esoni ose jo, shkencëtarët kanë krijuar ujin pluhur, edhe pse ky term mund të duket kontradiktor. Kjo është një lëndë që i përngjan sheqerit pluhur dhe mund të paraqesë revolucion në mënyrën e përdorimit të kimikateve.
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Liverpulit, të cilët shpikën ujin pluhur, secili atom përmban një pikë ujë të mbështjellë me një mbështjellës prej silici, ndërsa 95 për qind e ujit të thatë në të vërtetë është “ujë i lëngshëm”.
Shkencëtarët mendojnë se ky zbulim do të jetë i dobishëm në luftën kundër ngrohjes globale, sepse uji pluhur mund të thithë dhe mbajë dyoksidin e karbonit dhe gazrat tjerë.
Pas hulumtimeve është konstatuar se uji pluhur është tri herë më i mirë në absorbimin e dyoksidit të karbonit sesa uji i zakonshëm. Po ashtu, uji pluhur mund të përdoret për pasurimin e metanit dhe zgjerimin e potencialit të gazit natyror.
Po ashtu, shkencëtarët besojnë se së shpejti do të jenë në gjendje të formojnë më shumë emulsione në pluhur, të përziejnë dy ose më shumë lëndë të cilat janë të patretshme, siç është nafta dhe uji, duke ndihmuar që transporti i materialeve të rrezikshme të jetë më i sigurt