Qumeshti i memave eshte produkti i sistemit te gjendrave te nofullave (mandibulare ) dhe te faringut te bleteve te reja 6-12 diteshe,me te cilen ushqehet mema e bleteve ,qe nga periudha larvare deri ne fund te jetes se saj ,si dhe larvat deri tri ditore te bleteve puntore dhe meshkujve . Qumeshti i memave i filtruar shume mire dhe i pasuruar shume me sekrecionet e gjendrave te bleteve te reja punetore.
perberja kimike
karbohidratet
sheqernat ndeshen mesatarisht ne masen 14 % . Prej tyre mbizoterojn glukoza dhe fruktoza qe jane ne raport 1:1. Nga sheqernat e tjere numerojme Maltoze,trehaloze ,erloze ,melibioze etj ..
proteinat
permbahen ne masen 13% . Ne sasi te madhe gjejme aminoacide, si ne gjendje te lire ashtu edhe te kombinuar ,pikerisht nga permbajtja e lart e tyre dallohet qumeshti i memave nga produktet e tjera te bletarise ,prandaj dhe efekti i tij ne mjekesi eshte mjaft i madh . Ne te ushqyerin e njeriut jane te pazevendesueshme aminoacide si :leucin ,izoleucin ,lizin ,metionin ,threonin ,fenilalamine ,triptofan dhe valine, te gjitha keto i gjejme ne sasi te madhe ne qumeshtin e memave . Pervec ketyre ai permban dhe acidet asperginik ,glutaminik ,si dhe alanin ,cistin ,histidin,arginin, glicin ,prolin ,serin,tirozin,taurin,etj ,ne sasi me te vogla.
yndyrnat
i gjejme ne nje sasi prej 5 % .Nder yndyrnat me sasi me te madhe jane acidet hidrotransdecenik dhe ketotransdecenik qe jane treguesit e natyralitetit te qumeshtit te memave ne standartet e tij .Pervec tyre ne te numerojm acidet
yndyrore ,acidet polimike ,palmitik dhe taurik
lendet minerale
qumeshti i memave eshte nje nga produktet qe shquhet ne kete drejtim ,nder me kryesoret permendim kalcium ,fosfor ,squfur ,baker ,hekur ,kalium ,sicilium.
vitamina
kompleksin e vitaminave B(nga B1-B9)nga te tjerat gjejme A,C,D,E
perberesit e tjere
si acetilcolina qe gjendet ne sasi te konsiderueshme deri ne 1 mg/g; faktore antibakteriale dhe antibiotike ,substanca hormonale dhe te tjere perberes ende te paidentifikuar
Pas kesaj paraqitje te pasurise se perberesve te qumeshtit te memave eshte shume e lehte te kuptosh spektrin e gjere te veprimit te tij ne kliniken e semundjeve te njerezve
Po japim disa perdorime efikase qe jane mbeshtetur ne te dhena shkencore dhe nga praktika jone .
ne sferen neuro-psiqike
ky ndikim eshte i lidhur me furnizimin me te mire te trurit me oksigjen dhe lende ushqyese duke ndihmuar ne lidhjet interreceptore te qelizave te trurit.
Me sukses eshte provuar . Ne rastet e neuroastenive dhe gjendjeve te streseve per eleminimin e depresioneve ,anktheve ,fobive dhe pagjumesise qe shoqerijn keto semundje . Mongolizmin ne femijet e vegjel ku mjeksia ka ende pak shanse per mjekim , duke permiresuar zhvillimin psiqik dhe duke pakesuar ngacmimet mortorike .
Crregullimet e ndryshme psikosomatike dhe funksionale sidomos tek pleqte (pleqeria e parakohshme dhe e thelle )ne permiresimin e kujtese ,te levizjeve si dhe rritje te gjithe funksioneve jetesore ,te cilat te keto mosha vijne ne renje
2). Ne sistemin endokrin seksual
Ne format e astenive seksuale ose defekteve organike te organeve seksuale te grave dhe impotencen mashkullore . Ne 25 -40 % te rasteve te perdorimit ne grate arrihet lindja ,ndersa me rezultate me te mira paraqitet tek burrat ,per shtimin ,pjekjen dhe rritjen e levizshmerisete spermatozoideve ne shifra qe i kalojne 70%. Ne format e ftohtesite ne grate ne crregullimet e menstruacioneve me natyre funksionale ne vajzat e reja dhe ne grate ne periudhen e klimaxit .
3)Ne sistemin e qarkullimit te gjakut
Ne presionin arterial .Eshte produkt i pakrahasueshem ne gjetjet e sotme te mjeksise qe stabilizon presionin arterial ,ngre presionin e ulet dhe ul te lartin .
