Forumi Kuq E Zi
Kalaja e Dorëzit, fortesa e zhdukur e Tiranës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kalaja e Dorëzit, fortesa e zhdukur e Tiranës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kalaja e Dorëzit, fortesa e zhdukur e Tiranës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kalaja e Dorëzit, fortesa e zhdukur e Tiranës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Është një zonë mes Damjanit, Baldushkut...dhe tutje nga këtu përvijohet edhe lartësia e Qafës së Kërrabës. Deri më aty, pak qeramikat e mbetura nëpër rrugina dhe disa madje edhe me forma shumë provokative, ku shquajnë mbetjet e shkollave të poçerive të ndryshme, tregojnë se jemi në rrugë të mbarë.Shkruan : Ben Andoni

Kur udhëtarët që i shpëtojnë të zënës së makinës janë në majë të Qafë-Kërrabës drejt Elbasanit, shpesh dhe, të themi, instinktivisht e gjejnë veten teksa kthejnë kokën nga e djathta e tyre. Valëzimet e kreshpëruara të kodrave të Shqipërisë së Mesme dhe shtëpitë e rralla, që fshihen nën këtë reliev kodrinor tepër të thyer, duket sikur nuk rrëfejnë më asgjë. Por, dhjetëra vite më parë, më saktë shekuj të tërë, kur kjo rrugë nuk ekzistonte, që andej kalonin udhët që lidhnin Veriun me Jugun dhe përshkruhej nga karvanet e kohës për në Shqipërinë e Mesme. Më shumë akoma, atje kishte jetë dhe banorët kishin nga të paktat vende nga ku u ruheshin ushtrive ndëshkimore turke që i sistemonin kohë pas kohe shqiptarët “e bindur”.


Kur mendojmë se pas plot pesëdhjetë minutash mund të ngjitemi në kodrën e Dorëzit, marrim frymë thellë. Na duket se jemi tutje, diku në një vend të panjohur, kur në fakt nuk jemi më shumë se 20 kilometra larg Tiranës. Është një zonë mes Damjanit, Baldushkut...dhe tutje nga këtu përvijohet edhe lartësia e Qafës së Kërrabës. Deri më aty, pak qeramikat e mbetura nëpër rrugina dhe disa madje edhe me forma shumë provokative, ku shquajnë mbetjet e shkollave të poçerive të ndryshme, tregojnë se jemi në rrugë të mbarë. Muri zhgënjyes në majë të një kodrine, që duket nga larg, nuk na josh shumë. Gjithsesi, ajo që do shikojmë më vonë jo vetëm është larg realitetit, por edhe ajo që i kanë bërë banorët, është e paimagjinueshme. Janë marrë gurët e mëdhenj, tipike për ndërtimet ilire, ndërsa asgjë që mund të kujtoj një kala, s’është kurrkund. E vetmja sfidë në këtë vend për ne ka qenë një tabelë para Pezës, që shënon Dorëz...dhe imagjinata sesi ka qenë vendi, ku dikur kalonin karvanet drejt Tiranës. Në fakt, asgjë që të kujtojë elementët e një civilizimi s’ka lidhje me këtë vend. Traktet e veçuara të mureve jo uniformë të objektit ilir dhe ndërtimet pa ndonjë pretendim nuk tregojnë ndonjë gjë të madhe, kurse shkatërrimi që ka vijuar tregon se Kalaja ka pasur një fat të keq. Pushtimet? Njerëzit? Historia nuk na ndihmon, ndërsa hamendësitë e arkeologëve thjesht na grishin.

Banorët

Kjo grishje na ka ngjitur në këtë vend. Në fillim pas gati një ore, ku kemi lënë Pezën dhe kemi ndjekur një rrugë të veçuar xhepi, mbas 20 minutash kemi nisur marshimin tonë. Të zhvendosur në kohë, me të vetmin, që jemi shtruar në muhabet ka qenë vetëm ai. Ganiu. K., 70 e ca vjeçar, ka dalë me bagëtinë dhe i ka lënë ato të kullosin të qeta. Është futur me kokë në nj si stere dhe hera herës nga lëkundjet e trupit, më duket sikur po falet. Neve s’ka si të na shohë, sepse jemi sipër kalasë. Ka një trup që mund ta kishte një pesëdhjetëvjeçar sportiv dhe në qetësinë e tij baritore, hedh pasi mbaron punë, vështrime të gjata ngado. Çudia më e madhe e tij në këtë ditë, që mund të jetë e njësojtë për vite e vite të tëra, është sesi njerëz të huaj, që ai s’mund t’i përfytyrojë, kanë ardhur. Zërat tona që nga larg kanë rezultuar më kot. Pastaj na kanë ndihur shenjat konvencionale. Për një moment më është dukur vetja si kur po bëja shenjat konvencionale të marinës. Plaku nga larg është kujtuar kur na ka parë... “Hajde, pse nuk vini”...na bën me dorë. 20 minuta më vonë poshtë një fiku jemi në një muhabet të njëtrajtshëm. Jemi bash dhe në fshatin Dorëz dhe plaku vetëm qesh. Plaku ka fëmijë në Tiranë dhe të shpërndarë dhe nuk begenis të shkojë askund. Është i kënaqur me këtë jetë. Në shtëpi e pret plaka dhe varfëria. Përkorja dhe jeta e qetë e ka bërë që të jetë i shtruar dhe t’i kënaqet jetës. Nga tutje, ku bën me shenjë -më tregon se ka marrë pak ujë me tub.
“Këto kodrat këtu janë të Damjanit...Këtu Manotruma..Dardha..mo...Baldushku këtej matanë. Rri me dele, me lopë, por qumështin s’e shes. E mbaj për vete..Bukën e bëj vetë...ishte 40 thesi, vajti 65, 70”. “Nga i nxjerr paratë”, -e pyes. “Shit lop, dhi me ble ndonji gjë apo pak miell. Tu u përpjek...I kam çu në havan. I kam çu jashtë fëmijët”...Po arkeologët i pyes, kanë ardhur. Do të sigurohet se vërtetë po na bën përshtypje. Është vërtetë i habitur. “Arkeologët kanë qenë para kohe...Edhe tani kan ardh, por asht larg...”. Plakut, që i kanë rënë flokët, e ka lënë bluzën hapur dhe qesh pafund. Edhe pse nuk dëgjon fare, për çdo moskuptim vetëm sa qesh. Pak minuta më parë, në një rrugë kryq me tonën, kemi takuar dikë tjetër që shkonte në një si pikë sharre dhe që qeshte po njësoj. Me dialektin lokal të Tiranës dhe hera-herës aq të vështirë të fshatit, na ka shpjeguar diçka që s’e kemi kuptuar fare. Dhe, moskuptimin tonë e ka shoqëruar me të qeshur. Kur e kam pyetur për jetën dhe gjërat. “Hajtmo. Jena mirë”. Si në çdo vend shqiptarët o do të ankohen shumë ose do të qahen po shumë. E pyes dhe plakun, por relievi i varfër dhe shtëpitë ngritur pa ndonjë lloj përpjekje, s’më tregojnë asgjë. “Me çfarë me e nga tokën. S’ka mjet. S’ka qeveri..Votojmë për Socialistët, por njësoj janë. Njësoj dhe të tjerët”. Ka rreth 20-25 shtëpi dhe banorët gati merren me të njëjtën gjë. Blegtori dhe kush mundet ndonjë punë tutje në Tiranë. Një makinë vjen deri afër fshatit dhe ajo ndihmon në lidhjen e tyre me Pezën, të vetmen pikë referimi...Si mund të ketë qenë më parë? Plaku fillon një ngatërresë fjalësh që e shpreh prej mendimeve të ngatërruara dhe mungesës së bisedës prej kohësh me një njeri. Ajo që kuptoj se janë të mësuar me këtë jetë dhe këtë përkorje dhe kjo u mjafton.

