Forumi Kuq E Zi
 Piramidat e Egjiptit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Piramidat e Egjiptit  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Piramidat e Egjiptit  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Piramidat e Egjiptit  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Piramidat e Egjiptit  Empty Piramidat e Egjiptit 2/5/2011, 15:50

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Dihet se piramidat e ndërtuara në Egjiptin antik kishin dy pjesë, pjesën e dukshme, dhe pjesën e padukshme, tunelet poshtë piramidës, që ngjanin me një piramidë të përmbysur, nëpër të cilën shkoje deri tek maja që ishte thellë në tokë, te dhoma ku ishte varri i faraonit. Në kultin e Imotephit, piramida e dyfishtë paraqitet me majën e prerë, në pjesën e poshtme, si për të treguar ekzistencën e sekretit, por edhe ruajtjen e tij. Rombi është një figurë që shfaqet në simbolet e lashta egjiptiane, si në kohën e imotephit, ashtu dhe të Akhetatenit.

PIRAMIDA E KEOPSIT

Piramida e Keopsit ështe më e madhja nga tre piramidat kryesore në Gizeh dhe në të njëjtën kohë piramida më e lartë në mbarë botën. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka një lartësi prej 137 m dhe gjatesinë e çdo brinjë të bazes e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 - 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët "Libër shkencor i shkruajtur në gurë" pasi: është percaktuar se meridiani që kalonte nga maja e piramidës, ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug lëvizjet e hijës së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve. duke shumëzuar me një miliard lartesinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largesinë në km nga Toka deri në Diell.
Ne ndertimin e piramides kane mare pjese 100.000 skllever qe punonin me ndrime dhe ky monument i cili i ka bere balle gjithe atyre shekujve u ndertua vetem per 30 vjet.
Ka mendime dhe opinione te shumta se si jane renditur kubat e piramides per ndertimin e saj , ne njeren prej tyre mendohet se jane formuar bartes te ndryshem qe ngjitnin kubat me ane te reshqitjes nga ana e sklleverve ,mendohet se nje kub kishte peshen 2 deri 10 ton dhe jane perdorur deri me 3 milion kuba.

E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT

Çdo njeri është në gjendje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu, është në dijeni që, për shkak të dukurisë së precesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të ndritshëm, atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot këtë rol e luan ylli alfa i Arushës së Vogël (Ursae Minoris). Por katërmijë e pesëqind vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia zbavitëse e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.

Korridori i brendshëm më i gjatë, ose thënë ndryshe hyrja e tunelit të kësaj piramide, është e drejtuar për nga Veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do ta shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit. Pjerrësia e tunelit është vetëm 26,5 gradë. Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3,5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel, në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës, del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmimin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës. Ja dhe një tjetër histori rreth kësaj piramide, që ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit". Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradë dy herë: në vitin 2100 dhe 3300 vjet para erës sonë.

Fatkeqësisht, asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erës sonë, pra kemi një shmangie, një digresion. Për këtë, astronomi polak, Jozef Smak, është shprehur se "duke mos qenë egjiptolog nuk jam në gjendje të them se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë". E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!". Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2200 para erës sonë.

Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu edhe astronomët edhe pse korrigjimet e tyre kanë qenë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së precesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit. Përpara shumë vitesh, me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japë zgjidhje kësaj enigme edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që, mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston në vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.

Lexuesi pa vështirësi vë re se këndi që përftohet te kjo figurë e ka tangjentin të barabartë me ½. Po sa do të jetë vetë këndi? Për këtë mjafton të përdoret tabela e logaritmeve apo edhe mënyra të tjera dhe ky kënd del i barabartë me 26,5 gradë. Megjithatë ka lindur reflektimi. Kështu, gjatë më shumë se 200 vjetëve që "zotëroi" hipoteza e Herschelit dhe kur luajtën rol "dijet e panjohura të kapllanëve të Egjiptit", ky problem tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve. Ndërkohë që zgjidhja e enigmës që dha Walkeri në fakt nuk ndeshi asnjë kundërshtim. Por, duhet thënë se deri sot nuk ka pasur asnjë sipërmarrje për të ndërmarrë rrënimin e shtresave të sipërme të sipërfaqes së tunelit, për t‘u bindur nëse blloqet prej guri janë vendosur ashtu si paraqiten nga figura 2. Nga sa u tha dilet në përfundimin se enigma e piramidës së Keopsit mbetet përsëri sekre

https://kuqezi.albanianforum.net/

2 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 2/5/2011, 15:50

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DYZET SHEKUJ VIGJILOJNË MBI MBRETËRINË E GURËZUAR TË FARAONËVE



Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”



Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve: “Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”

Vërtet sot, nëse njeriu do të merret me çuditë më karakteristike të botës sonë, pothuaj është e pamundshme që ta bind veten të zgjedh diçka tjetër e t’i mënjanojë piramidat e famshme të Gizesë së Egjiptit, padyshim ndërtesat me misterioze të kohës së lashtë.

