Eshtë një tjetër libër për dashurinë. Sfondi I tij është '97, fajdet,
revoltat, mbrapshtësia. Një vajzë 22 –vjeçare, që në mes të këtij
mallkimi, prêt një bebe dhe flet me të përditë. Gjithë libri ëshët
ditari I saj me të bijën, Anën.
Ajo jeton në një shtëpi me të
dashurin dhe gjithë ditari, në të vërtetë, rrëfen përpjekjet e saj,
dëshirën dhe pamundësinë për të mbajtur të dashurin dhe Anën. Gjuha e
librit, është e thjeshtë, e përditshme, nëpërmjet saj autorja përcjell
kujtime të fëmijërisë të personazhit, drama në vite të familjes së saj
dhe të dashurit të saj, ku nuk mungon humori dramatik.
Edhe pse
ngjarja zhvillohet në një sfond historik të një viti të rëndë për
shqiptarët, autorja nuk ndalon gjatë në rrëfimin e tij, duke e përcjellë
në një mënyrë naïve prej personazhit që I flet së bijës, për gjëra të
cilat nuk I kupton as vetë. Pse nuk është qëllimi I autores të zbardhë
'97, sesa të rrëfejë për dashurinë. Dashurinë e një 22 –vjeçareje për
Anën dhe babin e saj.
Fragment nga romani :
1 mars, mbrëmje
Beb, mirë je ti? U
trembe, u mërzite shpirt? Jo, nuk ndodhi gjë. Mami veç sa bëri pak fjalë
me babin tënd. Ah, shpirti im, ai ende nuk e kuptonsa ankth mbart unë
për ty, most ë lëndoj, most ë prek.
Ai të do, nuk e kishte me të
keq, kur tha se ti ishe ca thërrime mishi që s'të gjente gjë, pot ë
bënim dashuri. Më beso, nuk e kish me të keq dhe mbase kishte të drejtë.
Unë doja vetëm që tit a dije më parë se ç'është të bësh dashuri e të
mos trembeshe si unë, kur më treguan si lindnin bebet. Atëherë më kapi
një ngashërimë dhe më erdhën ndër sy gjithë anëtarët e Byrosë Politike
të asaj kohe, pse nuk më besohej se edhe ata bënin gjëra kaq të
turpshme. Pastaj nisa të përgjoja çdo natë nga vrima e çelësit se mos
kapja dhe babin e mamin, duke bërë kësi turpesh.Por, më lodheshin sytë
pa parë kurrë asgjë, derisa lindi motra ime dhe unë nuk e morra vesh si
erdhi, kur të mitë nuk e bënë atë gjënë që më kishin treguar shoqet në
shkollë. Zhemra ime, unë nuk dua që ty të t'I tregojnë gjërat e ndaluara, në në ndonjë cep klase, pesë vajza kokë më kokë, e as
të më shohësh e tmerruar në shtëpi apo të më ndjekësh me sy, kur hyj në
dhomë të gjumit, as të më përgjosh mua dhe babin tënd. Nuk dua që për
ty të ketë gjëra të ndaluara. Ti duhet t'I dish të gjitha. Të bësh
dashuri është bukur, beb, është të jesh shtrirë te shtrati I madh I
dhomës, ku jam tani, praën këtij burri të nevrikosur hëpërhë, por që
zakonisht I ngjitem e gjitha dhe e puth e më puth, më prek dhe e nuhas,
më përkëdhel dhe e gudilis, derisa nuk jemi më dy, por një. Një njeri që
psherëtin, rënkon, bërtet nga kënaqësia dhe pastaj bëhemi dy, pak nga
pak dhe gjithmonë. Eshtë një bli këtu, përballë shtëpisë sonë, një bli
që ka sjellë degëza deri në dritaren e dhomës së gjumit. Më merr malli
për, kur nuk jam në shtëpi,dhe nuk e shoh, sepse ai më kujton hapjen e
parë të syve të trallisur, kur bëj dashuri. Tani jam më e qetë që ti e
di se ç'do të ndodhë, kur unë të kem reshtur së shkruari. Të të të them
“natën e mirë” dhe do t'I afrohem babit tënd, tinëz, do të bëj sikur më
ngatërrohen këmbët, do t'I tërheq pak çarçafin dhe do t'ia mbush
kurrizin me kafshime të vockla e të mekëta, derisa të zgjohet, të
kthehet dhe të më shtrëngojë fort, foooort.