Po vjen 3D
Fati i tij ishte të ndryshonte historinë e
kinemasë. Por "Avatar", filmi kolosal i James Cameron është duke
ndryshuar historinë e ... televizionit. I shtyrë nga prodhimet e mëdhaja
kinematografike, tashmë tridimensionali për përdorim shtëpiak është një
realitet: pikërisht këto ditë kanë mbërritur në dyqanet e Evropës
ekranet që të mundësojnë të shohësh në të gjitha këndet. Programet janë
të rrallë, sigurisht, por prodhuesit e këtyre lloj televizorëve të thonë
se shumë shpejt, një pjesë e mirë e programeve televizivë do të jenë në
tridimensional.
Një udhëtim për të zbuluar nëse ato që thuhen mbi televizorin e ri janë legjendë apo e vërtetë.
Ka lloje të ndryshëm TV 3dimensionalë
E
VERTETE. Teknologjia më e mirë (e përdorur në të gjithë ekranët e
fotografive që shoqërojnë këtë artikull) eshtë ajo me syze aktive. Në
ekran alternohen të paktën 120 herë në sekondë pamjet që janë të
destinuara për secilin prej syve. Ndërkohë që televizori transmeton atë
për të djathtin, errësohet "lentja" e majtë dhe e anasjellta. Ndërsa me
syzet pasive, e njëjta pamje është e ndarë në vija horizontale: njëri sy
sheh çift dhe syri tjetër sheh tek. Cilësia është pak më e ulët.
Syzet përshtaten me të gjithë TV
E
PAVERTETE. Nëse, për shembull, ke një TV Sony dhe merr me vete syzet
aktivë tek një mik që ka Samsung... harroje që të shohësh televizor!
Nëse TV im ka sistemin 100Hz, është i përshtatshëm për të parë programe në 3D.
E PAVERTETE. Asnjë prej modeleve të disponueshëm aktualisht (duke përfshirë ata 600 Hz) nuk është gati për tredimensionalin.
Pamjet në 3D janë më të errëta se normalja
E
VERTETE. Dhe nuk mund të jetë ndryshe përderisa mban edhe syzet e
errëta. Duke lënë mënjanë shakatë, është fakt që këto syze nuk përdorin
lente, por ekrane të vegjël LCD, që nuk janë tërësisht transparentë e si
rrjedhim, e zbusin dritën. Për të hequr bezdinë mjafton të rrisësh
dritën e ekranit.
Televizorët e rinj shfaqin në 3D programet normalë.
E
VERTETE. Për filmat me kartona dhe aksion rritja e cilësisë në krahasim
me televizorët normalë është e dukshme. Dhe e anasjellta, risjellin
filmat 3D në 2D normal.
Filmat blu-ray do të jenë në 3D
E
VERTETE. Pothuajse të gjithë prodhuesit po hedhin në treg lexues blu-ray
në 3D. Sony lejon madje azhornimin e disa modeleve që janë tashmë në
shitje. Titulli i parë blu-ray që do të jenë i disponueshëm në 3D do të
jetë filmi me kartona "Shi qoftesh".
Me këta TV mund të luaj duke shijuar tridimensionalin e vërtetë.
E
VERTETE. Nga kjo verë që po vjen mund të përdorësh lojërat që ke në
PlayStation 3 të përditësuar (bëhet me një software). Ndërsa sa i përket
Xbox, ka vetëm heshtje.
Duke filluar nga 2011 do të shohësh në 3D edhe pa mbajtur syzet.
E
VERTETE. Televizorët tridimensionalë që funksionojnë pa syze janë ende
eksperimentalë. Janë provuar, por në krahasim me ata që përdoren me
syze, këta të bëjnë me dhembje koke!
Televizorët tridimensionalë kushtojnë shumë më tepër se sa të tjerët që janë aktualisht në treg.
E VERTETE! Një televizor 3D 40 kushton afro 2 mijë euro kundrejt 1500 të një televizori normal: 25 përqind më shumë.