A ndihmon ushqimi organik në rrëzimin e kileve të tepërta? Kjo është një pyetje që meriton shumë përgjigje. Kush ushqehet në mënyrë të shëndetshme tregon se kujdeset për shëndetin e tij, duke mos e lënë veten të tërhiqet nga ushqimet e gatshme që kanë shumë yndyra, siç janë patatinat me qese që tregtohen nëpër supermarkete, përbërja e të cilave është gjithmonë e dyshimtë.Kështu, hapi i parë drejt një ushqyerje të shëndetshme është zgjedhja e ushqimeve bio, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme edhe drejt një trupi më elegant. Zakonisht etiketa bio u rezervohet kryesisht fruta-perimeve dhe jeshillëqeve, ose më saktë ushqimeve “dietike”. Në lidhje me ëmbëlsirat e paketuara, si rregull ato që përgatiten me produkte bio duhet të kenë më pak yndyra të shtuara, megjithatë pavarësisht kësaj, askush nuk duhet ta teprojë me konsumin. Njerëzit duhet të kenë parasysh se fjala bio do të thotë e shëndetshme, jo çudibërëse!Duke eliminuar toksinat e pranishme te zarzavatet që konsumojmë, ndihmojmë sistemin tonë imunitar të forcohet ditë pas dite, duke përmirësuar funksionimin e metabolizmit dhe pamjen e lëkurës; nëse qëllimi juaj është pastrimi i organizmit, atëherë zgjidhni produkte organike të arsyeshme; po ashtu nëse jeni të fiksuar pas peshës dhe doni të rrëzoni disa kile, duhet të bëni kujdes me sasinë e kalorive që këto ushqime përmbajnë, si dhe t’i lini pak më shumë hapësirë aktivitetit fizik.Të gjithë e dimë se ushqimet e shëndetshme të ndihmojnë kundër plakjes së lëkurës, janë tonifikuese, të japin energji, të nxisin, të pastrojnë dhe kanë një sërë funksionesh të tjera. Ata që dëshirojnë ta vërtetojnë këtë, le t’i bëjnë pjesë të regjimit të tyre ushqimor këto 12 truke të vogla dhe do të shohin rezultatet. Të gjitha janë këshilla të ekspertëve të ushqimit, ‘pilula’ të vërteta bukurie.
10 këshilla në kuzhinë për të jetuar më mirë
Ushqimi mund të jetë një aleat i fortë i bukurisë suaj. Ja 10 këshilla të ekspertëve të ushqimit që mund t’i ndiqni në kuzhinë.
Rukola: Silleni në tavolinë në fund të vakteve, ose konsumojeni me një panine të ngrohtë. Sido që të përdoret ka efekt. Lufton radikalet e lira që shkaktojnë rrudhat.
Stika pishe: Përdorini sa herë të keni mundësi. Këto drithëra i lëshojnë më ngadalë sheqernat në gjak, me një efekt energjik të tejzgjatur.
Boronica: Eshtë një frut që të ndihmon të shohësh më mirë, të ndihesh fleksibël dhe të jesh më i shkathët. Gjithashtu boronica nxit formimin e kolagjenit. Mund të konsumohet vetëm, e pashoqëruar me gjë, me kos frutash, ose në ëmbëlsira.
Kivi: Eshtë fruti i duhur kundër rrudhave, ndaj duhet konsumuar çdo ditë. Doktorët e kanë cilësuar si eliksirin e bukurisë.
Karçofi dhe karotat: Nëse menstruacionet i keni me shumë dhimbje dhe këmbët ju djersijnë, atëherë specialistët ju këshillojnë të përdorini karçofin dhe karotën. Ju ndihmojnë në çlodhjen e muskulaturës dhe largimin e dhimbjes së kokës.
Çaj në drekë dhe mbrëmje: Te njëjtën gjë bën edhe këngëtarja Madonna, kështu që mos hezitoni. Një çaj i ngrohtë mes vakteve jo vetëm që ndihmon tretjen, por mund të jetë një shoqërues i mirë edhe për ushqimet.
Portokalli - Vitamina C redukton stresin, ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut dhe nivelet e kortizolit pas një situate tepër stresuese. Veç të tjerash dihet që vitamina C ndihmon edhe në forcimin e sistemit imunitar.
Majaja e birrës: E dimë që është shumë e mirë për lëkurën dhe muskujt, por gjithmonë harrojmë ta konsumojmë. Kështu, nëse doni të keni lëkurë të pastër dhe shumë muskuj, shtojuni vakteve tuaja pak nga pluhuri i majasë së birrës.
Mishi i bardhë: Nëse merreni me sport, konsumimi i mishit të bardhë edhe katër herë në javë do t’ju ndihmojë të rigjeneroni muskujt dhe riparoni ndrydhjet e lehta të shkaktuara nga sforcimi i tepërt.
Rrepat: Shumë prej jush mund të mos i pëlqejnë, por janë fantastikë për flokët e yndyrshëm. I pastrojnë dhe i bëjnë më të shndritshëm.
TCH