Për to flet edhe babai i historisë, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bëri një udhëtim në Egjiptin e lashtë dhe vizitoi mbretërinë e vdekur, por të gurëzuar të faraonëve. Për to flasin e shkruajnë qindra e mijëra hulumtues, shkencëtarë, gazetarë e njerëz të tjerë ankande botës. E u ndërtuan para 4500 vjetësh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r. Pra, 45 shekuj më parë u ndërtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mëdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretërve nga dinastia e katërt, për të cilët nuk dihet shumëçka, por se janë ndërtuesit e piramidave. Dhe, nga atëherë e gjerë më sot, thuaja në kontinuitet, një vel misterioz i mbështjell këto ndërtesa grandioze.

Vetë arsyeja e ndërtimit të tyre është një enigmë në vete për historinë e kohës së re. Enigma që imponohet fill pas kësaj është mënyra e ndërtimit të tyre, aq më tepër kur të kihet parasysh se në muret e tyre madhështore ndodhen gurë që peshojnë edhe nga disa tonelate. Madje, supozohet se këta gurë janë sjellë nga malet e largëta të Libisë. Por misteriozitetin e tyre e bëjnë më misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, të pashpjegueshme, që ndodhin me hulumtuesë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët me ngulmim dëshirojnë t’i zbulojnë fshehtësitë e tyre. Ta zëmë, në disa raste është bërë zhdukja e tyre “pa shenjë e dok”, (si, p.sh.: herën e fundit, më 1988, kur u zhdukën në piramidën e Keposit hulumtuesit amerikanë Vili Q. dhe Skot S., fenomen që përshkruhet në librin, “Ç’fshehin piramidat egjiptiane”). Mandej, shumë prej hulumtuesve këmbëngulës janë sëmurë me kohë nga sëmundje të pashpjegueshme. Sakaq, sot, në botë përhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit të famshëm Tutankamonit; dhe sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më 1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap në Amerikë në vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e këtij faraoni.

Piramida e madhe (e Keopsit) është më e bukura nga gjithsej tetëdhjetë piramidat, sa dikur ishin të ndërtuara në Egjipt, e nga të cilat sot ruhen vetëm tridhjetë. Përpos nga madhësia, ajo është e veçantë edhe për shumëçka tjetër. Para së gjithash, ndërtimi i një ndërtese të tillë gjigante, para katër mijë vjetësh, pothuaj as që mund të merret me mend. Sa për ilustrim, të theksojmë se prej saj do të mund të ndërtohej një mur i lartë 1 m, i gjerë 30 cm, kurse i gjatë 8480 km. Apo të gjitha katedralet dhe kishat, të cilat janë ndërtuar në Angli nga koha e Krishtit e këndej, do të mund të rindërtoheshin nga materiali i kësaj piramide. Vlerësohet se përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë nga 2.5 deri në 70 tonelata. Sakaq, krejt këta gurë supozohet se janë bartur nga largësia prej 800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimë se si ka mundur të ngritët një arkitekturë e tillë e përsosur. Për ndërtimin e saj, padyshim, kanë qenë të nevojshme shumë vite punë të mundimshme, qindëramijëra njerëz, si dhe mjaftë njohës të mirë të mjeshtërisë së ndërtimit dhe të karakteristikave të konfiguracionit.

Kush ka mundur të organizojë një projekt të tillë? Si janë ushqyer njerëzit, duke marr parasysh se i tërë projekti është realizuar në shkretëtirën e pafund? Si ia kanë arritur që aq bukur t’i latojnë gurët dhe t’i palojnë ata, sa as copa më e hollë e letrës nuk mund të futet midis tyre? Dhe, kështu pyetjet edhe më tej rrjedhin.

Asgjë, sa i përket piramidës së madhe, nuk është e rastit. Pozita e saj është saktë në qendrën e masës tokësore. Boshti veri - jug, i cili është 31o 9’ në lindje të Graniçit, është meridiani më i gjatë tokësor; kurse boshti lindje - perëndim, 29o e 58’ e 51’ kah veriu - është paralelja më e gjatë tokësore. Pesha e piramidë së madhe është 1020 e peshës së Tokës dhe na e mundëson ta llogarisim largësinë e Tokës nga Dielli. Sipas piramidës, kjo largësi përfshinë 93 milion milje, që në krahasim me matjet shkencore që llogarisin largësinë tërësore prej 92.900.000 milje, është pothuajse e saktë.

