Një superoperacion i policisë italiane të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vënë në pranga 16 anëtarë të një bande kriminale shqiptare, aktive në shpërndarjen e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Pas mëse një vit hetimesh në provincat e Lodit, Torinos dhe Padovës, karabinierët e qytetit të Milanos kanë kryer me sukses operacionin ndërsa saktësohet se prostitutat, të gjitha rumune, vendoseshin në zona të ndryshme rrugësh për të tërhequr klientët, Ndërsa droga, kryesisht kokainë, shpërndahej në Milano dhe Zvicër.
Gjatë prillit policia italiane ndërmori një operacion analog të koduar me emrin “Flori”, kundër një bande kriminale shqiptare ku në pranga ranë 14 shtetas shqiptarë dhe një bashkëpunëtori i tyre italian.
Të arrestuarit akuzoheshin për formimin e një organizate aktive në grabitje, shfrytëzim të prozitucionit dhe tentativë vrasjeje dhe vepronin në rajonet e Bazilikatës, Kampanias dhe Emilias./alb-observer/