Dëshironi të keni një bel të përkryer dhe nuk dini nga t’ia filloni?
Ndiqni këshillat tona dhe aplikoni ato me rregull dhe suksesi nuk do të
mungojë.
Masazh barkut!
Një nga fajtorët për bark të fryrë është
tretja e ngadalshme, për shkak të së cilës ushqimi qëndron më gjatë në
zorrë dhe vjen deri te formimi i gazrave, të cilat rrisin vëllimin e
barkut. Me një ushtrim të thjeshtë mundeni lehtë ta përshpejtoni
procesin e tretjes; gjysmë ore pas ngrënies shtrijuni në shpinë, këmbët i
lakoni në gjunjë dhe ngadalë e goditni barkun me maja të gishtave prej
mesit drejt anës së majtë e më pas anës së djathtë të barkut, e më pas
me shuplakë i bëni masazh tërë sipërfaqes.Mbajeni trupin drejtë
Qëndrimi i drejtë, përveç për kurriz,
rekomandohet edhe për muskujt e barkut, kur ulemi dhe qëndrojmë drejt me
krahë të hedhur prapa, në mënyrë automatike e shtrëngojmë barkun.
Përveç kësaj, rekomandohet edhe që gjatë uljes ta praktikoni tërheqjen e
barkut në cikle prej 3 deri në 5 herë gjatë ditës.
Përtypeni kafshatën mirë
Ngutja na shtyn që ta përfundojmë sa më shpejt ngrënien në vend se të
kënaqemi me ushqimin, gjë që është krejtësisht e gabuar. Nëse i
gëlltisim shpejt kafshatat, e nëse gjatë kësaj edhe bisedojmë, në lukth
arrin një sasi e madhe e ajrit, e cila e shkakton fryrjen. Përveç kësaj,
duke ngrënë shpejt, kemi tendencë që të hamë më shumë sesa që në të
vërtetë na duhet.Shmangeni kripën
Një prej fajtorëve kryesorë për krijimin e dhjamit
në bark është kripa, mineral në të cilin lidhet uji dhe me vetë këtë e
shkakton fryrjen e indeve. Për këtë arsye, është mirë që kripën ta
konsumoni sa më pak që të jetë e mundur dhe duhet ta dini se shumica e
ushqimeve e përmbajnë në vete këtë mineral.
Përdorni pijen “çudibërëse”
Çdo
mëngjes është mirë që ta pini menjëherë pijen prej limonit dhe
xhenxhefilit, e cila do ta shpejtojë metabolizmin dhe do t’i lirojë
zorrët nga mbetjet e mbledhura.
Konsumoni drithëra
Me rastin e
kërkimit të karbohidrateve, është mirë që t’i zgjidhni drithëra, të
cilat treten ngadalë, siç janë orizi me ngjyrë të kafesë, buka nga
drithërat e plota, të cilat ekuilibrojnë nivelin e insulinës në gjak.
Përndryshe, karbohidratet e përpunuara shkaktojnë një kërcim të shpejtë
të insulinës, gjë që rezulton me ngadalësim të djegies së yndyrave dhe
përshpejtim të vjedhjes së shtresave të yndyrave veçanërisht në zonën e
barkut.Një mollë në ditë
Kjo pemë është një karbohidrat që tretet ngadalë
dhe është e pasur me kompleksë kimikë, të quajtur polifenolë. Ata
drejtpërdrejtë ndikojnë në forcën muskulore dhe humbjen e yndyrave duke
përshpejtuar punën e gjeneve përgjegjëse për djegie të yndyrave,
reduktim të prodhimit të yndyrave dhe mbledhjes së tyre. Një mollë
mesatarisht e madhe siguron 200 miligramë polifenolë të mollëve dhe 30
gramë karbohidrate.
Provojeni avokadon
Avokado është ushqim i
pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat në organizëm nuk ruhen si
yndyra. Përmban edhe sheqer të manoheptulozës i cili e rregullon
sekretimin e insulinës të është faktor i rëndësishëm për djegien e
yndyrave. Për këtë arsye rekomandohet që menynë tuaj javore ta pasuroni
së paku me dy avokado.