Forumi Kuq E Zi
Poezi nga libri  "Shtigjet e heshtjes" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga libri  "Shtigjet e heshtjes" Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi nga libri  "Shtigjet e heshtjes" Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi nga libri  "Shtigjet e heshtjes" Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Shtigjeve me heshtjen

U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri
Shëtitëm gjithë botën pa fjalë
Të ndrydha në letër të hollë të mbylla në zemër
Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër

Qëndrove në errësirë pa parë dritë me sy
Se na kishin vjedhur diellin mua dhe ty
Në gjunjë të bie falje të kërkoj se s'kisha mundësi
Të sjellë pak rreze as të të ndez qiri

Deshën të të zhdukin barbarët ti e fortë qëndrove
Deshën të të heshtin ti dhe e mbyllur zërin s'e shterrove
Shtigjeve me heshtjen së bashku ndër vite rrugëtuam
Të ndrydhura të ngrira por nga njëra-tjetra s'u larguam

Poezia ime të mbajta në shpirt me kujtime
Ishe ligjërimi i heshtur i zemrës time
Me vite të tëra gjithkund më ndoqe pas
Këtu në mërgim për ty gjeta një laps

Grilat e hapur i kishim për të dal në liri
Çelësin e prangave ta përdorim na mungonte guximi
U trimëruam të fuqishme u ngritëm bashkë
Heshtjes i dhamë fund tash pa të shtegtojmë kah agimi

Sot bëj festë në të madhin nëntor
Për herë të parë t'largova nga vetja ime t'përcolla me dashuri
Drejtë shtypëshkronjës t'bëhesh nuse me kurorë
Të kthehesh prapë tek unë e artë në fletë libri

E lumtur do të jem atë ditë
Kur ti më në fund do të shohësh pak dritë
Errësirës e heshtjes i dhe fund e imja poezi
Krahëhapur në kthim të pres të ledhatoj me dashuri

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Si shqiponjë majmaleve

( I kushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,
Trimit të Kapitit, Florim Rushitit)

Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pa mposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti

I urtë për vëllezër e shok
U bë shqipe mali trimi
Në luftë kundër pushtuesit
U nis kur doli kushtrimi

Si shqiponjë majmaleve
Me pushkë e me flamur
Kapiti e Medvegja e halleve
Nuk e harrojnë kurrë

Në vargan të viganëve
Kingj e njohu altari
U dha barot e plumb tiranëve
Si hero Adem Jashari


Lum Medvegja e lum Kapiti
Ty o Kingj që të rriti
Me trimëri armikun luftove
Për Liri gjakun dhurove

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Nganjëherë



Nganjëherë
Dua të kuptoj atë që Ti do
Të përmbush me njomësi
Dëshirën tënde


Nganjëherë
Më duket fare s'të kuptoj
Të spikas domethënien
E mendimit me frymëzim

Nganjëherë
Pyes çfarë po ndodh
Të hap shtigje
Për zgjidhje

Nganjëherë
Më bëhet se nuk të njoh
Dhe meditoj në vetmi
Pa lidhje

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
A ia vlen


Të shpresosh nganjëherë të lotosh
Vetëm për një çast engjëllin të shohësh
A ia vlen çdo gjë nga shpirti të dhurosh
Për të pritur kohën pas kohësh


A ia vlen, tash përgjithmonë
Për një prekje buzësh në errësirë
Zemrën në zjarr që shkrumon
Ta lëshoj ty në dorë të lirë


A ia vlen qetesinë që kam në zemër,
Ta përflak për kohë të shkuar
Zjarri djeg për at emër
Nëpër mote të paharruar

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
A ia vlen


Të shpresosh nganjëherë të lotosh
Vetëm për një çast engjëllin të shohësh
A ia vlen çdo gjë nga shpirti të dhurosh
Për të pritur kohën pas kohësh


A ia vlen, tash përgjithmonë
Për një prekje buzësh në errësirë
Zemrën në zjarr që shkrumon
Ta lëshoj ty në dorë të lirë


A ia vlen qetesinë që kam në zemër,
Ta përflak për kohë të shkuar
Zjarri djeg për at emër
Nëpër mote të paharruar

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Të isha mes jush


Të isha mes jush këtë çast këto momente
Pikëllim e mall nuk do të kishte
Kjo ditë e qetë do të kalonte
E dritën pa diell s'do të shihte

