Një situatë e tensionuar vazhdon prej disa orësh mes banorëve të një pallati dhe përmbaruesve që kërkojnë lirimin e ambienteve në rrugën “Margarita Tutulani”, në afersi të shkolles “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Rreth 16 familje u konfliktuan në mesdite me përmbartuesit dhe nuk pranojnë të lirojnë godinën që pretendohet se është pronë e një familjeje tjetër.
Sipas banorëve, pallati ka qenë i marinarëve italiane që në kohën e Luftës së Dyte Botërore dhe më pas janë vendosur aty familjet e tyre.
Por, Gjykata e Larte ia ka dhënë të drejtën një personi që pretendon se është pronari për këte pronë, çka bën që përmbaruesit të kerkojnë daljen nga pallati i banorëve.
Ndërkohe, gjatë konfliktit, policia ka arritur deri aty sa të qëllojë me armë në ajër. Në ndihmë të banoreve kanë ardhur deputetët e Partisë Socialiste, të cilët i kanë kërkuar policisë të dhëna mbi situaten e rënduar dhe dhunën që po ushtrohej ndaj njerëzve.
Ndërkohë që deputeti Sajmir Tahiri është përballur me një surprizë, nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, i pezulluar me bujë dy javë më pare, por i rikthyer në heshtje në detyrë ditët e fundit.
Erzen Breçani u pezullua nga detyra per goditje ndaj operatorit te “Top-Channel”. Permes nje deklarate, policia lajmeroi ne 9 prill pezullimin e Breçanit, por mesa duket pezullimi ka sherbyer per te shuar protesten dhe polemikat.
Dhe pa kaluar as dhjete dite nga vendimi i pare, Breçani eshte kthyer serish ne detyre dhe eshte bere serish objekt incidentesh me deputetet e opozites.
Policia tha se Breçani eshte kthyer ne detyre pas hetimeve qe po kryehen nga drejtoria e standarteve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ndërkohë qe ndaj tij vazhdon të mbetet edhe nje kallzim penal në fuqi.
Pavaresisht argumentimit zyrtar, rikthimi i Breçanit në detyrë në një kohe kaq të shkurtër, në mënyre jo transparente, hedh dyshime të forta mbi sinqeritetin e vendimit te pezullimit te tij dhe hetimet e metejshme qe vete policia po kryen per nje drejtues të lartë te policisë.
Ndërkaq, banoret e nxjerrë forcërisht nga shtëpitë e tyre thanë se do t’i drejtohen Prokurorise se Rrethit me akuzën e ushtrimit të dhunes. Një inspektim mbi ngjarjen e rende ka filluar edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.
Per me shum ndiqni vidjon: