Një prej gjërave më të bukura në udhëtimet e shumta është shijimi i
ushqimeve tradicionale. Në cdo vend të botës ka një pjatë që tregon dhe
shfaq elemente të kulturës lokale.
Jo të gjithë popujt janë njësoj,
pasi disa tregojnë vemendje ndaj asaj që duan t'i ofrojnë turistëve. Ja
një klasifim i bërë prej "Lonely Planet", për vendet që kanë ushqimin më
të mirë.
Tajlanda- Kuzhina tajlandeze bashkon
më së miri elementë dhe detaje të kuzhinës Indiane, Kineze. Ushqimet
janë shumë pikante e me erëza me bazë agrumesh.
Greqi-
Vaji i ullirit është i shkëlqyeshëm dhe po ashtu agrumet atje janë
tepër të freskëta e që i japin një shije fantastike pjatave me ushqime
tradicionale. E vecantë është edhe buka e sapodalë nga furra, domatet e
kuqe e peshku i freskëtKina- është një prej vendeve me kuzhinën më
interesante. Ushqimet atje janë të pasura me zarzavate dhe fruta të
përgatitura në forma nga më të ndryshme. Po ashtu nuk mungojnë edhe
gatimet e insekteve dhe mishrave të llojeve të ndryshëm, të cilat një
turist nuk duhet të hezitojë për t'i ngrënë.
Francë-
Djathi dhe shampanja nuk kanë të sharë. Kuzhina franceze njihet për
përgatitjen e ushqimeve të larmishme, të cilat të vendosura së bashku
krijojnë një harmoni dhe lënë një shije të paharrueshme.
Spanjë-
Sidomos në Barcelonë, kuzhina katalanase njihet për përdorimin e erëzës
së xaferanos, që i jep një shije tepër të vecantë. Po ashtu mjalti në
Barcelonë vështirë se gjendet në ndonjë vend tjetër të botës.