Do të shihja qiellin të kaltërt
Zogun në lartësi duke flutuar
Me buzëqeshje do ti riktheja përgjigjet
Me gëzim do t'ju kisha takuar

Të vijnë ditë më të mira më afër bashkimit
Të ngrohë dielli me butësi Kosovën
Të vijnë netët me ëndrrën e kushtrimit
Fitorja e shqipeve të prarojë n'agim me kurorën

Kujtimet të flakin mjegullat e zeza
Mbi lumin e shpresës jeta të gjallërojë
Të shofim rrjedhën nga niset dhe arrin
Të nisë rrita kënga të jehojë

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Një gjak e gjuhë për ne


Nëpër netët vonë
Frymëzimet i nis
Më vjen një jehonë
Dua ta qëndisë
,
Është kushtrim i lirisë
E lëshojnë trimat
Në vargjet e mia
Përputhen për ta rimat


Netët më trimëruan
Ditët më dhanë guxim
Për liri vepruam
dhe sollëm agim

S'do të ketë errësirë
Nisim jetën e re
Bashkimi është i mirë
Një gjak e gjuhë për ne

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Larg jemi tretë

Larg në gurbet jemi tretë
Ku shpirti qetësi s'mund të ketë
Ku të shikojnë me mëri
Ku s'të din për njeri

Ku hëna rreze nuk lëshon
As dielli nuk bën dritë
Oh sa shumë më mungon
Vendi im ku jam rrit

Rrugët me shoqe ku shëtitja
Ku e gjeta dashurinë
Ku për brenga kurrë nuk dita
Ku e pata lumturinë

Më prit më prit vendi im
Më pritni dhe ju shoqëri
Do të kthehem nga mërgimi
Me ju bashk të rri

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Manushaqe e këputur

Në errësirë lehtë pëshpërisje
Për Manushaqen në kopshtin e dashurisë
Fjalët bukur i qëndisje
Nëpër vargjet e poezisë

Plasi furtuna nga qielli u derdh shi,
Manushaqen nga kopshti duke këputur
Qiellit si shihet më ajo kaltërsi
Pas reve të bardha dielli është strukur


Pa ndaluar mirë furtunë e stuhi
Manushaqja me Luleborën u zëvendësua
Shkoi me furtunën gjithë ajo ngrohtësi
Manushaqja tash në fluturim
Mos e bënë Zot ajo të jetë në harrim

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Sonte

Sonte ua hap portën ëndrrave
Ato këtë natë si dorëzoj
As dhimbjes e ndjenjave
Në krahëror errësirës s'ia lëshoj

Sonte do marr me buzët e mia
Frymëmarrjen tënde si erën e pranverës
Të fundosem mes yjesh nga dashuria
Pa asnjë fjalë veç me përkëdheljen e hijes

Sonte do të zhytem mes krahëve të tu
Do të ledhatoj petalet e dashurisë
Të ëndërroj se të kam pranë këtu
Ti burimi im i lumturisë

Sonte të dua pranë meje
Kambana e natës fundin të lajmërojë
Mes përkëdheljesh t' i shkrijmë ëndrrat
Derisa aurora e agut ditën e re të fillojë

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Dikur

Çdo ditë ngapak mundohem
Me laps të shkarravis
Ndjenjat seç më zgjohen
Për ditët e rinisë

Pa brenga kur shëtisja
Rrugëve në vendin tim
Për ardhmërinë kur flisja
Çfarë kisha qëllim

Shpirtin kam të bardhë si borë
Por nuk ndiej ftohtësi
Kam zemrën plotë dashuri
Të jetojmë të pandarë deri n' përjetësi

Miradie

Miradie
Princeshe
Princeshe
Do të fundos


Vetmi, nëse me ty duhet të jetoj
Eja me mua deri në lartësi
Të lutem mendimet mos m'i trazo
Mos vizito tjetër shtëpi

Eja bashkë të shohim natyrën e zgjuar
Drerin në kërcim tek ik
Lumin nën rreze dielli të kristalizuar
Bletën në lule nektarin tek thith

Vetmi e bekuar
Mos ia hap tjetërkujt portat e tua
Të përfundoj këngën që s'ka të mbaruar
Më thuaj kur do të lind dielli për mua


Do të lëvizë kur koha të jetë ndaluar
Kur shiu më nuk do të më lag
Në fund të detit vetmi e bekuar
Do të fundosi në arkën time

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Ppoezi shume te bukura.pergezime mike

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons