Muzika qytetare popullore është stacioni i saj i këtij viti. Pas suksesit në “Këngët e Shekullit” ka nisur rrugëtimi i “Maratonës së Këngës Popullore” nëpër Shqipëri. Një maratonë sa e muzikës, aq edhe e vetë Erandës. E, pra, këngëtarja e suksesshme, e mirënjohur me hitet e saj të muzikës së lehtë dhe e pëlqyer po aq edhe për muzikën popullore, Eranda Libohova vjen në një rrëfim veror për gazetën “Mapo”, duke ndarë me ne verën e saj… Një verë me punë, koncerte, me pushime të shkurtra dhe të shpeshta, Eranda tregon marrëdhënien e saj me detin, me notin, por edhe preferencat e saj për klimën malore, mes qershive në Vranisht të Korçës…Eranda sërish në udhëtim, sërish me Maratonën e Këngës Popullore. Si është ky ritakim për ju me këngën dhe publikun?Në fakt është një gërshetim i “Këngëve të Shekullit” me “Maratonën” dhe madje ky edicion quhet “Maratona e Këngëve të Shekullit|. Janë të njëjtat emocione që përsëriten çdo vit, kur sheh publikun e tërë në shesh dhe që të ndjekin, me dëshirën dhe me gëzimin që në qytetin e tyre ka një spektakël të këtij lloji, me këngë të preferuara për ta. Sigurisht për çdo qytet ke një përgatitje tjetër, pasi këngët përzgjidhen sipas qyteteve ku shkojmë, për shembull në Shëngjin këndova këngë të trevës së veriut, edhe pse duhet thënë që aty takon pushues nga e gjithë Shqipëria. Në Elbasan shkoi mirë, kisha një repertor me këngë të Shqipërisë së Mesme. Sot (dje) nisem për në Shkup, më pas do të jemi në Pogradec dhe qytetet në vazhdim.Çfarë repertori keni zgjedhur për të interpretuar në Shkup?
Në trevat jashtë Shqipërisë, ajo që është e veçantë është se publiku ka një dëshirë shumë të madhe për të dëgjuar muzikën e bukur, të vjetër popullore qytetare. Kështu që Shkupi është një qytet i hapur për të gjitha trevat e muzikës.Sezoni i verës dhe pushimeve ndërkaq ka filluar?
Kur vjen vera, mua më duket e njëjtë çdo vit, jo me ndryshime dhe pritshmëri të mëdha. Sigurisht që ndryshon axhenda artistike dhe në varësi të saj ndryshojnë dhe planet e mia për pushime. Pushimet e para këtë verë i kam bërë në Vranisht të Korçës, një vend i bukur mes qershive dhe klimës malore. Është një vend që më pëlqen shumë, pasi ka një natyrë, një peisazh të mrekullueshëm. Unë shkoj shpesh atje, falë kënaqësisë që marr. Po, sigurisht që edhe plazhin nuk e kam lënë pas dore, madje-madje e kam nisur më herët ndoshta nga kushdo. Kur të gjithë ende nuk kishin marrë rrezet e para, unë isha nxirë (qesh).
Zakonisht preferon klimën malore apo detin për të pushuar? Apo i kombinon të dyja?
Janë të dyja të preferuara nga unë dhe që i alternoj shpesh.
Pushimet e para, kur kanë nisur për ju dhe si i kujton sot?
Pushimet e para, si të gjithë, tek gjyshja në fshat, pastaj në Durrës në plazh.
Notin e keni mësuar herët?
Po, që fëmijë, në klasë të tretë madje dija mirë. Pastaj me Estradën kur shkoja me Irmën që këndoja në Durrës, u përmirësua edhe më shumë.
Përveç notit, preferoni dhe sportet ujore?
Jo, nuk rrezikoj me lojërat ujore. Më pëlqen të shoh të tjerët kur luajnë, po për vete u qëndroj larg (qesh). Marr adrenalinën e të tjerëve, nuk guxoj të provoj. Kur jam në plazh, përveç rrezeve që më pëlqen shumë të rri në diell dhe ujit sigurisht, preferoj shumë edhe të shëtis buzë detit.
Pushime të gjata keni planifikuar për këtë verë?
Kush ka kohë të bëjë pushime të gjata?! (qesh) I bie të mos punoj dhe të bëj vetëm pushime. Vera për një artist nuk mund të jetë kurrë një periudhë pushimi të gjatë. Madje, unë e quaj një pushim aktiv. Pushimet e gjata nuk janë për ne, për hir të së vërtetës. Megjithëse duhet të them se edhe unë si natyrë, në një vend nuk mund të rri shumë gjatë. Po përveç pushimeve ditore në vend, do të jem edhe për disa ditë në Kavall të Greqisë, e ftuar nga shoqja ime Rovena (Dilo). Greqia ka plazhe të bukura dhe i kam me qejf ato ditë. Ndërkaq në Shqipëri kam shëtitur në Sarandë, Ksamil, pak në Dhërmi. Kuptohet që zgjedh vende që janë sa më pak të populluara, në mënyrë që t’i shijoj vërtet pushimet.
Eranda, në verë keni më shumë punë se në dimër?Nuk është se ka më shumë punë, por është më e ngjeshur. Dy muajt e verës, të gjithë artistët duan të dalin të punojnë, të këndojnë dhe është si periudhë më intensive. Megjithatë, dua të them që prej vitesh unë bëj një selektim në koncertet që përzgjedh për të shkuar. Kjo pasi nuk mund të shkosh kudo. Kemi shkuar kur kemi qenë më të reja, por sigurisht kemi qenë edhe më pak artistë dhe kur bëhen gjërat për herë të parë janë edhe më interesante. Për shembull, kujtoj kur ikëm në vitin 1993 në Amerikë, Zvicër e vende të tjera të Europës, ishim gjithë profesionistët që ikëm nga Shqipëria për të kënduar në këto vende. Por duhet thënë se ishte një gjë shumë e bukur në atë kohë. Ishte një panoramë e re për ne, por edhe për publikun e distancuar nga ne në ato vende. Pas 6-7 vjetësh, këto koncerte e humbën sharmin dhe sot madje nuk krahasohen me ato që kanë qenë në fillim.Eranda, cilat vite të jetës suaj do të veçonit më të bukurat, që i keni shijuar në kuptimin e plotë të fjalës, ato nga 20-30 vjeç apo 30 vjeç e sot?Po, sigurisht kur piqesh dhe i vlerëson më mirë gjërat edhe i shijon ato më shumë. Mendoj, që nga 30 e tutje ka qenë periudhë që i kam shijuar më shumë!Jeni e kënaqur me gjërat që keni bërë deri më sot?Them se po. Përderisa i kam bërë, kam qenë e kënaqur!Ilda Lumani Gazeta MAPO