Forumi Kuq E Zi
C'eshte Ateizmi...... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
C'eshte Ateizmi...... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
C'eshte Ateizmi...... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
C'eshte Ateizmi...... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1C'eshte Ateizmi...... Empty C'eshte Ateizmi...... 3/8/2012, 23:26

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
C'eshte Ateizmi......

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".

Si kuptim origjinar në kohët e lashta termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti a zotave. Në vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm.

Gjatë lashtësisë ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar dhe shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës, termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore ku duke ardhur deri në ditët tona ka marrë përmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.

Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore; Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është prej vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".

Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.



Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).

Ateizmi implicit është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit). Këtu përfshihen tërë ata për të cilët besimi në "zot" nuk është fare pjesë e jetës së tyre.

Ateizmi eksplicit është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si Fridrih Niçe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasëll, Xhorxh Smith etj. Këtu përfshihen tërë ata njerëz të cilët e hedhin poshtë shprehimisht besimin në "zot".

https://kuqezi.albanianforum.net/

2C'eshte Ateizmi...... Empty Re: C'eshte Ateizmi...... 16/3/2013, 06:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e bukur por un gjeta ca thenie ateiste edhe i prura ktu nforummm
Ateizmi te pakten ketu ne shqiperi ne pergjithesi ose me sakte ne
shumicen e rasteve ka hyre si nje mode banale midis te rinjsh trendy dhe
cunave dhe gocave te bllokut qe as e kane idene se c'eshte me
saktesisht, por ideja e tyre eshte vetem te kundershtojne tjetrin ose
tjetren ne debatet mbi Zotin dhe per Zotin.
Pra ka nje kufij ne dijet
e tyre per ateizmin per perceptimin dhe konceptimin dhe sigurisht
zbatimin e ateizmit, ne shumicen e rasteve ateizmi ndiqet thjesht per
mode, jane njerez qe duan te ndjekin moden e te berit sa me trendy. Por
realisht as e kane idene me te vogel se c'eshte ateizmi ne te vertete.
Gjithmone
keta njerez trendy te pakten ketu ne Shqiperi ateizmin e lidhin me
muziken Rock/hard rock apo metal/ heavy metal sepse e konceptojne si nje
mode, dhe jo si nje fe me vete. Apo ka edhe te tille saqe shkojne deri
aty dhe e mendojne se nje ateist eshte edhe nje perdorues droge apo
gjera te tilla qe nuk kane lidhje aspak me fene ateiste.
Sa per temen ne fjale:
1. Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.

2. A mund të jetë dikush shenjtor NESE Zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot.

3.
Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
(Por kete gje sipas shprehjes me siper nuk e ka bere Xhaxhi Enver ne
komunizem C'eshte Ateizmi...... Zgerdhihet kurse ne kapitalizem ka plot qe e zbatojne ne realitet thenien e mesiperme C'eshte Ateizmi...... Lujsyun )

4. Frika i solli zotat në botë.
Dhe me ne fund shprehja qe me pelqen me shume: Lutju Zotit por vazhdo te notosh...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons