Në do të shohësh njerëz të lumtur, njerëz të hutuar, njerëz të vrazhdë, njerëz të qeshur, njerëz që qajnë, njerëz që . . . çdo kategori njerëzish do i gjesh në një vend, të gjithë bashkë. Duke parë njëri-tjetrin e duke bërë sjellje që vetëm ai vënd të bën ta provosh.
Nëse do, është shumë e thjeshtë, rezervo nga koha jote 1 orë të vetmë dhe shko tek dera e spitalit të qytetit tënd, mos bëj asgjë, thjesht rri,shiko,mendo…
Aty do shikosh atë që qesh, qesh sepse i afërmi i tij i shpëtoi vdekjes.
Aty do shikosh atë që qan, qan sepse i afërmi i tij u fut në sallën e atij që doli i vdekur.
Aty do shikosh të hutuarin, para disa castesh po defrehej me mikun e tij e tani miku i tij po lufton me vdekjen.
Aty do shikosh makinat më të shpejta, sot quhen Ambulanca.
Aty do shikosh njerëz që vrapojn, Dikush ka nevojë për ndihmë !
Aty do dëgjosh ulerima, do shikosh vuajtje, do nuahës erën e gjakut, do kuptosh shumë gjëra…
SHKO MIKU IM… PROVOJE !