Tiranë- Nuk i ka shpëtuar skrapomanisë as edhe monumenti që është ndërtuar në Tiranë, për nder të 100-vjetorit të pavarësisë e që u përurua pikërisht më 28 Nëntor 2012. Pjesë metalike nga baza e monumentit janë shkulur, duke dëmtuar jo vetëm monumentin por edhe sistemin e ndriçimit.
Monumenti, i cili është i artë 6.5 metra dhe 5.5 m i gjerë dhe peshon 15 ton, ka rënë pre e grabitësve të metaleve dhe tashmë shumë pjesë të tij mungojnë.
Në njërën pjesë të monumentit duket simboli i shqiponjës, e cila nuk ndizet më, kurse në pjesën tjetër, të ndriçuar me lazer është shkruar Deklarata e Pavarësisë, dhe ku janë vënë edhe firmat jo vetëm të firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë por edhe të arkitektëve të monumentit, arkitekti shqiptar nga Kosova, Visar Obrija dhe arkitektit gjerman Kai Roman Kikla. Por duket se nuk kanë mjaftuar këto firma. Shumë njerëz kanë nxituar të shkarravisin mbi deklaratën e pavarësisë dhe të hedhin firmat e tyre “historike”, apo duke shkruar emrat e dashurve e të dashurave, shoqëruar edhe me vizatimin e zemrave.
Ndërsa disa e përdorin këtë “kthinë” për nevojat personale duke e shndërruar në një tualet publik që sot qelbet nga aroma e keqe. Një përdhosje totale e një simboli që duhet të jetë jetë krenaria e çdo shqiptari.
Në dëmtimin e shumë objekteve, shpesh e drejtojmë gishtin e përgjegjësisë tek autoritetet që duhet ta ruajnë. Por në të tilla raste nuk mund të ketë asnjë përgjegjës veç njerëzve të paedukuar, njerëzve me gen shkatërrimtar, barbar dhe pa pikën e edukatës dhe respektit për vendin e tyre dhe figuart e shquara që i kanë shërbyer vendit. Kujtojmë se në Durrës një vit më parë një monumenti ia grabitën kokën vetëm një ditë pasi e vendosën, për ta shitur sërish për skrap.
Në asnjë vend të botës monumentet nuk ruhen nga policia, pasi askund dhe askush nuk mund ta mendojë se monumentin mund ta vjedhin, mund ta shkatërrojnë e përdhosin duke urinuar e duke e shitur metalin për skrap. Heronjtë dhe simbolet e popujve janë nëpër parqe, sheshe qytetesh dhe janë kudo krenaria e tyre.
Ky monument, i cili ka kushtuar rreth 355 mijë euro dhe tashmë nuk dihet se sa do të kushtojë duke u shitur për skrap.
Vodhën Monumentin e Pavarësisë, arrestohen dy persona
Ndërkohë vetëm mesditën e sotme policia nëpërmjet një deklarate për mediat informoi se grabitja ka ndodhur para dy ditësh dhe sot u bë arrestimi i dy personave të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Ata janë Amarildo Demiri dhe Qemal Mustafa, ndërsa arrestimi u bë i mundur vetëm pas rikthimit të tyre tek monumenti për të vjedhur sërish pjesët e tij. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë thënë se pjesët metalike i kanë shitur për skrap dhe prej tyre kanë përfituar 2 mijë lekë të reja. Dy të arrestuarit pllakat i kanë shkëputur duke përdorur sqepar dhe një thikë.