Me shume se 2000 vjet me pare, ne nje kohe kur Egjipti drejtohej nga nje dinasti mbreterish me prejardhje greke, dikush, ndoshta nje grup njerezish, fshehen disa prej gjerave te tyre me te vyera - kepucet e tyre.
7 kepuce ishin vendosur ne nje qyp ne nje tempull Egjiptian ne Luksor, tre pale kepuce dhe nje kemuce e vetme. Dy pale duhet te kene qene te veshur nga femije pasi ishin vetem 18 centimetra te gjata. Kepucet e femijeve ishin te lidhura se bashku me kepucen e vetme, e cila ishte me e madhe prandaj duhet te ishte e nje te rrituri. Nje pale tjeter kepucesh, me shume se 24 centimetra e gjate, ishte futur gjithashtu ne qyp.
"Qypi i mbushur me kepucet, se bashku me dy qype te tjere, ishin vendosur me qellim ne nje hapesire ndermjet dy mureve me tulla balte." - shkruan arkeologu Angelo Sesana ne nje raport te publikuar ne gazeten Memnonia.
Kushdo qe i kishte vene ato kepuce aty, nuk u kthye asnjehere t'i merrte dhe ato kishin mbetur te harruara deri me sot.
Ne vitin 2004, nje ekip argeologjik i drejtuar nga Sesana, i zbuloi kepucet. Arkeologet i dhane Andre Veldeijer, nje ekspert ne lidhje me kepucet ne Egjiptin Antik, akses neper fotografite te zbulimit te tyre.
"Zbulimi eshte i jashtezakonshem pasi kepucet ishin ne gjendje shume te mire kur u zbuluan." - shkruan Veldmeijer.
Megjithate ai shtoi qe pasi u gjeten kepucet u bene shume delikate dhe te brishta.
Analiza e Veldmeijer sugjeron qe kepucet mund te kene qene te bera ne nje vend tjeter dhe ishin kepuce te shtrenjta. Ne pergjithesi ne Egjipt visheshin sandale, dhe stili dhe cilesia e ketyre shtate kepuceve ishte e tille qe 'te jithe do ua ngulnin syte' dhe 'do te kishit shume me shume status pasi kishit keto kepuce te shtrenjta.'
Koha e kepuceve eshte e bazuar ne qypin ku ato ishin futur dhe dy qypat e tjere, si edhe stratigrafine apo shtresezimin e sedimenteve ne ate zone. Ndoshta ne te ardhmen mund te behet nje datim me karbon per te percaktuar me sakte moshen e tyre.
Se pse ato jane lene ne ate tempull qe ne antikitet dhe nuk jane marre me vone eshte nje mister.
"Nuk ka asnje arsye per t'i ruajtur ato pa patur si qellim qe te merren serish mbrapsh ne nje moment." - tha Veldmeijer ne nje interviste me LiveScience.
Vete tempulli eshte me shume se 1000 vjet me i vjeter se kepucet dhe eshte ndertuar nga faraoni Amenhotep II.
Pjesa me e cuditshme tek ato kepuce ishte se ato kishin ate qe beresit e kepuceve e quajne 'rand', nje pajisje qe deri tani besohej qe ishte perdorur per here te pare ne Europen mesjetare. 'Rand' eshte nje shirit i perthyer lekure qe vihet ndermjet sholles dhe pjeses se siperme te kepuces, duke e perforcuar qepjen. Kjo do te ishte e dobishme ne mot me balte, kur kepucet jane nen presion dhe 'rand' e ben qepjen shume me rezistente ndaj ujit.
Megjithate, ne klimen e thate dhe zakonisht jo me balte te Egjiptit antik, eshte nje habi te jene ndertuar keto lloj kepucesh dhe kjo eshte nje e dhene qe tregon qe kepucet do te jene ndertuar ne vend tjeter.
Kepuceve i ishin bere shume riparime nga perdorimi.