Po e përfundoj me fjalën e urtë arabe, që thotë: “koha u bënë ballë të gjithave, kurse piramidat i bëjnë ballë kohës”. Vërtetë, një përballim i përcjellë me enigma të pafundme që, herë pas here, lajmërohen nga errësira e së panjohurës dhe presin reflektorët e diturisë që t’i shndrisin.

Pra, dyzet shekuj vigjilojnë nga lartë mbi mbretërinë e gurëzuar të faraonëve të Egjiptit, një nga çudit më karakteristike, më madhështore por edhe më enigmatike të botës sonë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

3 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 31/10/2011, 15:06

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
aman enderra ime te vizitoja piramidat.

4 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 31/10/2011, 18:00

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
eh tme dish

https://kuqezi.albanianforum.net/

5 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 4/11/2011, 13:02

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
do shkojm ti vizitojme bashk?

6 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 4/11/2011, 17:18

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
hahah shkojm mi kur te duash Smile

https://kuqezi.albanianforum.net/

7 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 7/11/2011, 20:03

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
kur te jemi te dy ne linj ne te njejten koh dalim dhe nje xhiro nga piramidat

8 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 8/11/2011, 17:13

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
hahhaha kemi nja nje muaj qe nuk po qellojm asnejr ahahhaha

https://kuqezi.albanianforum.net/

9 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 9/11/2011, 15:07

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
epo mir nderkohe bejm gati valixhet e shohim e bejm do qellojm nje dit . un kam nderruar orarin kur futem ne forum sbej me turnin e nates tani

10 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 9/11/2011, 17:42

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
hahhaha e kam filluar une turnin e nates tani ahahhaha

https://kuqezi.albanianforum.net/

11 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 10/11/2011, 18:17

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
i ke gati valixhet ?

12 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 10/11/2011, 18:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
gati i kam rrobet, po spaskam valixhe hahaha

https://kuqezi.albanianforum.net/

13 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 10/11/2011, 18:45

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
ska gje leri fare mer atje nga ato te faraoneve. mos me thuaj qe sdo te vish me mua se pastaj ndryshojm plane prap un mar ndonje tjeter

14 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 10/11/2011, 20:47

Vizitor

Anonymous
Vizitor
kujdes temen ju ,,ok  Piramidat e Egjiptit  428125983

15 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 11/11/2011, 14:02

maria1984

maria1984
Princeshe
Princeshe
haha mir do kujdesemi dhe per temen .

16 Piramidat e Egjiptit  Empty Re: Piramidat e Egjiptit 19/2/2013, 18:34

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
 Piramidat e Egjiptit  Piramida
DYZET
SHEKUJ VIGJILOJNË MBI MBRETËRINË E GURËZUAR TË FARAONËVE






Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i krisur”,
Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga limani
Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti në
brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve:
“Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”





Në majin e but të vitit 1879, kur “korzikani i
krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarë më të mirë, u derdh nga
limani Tulon (duke mbushur detin azur) në drejtim të Egjiptit dhe kur arriti
në brigjet enigmatike të Egjiptit madhështor, u tha me të drejtë ushtarëve:
“Ushtarë, kujdes! Dyzet shekuj shikojnë nga lart mbi ju!”


Vërtet sot, nëse njeriu do të merret me çuditë
më karakteristike të botës sonë, pothuaj është e pamundshme që ta bind veten
të zgjedh diçka tjetër e t’i mënjanojë piramidat e famshme të Gizesë së
Egjiptit, padyshim ndërtesat me misterioze të kohës së lashtë.
Për to flet edhe babai i historisë, Heroditi, i
cili 450 vjet p.e.r. bëri një udhëtim në Egjiptin e lashtë dhe vizitoi
mbretërinë e vdekur, por të gurëzuar të faraonëve. Për to flasin e shkruajnë
qindra e mijëra hulumtues, shkencëtarë, gazetarë e njerëz të tjerë ankande
botës. E u ndërtuan para 4500 vjetësh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r.
Pra, 45 shekuj më parë u ndërtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e
mëdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretërve nga
dinastia e katërt, për të cilët nuk dihet shumëçka, por se janë ndërtuesit e
piramidave. Dhe, nga atëherë e gjerë më sot, thuaja në kontinuitet, një vel
misterioz i mbështjell këto ndërtesa grandioze.

Vetë arsyeja e ndërtimit të tyre është një
enigmë në vete për historinë e kohës së re. Enigma që imponohet fill pas
kësaj është mënyra e ndërtimit të tyre, aq më tepër kur të kihet parasysh se
në muret e tyre madhështore ndodhen gurë që peshojnë edhe nga disa tonelate.
Madje, supozohet se këta gurë janë sjellë nga malet e largëta të Libisë. Por
misteriozitetin e tyre e bëjnë më misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, të
pashpjegueshme, që ndodhin me hulumtuesë e shkencëtarë të ndryshëm, të cilët
me ngulmim dëshirojnë t’i zbulojnë fshehtësitë e tyre. Ta zëmë, në disa
raste është bërë zhdukja e tyre “pa shenjë e dok”, (si, p.sh.: herën e
fundit, më 1988, kur u zhdukën në piramidën e Keposit hulumtuesit amerikanë
Vili Q. dhe Skot S., fenomen që përshkruhet në librin, “Ç’fshehin piramidat
egjiptiane”). Mandej, shumë prej hulumtuesve këmbëngulës janë sëmurë me kohë
nga sëmundje të pashpjegueshme. Sakaq, sot, në botë përhapen teza se edhe
virusi misterioz i AIDS-it është mallkim i fjetur në sarkofagun e faraonit
të famshëm Tutankamonit; dhe sipas kësaj teorie, virusi u gjet në liri më
1922, kur u zbulua varri i faraonit të famshëm, kurse u përhap në Amerikë në
vitet e shtatëdhjeta të këtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte
nga varrezat e këtij faraoni.


 Piramidat e Egjiptit  Piramid


Piramida e madhe (e Keopsit) është më e bukura
nga gjithsej tetëdhjetë piramidat, sa dikur ishin të ndërtuara në Egjipt, e
nga të cilat sot ruhen vetëm tridhjetë. Përpos nga madhësia, ajo është e
veçantë edhe për shumëçka tjetër. Para së gjithash, ndërtimi i një ndërtese
të tillë gjigante, para katër mijë vjetësh, pothuaj as që mund të merret me
mend. Sa për ilustrim, të theksojmë se prej saj do të mund të ndërtohej një
mur i lartë 1 m, i gjerë 30 cm, kurse i gjatë 8480 km. Apo të gjitha
katedralet dhe kishat, të cilat janë ndërtuar në Angli nga koha e Krishtit e
këndej, do të mund të rindërtoheshin nga materiali i kësaj piramide.
Vlerësohet se përmban 2.400.000 blloqe gurësh, të rëndë nga 2.5 deri në 70
tonelata. Sakaq, krejt këta gurë supozohet se janë bartur nga largësia prej
800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimë se si kamundur të ngritët një
arkitekturë e tillë e përsosur. Për ndërtimin e saj, padyshim, kanë qenë të
nevojshme shumë vite punë të mundimshme, qindëramijëra njerëz, si dhe mjaftë
njohës të mirë të mjeshtërisë së ndërtimit dhe të karakteristikave të
konfiguracionit.


Kush ka mundur të organizojë një projekt të
tillë? Si janë ushqyer njerëzit, duke marr parasysh se i tërë projekti është
realizuar në shkretëtirën e pafund? Si ia kanë arritur që aq bukur t’i
latojnë gurët dhe t’i palojnë ata, sa as copa më e hollë e letrës nuk mund
të futet midis tyre? Dhe, kështu pyetjet edhe më tej rrjedhin.


Asgjë, sa i përket piramidës së madhe, nuk është
e rastit. Pozita e saj është saktë në qendrën e masës tokësore. Boshti veri
- jug, i cili është 31o 9’ në lindje të Graniçit, është
meridiani më i gjatë tokësor; kurse boshti lindje - perëndim, 29o
e 58’ e 51’ kah veriu - është paralelja më e gjatë tokësore. Pesha e
piramidë së madhe është 1020 e peshës së Tokës dhe na e mundëson
ta llogarisim largësinë e Tokës nga Dielli. Sipas piramidës, kjo largësi
përfshinë 93 milion milje, që në krahasim me matjet shkencore që llogarisin
largësinë tërësore prej 92.900.000 milje, është pothuajse e saktë.


Po e përfundoj me fjalën e urtë arabe, që thotë:
“koha u bënë ballë të gjithave, kurse piramidat i bëjnë ballë kohës”.
Vërtetë, një përballim i përcjellë me enigma të pafundme që, herë pas here,
lajmërohen nga errësira e së panjohurës dhe presin reflektorët e diturisë që
t’i shndrisin.


Pra, dyzet shekuj vigjilojnë nga lartë mbi
mbretërinë e gurëzuar të faraonëve të Egjiptit, një nga çudit më
karakteristike, më madhështore por edhe më enigmatike të botës sonë.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons