Duke qene se jo për te gjithë gjerat shkojnë mire ne shtrat, ja disa këshilla për te përmirësuar performancën dhe për te qene dashnoret me te mire.
Vërtet nuk ekzistojnë rregulla ne fushën e seksit, por disa këshilla mund t’i ndihmojnë meshkujt te përmirësohen pak nga pak. Ja cilat janë ato.
1. Mos neglizhoni dialogun
Edhe pse bisedat e partnereve mbi seksin nuk bëhen shpesh, ato ne fakt janë shume te domosdoshme. Flisni sa me shume për te kaluar mbrëmje te bukura dhe emocionuese.
2. Tregohuni te matur dhe qëndroni here pas here ne heshtje
Edhe pse mund te duket një këshillë e çuditshme është shkencërisht e provuar: maturia dhe heshtja është shume e mire për jetën ne çift dhe e shton dëshirën seksuale. Megjithatë mos e teproni.
3. Praktikoni sms-te erotike
Gjate kohës kur do qëndroni ne heshtje ose kur jeni duke menduar për një darke romantike, pse te mos i dërgoni partneres një mesazh erotik? Kjo është një metode moderne, por qe jep efekt.
4. Mos i kurseni komplimentet
Nuk ka gjë me te mire për te ndezur flaket e pasionit sesa disa komplimente. Nëse bëhen ne dozën e duhur ato do krijojnë me shume besim tek partnerja juaj dhe ajo do iu vlerësojë me tepër.
5. Kombinoni kënaqësitë
Ashtu si ushqimi edhe seksi është me i mire kur ju iu jepni me tepër larmi kënaqësive. Vende te ndryshme, pozicione te reja, aksesore te veçante... mos neglizhoni asgjë dhe bëni atë qe iu pëlqen te dyve.