Forumi Kuq E Zi
Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  10qn410
Qumeshti i memave eshte produkti i sistemit te gjendrave te nofullave (mandibulare ) dhe te faringut te bleteve te reja 6-12 diteshe,me te cilen ushqehet mema e bleteve ,qe nga periudha larvare deri ne fund te jetes se saj ,si dhe larvat deri tri ditore te bleteve puntore dhe meshkujve . Qumeshti i memave i filtruar shume mire dhe i pasuruar shume me sekrecionet e gjendrave te bleteve te reja punetore.



perberja kimike

karbohidratet

sheqernat ndeshen mesatarisht ne masen 14 % . Prej tyre mbizoterojn glukoza dhe fruktoza qe jane ne raport 1:1. Nga sheqernat e tjere numerojme Maltoze,trehaloze ,erloze ,melibioze etj ..

proteinat

permbahen ne masen 13% . Ne sasi te madhe gjejme aminoacide, si ne gjendje te lire ashtu edhe te kombinuar ,pikerisht nga permbajtja e lart e tyre dallohet qumeshti i memave nga produktet e tjera te bletarise ,prandaj dhe efekti i tij ne mjekesi eshte mjaft i madh . Ne te ushqyerin e njeriut jane te pazevendesueshme aminoacide si :leucin ,izoleucin ,lizin ,metionin ,threonin ,fenilalamine ,triptofan dhe valine, te gjitha keto i gjejme ne sasi te madhe ne qumeshtin e memave . Pervec ketyre ai permban dhe acidet asperginik ,glutaminik ,si dhe alanin ,cistin ,histidin,arginin, glicin ,prolin ,serin,tirozin,taurin,etj ,ne sasi me te vogla.

yndyrnat

i gjejme ne nje sasi prej 5 % .Nder yndyrnat me sasi me te madhe jane acidet hidrotransdecenik dhe ketotransdecenik qe jane treguesit e natyralitetit te qumeshtit te memave ne standartet e tij .Pervec tyre ne te numerojm acidet

yndyrore ,acidet polimike ,palmitik dhe taurik

lendet minerale

qumeshti i memave eshte nje nga produktet qe shquhet ne kete drejtim ,nder me kryesoret permendim kalcium ,fosfor ,squfur ,baker ,hekur ,kalium ,sicilium.

vitamina

kompleksin e vitaminave B(nga B1-B9)nga te tjerat gjejme A,C,D,E

perberesit e tjere

si acetilcolina qe gjendet ne sasi te konsiderueshme deri ne 1 mg/g; faktore antibakteriale dhe antibiotike ,substanca hormonale dhe te tjere perberes ende te paidentifikuar

Pas kesaj paraqitje te pasurise se perberesve te qumeshtit te memave eshte shume e lehte te kuptosh spektrin e gjere te veprimit te tij ne kliniken e semundjeve te njerezve



Po japim disa perdorime efikase qe jane mbeshtetur ne te dhena shkencore dhe nga praktika jone .

ne sferen neuro-psiqike

ky ndikim eshte i lidhur me furnizimin me te mire te trurit me oksigjen dhe lende ushqyese duke ndihmuar ne lidhjet interreceptore te qelizave te trurit.

Me sukses eshte provuar . Ne rastet e neuroastenive dhe gjendjeve te streseve per eleminimin e depresioneve ,anktheve ,fobive dhe pagjumesise qe shoqerijn keto semundje . Mongolizmin ne femijet e vegjel ku mjeksia ka ende pak shanse per mjekim , duke permiresuar zhvillimin psiqik dhe duke pakesuar ngacmimet mortorike .

Crregullimet e ndryshme psikosomatike dhe funksionale sidomos tek pleqte (pleqeria e parakohshme dhe e thelle )ne permiresimin e kujtese ,te levizjeve si dhe rritje te gjithe funksioneve jetesore ,te cilat te keto mosha vijne ne renje



2). Ne sistemin endokrin seksual

Ne format e astenive seksuale ose defekteve organike te organeve seksuale te grave dhe impotencen mashkullore . Ne 25 -40 % te rasteve te perdorimit ne grate arrihet lindja ,ndersa me rezultate me te mira paraqitet tek burrat ,per shtimin ,pjekjen dhe rritjen e levizshmerisete spermatozoideve ne shifra qe i kalojne 70%. Ne format e ftohtesite ne grate ne crregullimet e menstruacioneve me natyre funksionale ne vajzat e reja dhe ne grate ne periudhen e klimaxit .



3)Ne sistemin e qarkullimit te gjakut



Ne presionin arterial .Eshte produkt i pakrahasueshem ne gjetjet e sotme te mjeksise qe stabilizon presionin arterial ,ngre presionin e ulet dhe ul te lartin .

Ne arterosklerozen dhe pasojave te saj .Ne anemite e pleqerise ,hypocholesterinen ne gjak.



4)Ne aparatin tretes

Anoreksi dhe renia ne peshe .Ka nje efekt te shkelqyeshem ne shtimin e oreksit dhe te peshes duke permiresuar crregullimet funksionale te tretjes sidomos te atyre qe lidhen me crregullime neurovegjetative

ulcera duodenale ,kolitet ,crregullimet e melcise dhe temthit .



5)Ne dermatologji

Ne semundjet e lekures qe shoqerohen me shfaqje te tharjes dhe brinjezimit ,ne pucrrat e natyrave te ndryshme dhe djersitje te madhe te te gjithe trupit .



6) Ne tumoret

Ka efekt te mire ,jo sepse lufton shkaktaret e tumoreve ,por sepse nuk i le qelizat normale perreth tumoreve te kthehen ne qeliza tumorale . Nga ana tjeter duke permiresuar gjendjen e pergjithshme te organizmit ,ndihmon kete te fundit ,te vetembrohet .

Ne mbrojtje te rrezatimeve zakonisht ne rastet e tumoreve perdoren rrezatime . Keto rrezatime demtojn organe si melcia ,shpretka ,pankreasi etj . Qumeshti i memave ,duke patur efekt ne ushqimin e qelizave te tyre i mron nga veprimi negativ i ketyre rrezeve .

Por nje ndikim te mire qumeshti i memave ka dhe ne njerezit e shendoshe .Efekt te mire ka ne disa gjendje qe po i pershkruajm : Asteni (pafuqishmeri e cdo grade ) pas semundjeve te gjata ose operacioneve te renda dhe lindjeve te veshtira .



Asteni neurotike pas veprimtarise se shtuar intelektuale ose fizike (tek sportistet)dhe studenteve ne kohen e sezonit te provimeve .

Mbrojtje gjate gjendjeve gripale ,asme bronkiale dhe semundjeve te Parkinsonit .



7) Ne kozmetike

Nepermjet nje te ushqyeri te indeve te thella te lekures dhe heqjen e njollave ,pucrrave te rinise (akne juvenilia )



Ruajtja dhe dozimi i qumeshtit te memave

Ruajtja

Shishet e erreta te mbushura dhe te mbyllura hermetikisht ruhen ne frigorifer duke i nxjerre vetem pak minuta ne kohen e perdorimit . Temperatura e ruajtjes eshte 0 -4 grade ,zakonisht ku vendosen perimet, per gjate nje vit . Qumeshti i memave rekomandohet te merret pa perzierjen me lende te tjera .



Dozimi

Dozat e perdorimit varen shume nga lloji i semundjes dhe mosha e perdoruesit . Megjithate ,mund te japim disa rekomandime duke i lene hapsire mjekeve dhe specialisteve ne kete fushe ,te cilet mund te vleresojn me mire shkallen e semundjes dhe vecorite individuale te pacienteve . Doza minimale ditore eshte 100 -400 mg dhe doza mesatare 400-800 dhe doza maksimale ose "sulmuese "deri ne 1 gram . Per femijet 1/2 -1/4e dozes se te rriturve .

Qumeshti i fresket merret nen gjuhe (si trinitrina )cdo mengjes esell. Arsyeja e kesaj eshte se poshte gjuhes ka mjaft ene gjaku qe bejne thithjen menjehere te saj dhe kalimin ne qarkullimin e gjakut . Ndersa marrja ne goje e demton qumeshtin e memave nga fermentet e gjendrrave te peshtymes .

Menyra e marrjes behet me bishtin e nje luge te vogel plastike (si ato te akulloreve ose cokokremi ),ne nje cm te te cilit mbahet 300 mg .

Zgjatja e nje kure eshte e ndryshme e varet nga shkalla e semundjes ose qellimi per te cilin perdoret ,por asnjehere me pak se nje muaj . Duhet te kemi parasysh se kurat me qumesht blete jane te efektshme kur kryhen sipas rekomandimeve per nje kohe te gjate dhe mund te perseriten disa here gjate vitit . Mos vazhdimi i kures per aq sa rekomandohet ,krijon nje imazh jo te mire per efektivitetin e mjekimit .

Nga pervoja e jone rekomandojme nje kure prej 6-8 javesh dhe te perseritur dy here ne vit . Ju kujtojme se qumeshti i memave eshte nje produkt natyral qe sheron ,lehteson ,por kryesorja nuk ben dem .

Qumeshti i Bletes dhe vlerat e tij  10qmy10

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër
mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet
shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie.
Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben
për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer
mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë
interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka
lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i
bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të
thartë dhe pak aromë.

Përmbajtja

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për
njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë.
Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm
organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe
mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni:
progesteron, estrogjen, testosteron.
Efektet kuruese

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.
Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon
prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e
progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke
ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat
mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul
zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore.
Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe
sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt
antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga
toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve,
duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon
në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në
formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në
mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në
kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si
agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të
lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.

Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket,
gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit
të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si
dhe ata që kanë kancer në fazë akute.

Efektet anësore

Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh
më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse
efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse
nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në
përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e
qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer
shumë të përhapur në lëkurë.

Kura

Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni
me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara.
Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse
ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.

Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret

-Hipertiroidisem
-Diabet

-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)

-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

-Sëmundje kronike të mushkërive

-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit

-Sëmundje të veshkave

-Artrite reumatoide

-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës

-Kancer

-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons