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm në gomone e tyre nga kroçera greke “Costa Voyager ” rreth 10 mijlje larg qytetit bregdetar të Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga Kapiteneria e portit në Durrës, i cili bën me dije se 25-vjecarët janë vënë re nga kapitaneria e kroçerës, i cili ka bërë manovrimet e duhura.
Më pas ekipi i shpëtimit ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, gjendja shëndetësore e të cilëve mësohet të jetë e mirë.
Dy peshkatarët (amatorë) kishin dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me një gomone, ndërsa kanë kërkuar ndihmë kur ndodheshin në det në afër si të Zvërnecit. Familjarët janë shprehur se rreth orës 7:00 të mëngjesit, Fatmir Ismaili ka telefonuar vëllain e tij, ku i ka thënë se ishte bashkë me një person tjetër dhe ndodheshin në rrezik.