Ne arterosklerozen dhe pasojave te saj .Ne anemite e pleqerise ,hypocholesterinen ne gjak.
4)Ne aparatin tretes
Anoreksi dhe renia ne peshe .Ka nje efekt te shkelqyeshem ne shtimin e oreksit dhe te peshes duke permiresuar crregullimet funksionale te tretjes sidomos te atyre qe lidhen me crregullime neurovegjetative
ulcera duodenale ,kolitet ,crregullimet e melcise dhe temthit .
5)Ne dermatologji
Ne semundjet e lekures qe shoqerohen me shfaqje te tharjes dhe brinjezimit ,ne pucrrat e natyrave te ndryshme dhe djersitje te madhe te te gjithe trupit .
6) Ne tumoret
Ka efekt te mire ,jo sepse lufton shkaktaret e tumoreve ,por sepse nuk i le qelizat normale perreth tumoreve te kthehen ne qeliza tumorale . Nga ana tjeter duke permiresuar gjendjen e pergjithshme te organizmit ,ndihmon kete te fundit ,te vetembrohet .
Ne mbrojtje te rrezatimeve zakonisht ne rastet e tumoreve perdoren rrezatime . Keto rrezatime demtojn organe si melcia ,shpretka ,pankreasi etj . Qumeshti i memave ,duke patur efekt ne ushqimin e qelizave te tyre i mron nga veprimi negativ i ketyre rrezeve .
Por nje ndikim te mire qumeshti i memave ka dhe ne njerezit e shendoshe .Efekt te mire ka ne disa gjendje qe po i pershkruajm : Asteni (pafuqishmeri e cdo grade ) pas semundjeve te gjata ose operacioneve te renda dhe lindjeve te veshtira .
Asteni neurotike pas veprimtarise se shtuar intelektuale ose fizike (tek sportistet)dhe studenteve ne kohen e sezonit te provimeve .
Mbrojtje gjate gjendjeve gripale ,asme bronkiale dhe semundjeve te Parkinsonit .
7) Ne kozmetike
Nepermjet nje te ushqyeri te indeve te thella te lekures dhe heqjen e njollave ,pucrrave te rinise (akne juvenilia )
Ruajtja dhe dozimi i qumeshtit te memave
Ruajtja
Shishet e erreta te mbushura dhe te mbyllura hermetikisht ruhen ne frigorifer duke i nxjerre vetem pak minuta ne kohen e perdorimit . Temperatura e ruajtjes eshte 0 -4 grade ,zakonisht ku vendosen perimet, per gjate nje vit . Qumeshti i memave rekomandohet te merret pa perzierjen me lende te tjera .
Dozimi
Dozat e perdorimit varen shume nga lloji i semundjes dhe mosha e perdoruesit . Megjithate ,mund te japim disa rekomandime duke i lene hapsire mjekeve dhe specialisteve ne kete fushe ,te cilet mund te vleresojn me mire shkallen e semundjes dhe vecorite individuale te pacienteve . Doza minimale ditore eshte 100 -400 mg dhe doza mesatare 400-800 dhe doza maksimale ose "sulmuese "deri ne 1 gram . Per femijet 1/2 -1/4e dozes se te rriturve .
Qumeshti i fresket merret nen gjuhe (si trinitrina )cdo mengjes esell. Arsyeja e kesaj eshte se poshte gjuhes ka mjaft ene gjaku qe bejne thithjen menjehere te saj dhe kalimin ne qarkullimin e gjakut . Ndersa marrja ne goje e demton qumeshtin e memave nga fermentet e gjendrrave te peshtymes .
Menyra e marrjes behet me bishtin e nje luge te vogel plastike (si ato te akulloreve ose cokokremi ),ne nje cm te te cilit mbahet 300 mg .
Zgjatja e nje kure eshte e ndryshme e varet nga shkalla e semundjes ose qellimi per te cilin perdoret ,por asnjehere me pak se nje muaj . Duhet te kemi parasysh se kurat me qumesht blete jane te efektshme kur kryhen sipas rekomandimeve per nje kohe te gjate dhe mund te perseriten disa here gjate vitit . Mos vazhdimi i kures per aq sa rekomandohet ,krijon nje imazh jo te mire per efektivitetin e mjekimit .
Nga pervoja e jone rekomandojme nje kure prej 6-8 javesh dhe te perseritur dy here ne vit . Ju kujtojme se qumeshti i memave eshte nje produkt natyral qe sheron ,lehteson ,por kryesorja nuk ben dem .