Gjatë 30 viteve të fundit, hulumtimi zbuloi se sëmundjet, të cilat më parë konsideroheshin të parrezikshme për shëndetin seksual, sot kanë lidhje të drejtpërdrejtë me impotencën seksuale. Studimet epidemiologjike në mbarë botën tregojnë se 1 në 4 burra do të vuajë nga impotenca seksuale në një çast të caktuar të jetës së tij.
Deri tani dimë se Diabeti është arsyeja që 1 në 3 burra shfaq impotencë seksuale. Tensioni i lartë i gjakut dhe barnat (antihipertensive) janë përgjegjëse për një numër të madh problemesh, 1 ne 4 burra hipertensiv do të përballet me probleme seksuale në një çast të caktuar të jetës së tij.
Sëmundjet kardiovaskulare: Tashmë njohim me siguri të plotë se janë nënshtresë e dëmtimit të venave të penisit. Impotenca seksuale konsiderohet si paralajmëruese e sëmundjeve të zemrës, për këtë arsye, specialistët kërkojnë ekzaminime shtesë, për të zbuluar forma të gabuara të ishemisë kardiake.
Mosha: Është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku. Më kritikja mendohet të jetë ajo midis 40 – 45 , ku përqindja e problemeve nga 8% (për 20 vjeçarët) rritet në 40% (për 40 – 45 vjeçarët). Prandaj burrat që i përkasin kësaj moshe duhet të dinë pak a shumë se pikërisht në këtë periudhë të jetës së tyre shfaqen problemet e para (serioze) seksuale. Prostata: Më parë, burri që vuante nga prostata, nuk kishte ide se kjo sëmundje e pafajshme (teorikisht) mund të përgjegjësohej për impotencën seksuale, ndërsa sot ky konstatim është dokumentuar tërësisht dhe fatkeqësisht mbetet një fakt i pashmangshëm. Kanceri i prostatës: Sot, zbulohet dhe trajtohet relativisht lehtësisht. Por mund të bëhet shkaktar impotence në rast se burri i nënshtrohet prostatektomisë radikale, domethënë heqjes së plotë të gjendrës. Depresioni: Është sëmundja e shekullit, prosperitetit dhe mënyrës së jetesës, ku dëshirat digjen në altarin e konsumit të menjëhershëm duke përbërë kështu një rezerve serioze të problemit. Depresioni ka pllakosur milliona njerëz në mbarë botën, duke rënuar pamëshirësisht gjendjen e tyre shpirtërore e duke ndezur flake në problemet zinxhir të një jete pa rrugëdalje.