Veteflijimi i 22-vjeçares mëngjesin e sotëm në Korçë ka lënë pas dhimbje e trishtim.
Nga hetimet paraprake që janë bërë nga ana e policisë është bërë me dije se 22-vjeçarja kishte lënë një letër për të shoqin, i cili tentoi gjithashtu t’i jepte fund jetës pas saj.
Në letër sipas policisë thuhet se vajza i kërkon djesë bashkëshortit për aktin që po merr por që rrethanat e kanë çuar deri aty.
Sakaq, policia është duke punuar me intesivitet rreth kësaj ngjareje të ndodhur tek ish-reparti në Korçë.