Për në Dorëz

Kaq u mjafton njerëzve të kësaj zone, që është kaq afër dhe fare e veçuar, të flasin si t’u vijë. E dinë se ata pak që hasin këtej, si zor të vijnë njëherë të dytë. Ndaj ndodh ashtu si mund të ndodhë gjithnjë. Ti pyet dhe banorët që kanë kohë që s’i shkelin vendet të ashtuquajtura të shkreta, si për shembull Dorëzën, pak e vënë ujin në zjarr. Një polic, pak më parë, na dërgon me kompetencë të jashtëzakonshme në anën tjetër të Dorëzit. Për fat, nuk bindemi dhe na duhet të pyesim një banor, që na drejton drejt Dorëzit, por shumë më ngatërrueshëm. Përfundojmë tek një njeri, që gatuan mirë dhe që e ka të vendosur lokalin e tij tek monumenti i Myslim Pezës. Që pas Luftërave të Pezës dhe paqes me socializmin, vendi ku pretendojmë të shkojmë, duket se ka qenë gati i pashkelur. Burri, jo vetëm na tregon me saktësi vendin, por na shton se do ta kemi shumë të vështirë për të shkuar. Por s’do më shumë se gjysmë ore, na thotë-nga aty ku do të lini makinën. Në fakt, ajo që thotë ai, gjysmë ore s’është e tillë. Edhe vetë banorët kanë kohë që e kanë harruar këtë vend. Varfëria, largësia, mungesa e rrugës dhe mungesat e alternativave, e kanë bërë Dorëzin, ashtu si shumë vende të tjera në Shqipëri që të vegjetojë. Elmaz. P., një gjashtëdhjetëvjeçar, që e pyesim rrugës, na thotë se e kemi të pamundur të shkojmë. Po të ishte kaq lehtë shkonim dhe ne, na thotë. Po ti i them, nga ikën? Ah...-bën me shenjë. Sa për minutazhin, harroje. Të gjithë s’dinë asgjë të saktë. Instinkti të drejton vetë, kur ke një referencë të mirë. Pasi kemi bashkuar dhe mendimet e tre fshatarëve, që të gjithëve duke u qarë, vendosim vetë.
Të duhet të përshkosh një rrugë të pashtruar dhe pasi kalon dy fshatra me shtëpi relativisht të mira të dalësh nga Qendra e Pezës dhe pastaj t’u drejtohesh fshatrave të rrugës... Shkon në një si gurore, ku na duhet të lemë makinën dhe që andej në një rrugë para saj, një punëtor na rrëfen udhën ushtarake, nga ku ti ngjitesh deri në majë. Preferojmë që të mos ndjekim rrugën, por t’i biem shkurt dhe rezultati është vërtetë i paparashikuar. Mbesim në një si shkurrnajë, që në njëqind metra është e pakalueshme. Provojmë të gjitha mundësitë e kalimit dhe njësiti ynë i pakët provon të gjitha aftësitë e drejtimit. Ndër ne, fiton dhe na orienton gjithnjë vetëm njëri, që është i huaj dhe në shkollë kanë bërë udhëtime të tilla kaq të gjata si people-scout. Mbase humori dhe forca fizike në udhëtime fizike janë të vetmet gjëra, që mund të na shtyjnë para një udhëtim dhe neve ia arrijmë...Rruga vështirësohet dhe kur hera-herës merr një kënd deri 30° është disa fare e paparashikuar... . Gurë, të gjitha llojet e makjeve dhe shkurre të tjera të kërleshura i bëjnë shenjat e rrugës antike të humbin. Për dreq s’ka asnjë burim uji, ku mund të gjenim udhë më të sigurt dhe e vetmja që të dërgon fill te banorët e lashtë. Po vallë kush ndërtoi këtu? Kemi mundësi që në momentet e vetme, kur s’i japim dot kurajë njëri-tjetrit të pyesim vetveten. E rruga zgjatet. Ç’donin këtu vallë banorët?

Hamendësira

Ata pak banorë që hasim ose pyesim s’u japin aq shumë fre hamendësirave tona. Unë kam në kokë thjesht një lexim që kam bërë nga Jovan Adami, një studiues. Gjej dhe mbledh qeramikë. “Disa fragmente enësh me vernik të zi të mbledhura në sipërfaqe vërtetojnë se origjina e qytetit shkon përtej shekullit të IV para e.s. Edhe në terrenin përpara mureve shihen gjurmë punimi dhe shenja të një rruge që lidh qytetin me botën e jashtme, si edhe sasi e madhe fragmentesh qeramike. Kjo tregon se edhe jashtë mureve ka pasur banesa. Kalaja e Dorëzit vazhdoi të ekzistuari edhe në shekujt e parë të Mesjetës, por më tepër si një kala mbrojtjeje e rrugës, poshtë në luginë, gjurmët e së cilës i konstatuam në rajonet e Pezës së Madhe dhe të Pezës së Vogël. Këtë e vërteton një trakt muri me llaç që kishte zënë vendin e një pjese muri antik të zhdukur, i cili mund të datohet që nga shekulli i VI”, shkruan Jovan Ademi...Por miqtë e huaj nuk prekin asnjë gjë. Të mësuar me rregullat strikte të vendit të tyre në veri të Evropës, nuk prekin asnjë qeramikë dhe thirrjeve të mia pas çdo gjetje të ndonjë fragmenti i përgjigjen thatë. E admirojnë, por kaq. Askush nuk do të pushojë. Dikush prej tyre, më thotë kurioz pas lodhjes, se pse shërben tabela nga larg që këtu është një kala, kur mungon edhe infrastruktura. Çfarë historie ka? I them pak a shumë gjërat e Adamit, por a mjaftojnë vallë? Ai thjesht tund kokën. Ardhur nga shkolla tepër të sakta, më duan evidenca. Kur ndalojmë u them me hamendësi dhe këtë ua tregoj përmes referencave të Ptolemeut për Zgërdheshin, ku ai vendos pak a shumë Albanapolisin e famshëm. Ka të ngjarë të mos jetë në Krujë, por pikërisht në këto vende, u përsëris. U sjell rastin e Petrelës dhe Persqopit dhe rrugët që kalonin në kohët mesjetare. U kujtoj se Fallmerayer e vendos të njëjtin vend më afër Elbasanit, ku praktikisht dhe jemi, ndërsa historikisht u kujtoj se edhe nga burimet perëndimore dhe ato bizantine mesjetare, pohohet se ka të ngjarë që të flitet për zonën më në jug nga Tirana, që përfshin Pezën, Shijakun e me radhë. Mbase, jo më kot, në këtë hapësirë, por pak më tej konsulli Georg von Hahn me misionin e tij të vitit 1863 prej Akademisë Perandorake të Shkencave, u tregonte bashkudhëtarëve të tij historinë. “Thuhet gjithashtu se kur erdhën kohët më të qeta, banorëve iu dha leja që të zbrisnin nga kjo lartësi e papërshtatshme ‘pranë rrënjës’ së malit. Megjithatë ende këtu vazhdojnë të jetojnë ende disa familje, shtëpitë e të cilave, janë të shpërndara andej-këndej”, u thotë ai bashkudhëtarëve. Në fakt biseda jonë ka marrë fund dhe jemi shumë sipër në kala. Ajo që shikojmë prej orësh është tejet zhgënjyese. Madje, edhe me referencat e Adamit. “Muri qëndron mbi shkëmb dhe është i mbushur nga ana e brendshme me gurë të vegjël që formojnë një tarracë të sheshtë pak metra të gjerë. Si duket, hyrjen kryesore kalaja e ka pasur nga ana jugore; në këtë vend shquhet fare mirë porta me katër rreshta gurësh sipër tokës dhe me dy kulla anash”. Por ne e gjejmë akoma më të rrënuar. Banorët e pakët që hasim thonë të njëjtën gjë. E para se kemi ardhur për të kërkuar për ndonjë thesar, por habiten se në duart tona s’ka asnjë metal-kërkues dhe e dyta na përsërisin se dikur ka qenë det. E kam të vështirë, që t’u shpjegojë se në atë kohë, kur kishte ujë, qeniet ishin gati në rendin njëqelizor. Në këtë çartje të tyre, ku dikush më aludon për shenja limani dhe për guaskat (fosilet) , qëndroj. S’marr më shumë vesh për banorët. Nga shtëpitë e thjeshta, ku mungojnë gati dhe shumë nga gjërat shtëpiake të thjeshtë kuptoj, që civilizimi i sotëm shqiptar e ka lënë mënjanë, këtë zonë në shumë gjëra. S’ka lidhje fare kjo. Ngushtësia e vendit i ka bërë që një mendim si më ndryshe ta përcjellin si përçartje. Ndaj dhe ne u dukemi vetë si përçartje Të gjithë jetojnë me blegtorinë dhe në kohë të mira, ata që kanë tutje ndonjë njeri, mund t’u sjellë dhe diçka më shumë...
...
Ganiut i premtojmë se do të vimë. Pas asaj lodhje, më duket se do të kthehem sërish. Kuptoj se më ka kapur pak çmenduria. Më çudit fakti, sesi banorët nuk i janë larguar këtij vendi. Por di ndërkohë mirë se shqiptarët duan më shumë, atë që u sjell pak probleme. Dhe, varfëria e tillë u pëlqen. Në kthim zbresim më ngadalë dhe Ganiu na bën me shenjë nga mali, se ku duhet të kalojmë. Sërish ngatërrohemi, por të paktën shohim më mirë zbritjen. Marrim makinën dhe bëjmë të njëjtën rrugë në kthim. Kalojmë rezervuarin, ku një i sapozhveshur peshkon për qejf të tij, ndërsa rruga e boshtë na përcjell tutje...Janë ditët e fundit të vjeshtës së parë 2010.
*Botuar te “Rrugë dhe objekte arkeologjike në Shqipëri” (Mapo)

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kalaja e Dorëzit, fortesa e zhdukur e Tiranës DSC01128interesante

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons