Ballina / Shkimtarë bashkëkohorë shqiptarë / Dashnim Hebibi
Dashnim Hebibi
Shkruan: Shaban Cakolli
Dashnim Hebibi (u lind më 12 qershor 1976 në Preshevë), gazetar, publicist shqiptar nga Presheva, ku vetë z. Hebibi, këtë trevë e quan Peonia Dardane.
Dashnim Hebibi, vjenë nga Presheva. Si i ri, ka filluar të shkruajë, për këto treva, si për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në shkollën fillore dhe në ate të mesmen, Dashnimi u dallua, nga nxënësit e tjerë, duke treguar se po lind një yll i gazetarisë për këto treva. Jo rastësisht, Dashnim Hebibi, u quajt yll dhe kështu njihet, që ka mbaruar fakultetin e gazetarisë në Tiranë, prandaj, është gazetar profesionist për këto treva, pas shume te tjereve para tij. Dashnim Hebibi gjatë studimeve në Tiranë ushtroi profesionin e gazetarisë thuajse në të gjitha gazetat e asaj kohe që botoheshin në Shqipëri. Dashnim Hebibi, ka mbaruar edhe disa studime pasdiplomike, si Akademinë Diplomatike dhe Menaxhimin e Krizave në Tiranë dhe me sukses po mbaron edhe magjistraturën në një temë shumë interesante “MEDIAT SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA E DIASPORËS 2000-2010″, ku me sukses, përfundoi në qershor të vitit 2011 në UEJL. Dashnimi, punoi disa vite redaktor i diasporës në të përditshmen “Bota sot”, redaksia në Cyrih, punoi korrespodent në Televizionin e Maqedonisë redaksia në gjuhën shqipe për tre vjetë nga Zvicra. Ka redaktuar dhe recenzuar shumë vepra, gjithmonë si gazetarë i lirë. Të gjithë intelektualët e mirëfilltë, jo të korruptuar, e dinë si në atdhe ashtu edhe në diasporë, se Dashnimi është edhe njëri nga themeluesit e Bibliotekës së parë shqiptare në Zvicër, i cili punoi jo më pak se katër vite për këtë projekt të madh dhe është përshëndetur nga shumë intelektualë. Ishte editor për diasporë i agjencisë së lajmeve INA me seli në Maqedoni, ndërsa tash, është deri më (2010 shkurt) drejtor i Albanian Media Center (Qendrës së vetme mediale në diasporë), drejtor dhe editor i agjencisë së lajmeve www.kosovare.ch, si dritare informative për diasporën tonë, në bashkëpunim me shumë media tjera, edhe këtu në punonë në cilësinë e gazetarit të lirë.
Dashnimi, ka realizuar shumë intervista me personalitet të ndryshme poliktike si të atdheut ashtu edhe me ata ndërkombëtarë, duke u nisur nga kryeministri Sali Berisha, presideni i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i ndjeri Azem Hajdari, Fehmi Mujota, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Jakup Krasniqi, Lulzim Basha dhe shumë e shumë personalitete, ndërsa me ndërkombëtarë Wesli Klark, Calmy Rey dhe shumë të tjerë. Njihet si ambasador i Kosovës Lindore për Zvicër, sepse është organizatori numër një, për të mirën e këtyre trevave.
Njihet, gjithashtu edhe si intelektual i unitetit, i cili në vitin 2009 në Zvicër, ishte i vetmi intelektual që mblodhi të gjithë subjektet politike shqiptare që veprojnë në Zvicër, si degë dhe disa shoqata humanitare dhe i dërgoi tek ambasadori i shtetit amë Shqipërisë në Bern, z. Mehmet Elezi, të cilin e ka pasur edhe profesor. Në ate takim shumë miqësorë, të gjithë të pranishmit edhe bënë një foto. Dashnim Hebibi, ka mbi dhjetër mirënjohje në diasporë për kontributin e tij të madh që e ka dhënë për integrimin e shoqërisë shqiptare. Dashnimi, ka marrur pjesë në evenimente të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me atdheun tonë, si në aspektin politik, kulturorë ashtu edhe në ate sportiv e social. Ishte i vetmi gazetar, që para disa viteve, mori pjesë si gazetarë në Vatikan, me lumturimin e Nënë Terezës, që u takua me Gjon Palin e dytë të ndjerin dhe shumë e shumë personalitete të skenës politike shqiptare, ndërkombëtare dhe atyre fetare.
Dashnimi, thënë shkurt e shqip, është intelektual i kalibrit të lartë. Shkruan publicistikë, komenton ngjarje të ndryshme dhe nuk shpejton në analizat dhe qasjet, por kur lexohen, shihet, se kanë një studim vërtetë të qartë të situatës. Botoi, gazetën e diasporës, AMC Press, Kosova e re, por për shkaqe ekonomike, u desht që të ndërpresë, por pritet që shpejt drita jeshile e këtij gazetari të madh, do të bëjë bum prap me gazetë. Një revistë shqiptare VIP, para një kohe, e përshkruan Dashnim HEBIBIN, si gazetarin më të dalluar në diasporë, i cili për 30 ditë, realizoi mbi 30 intervista edhe ate me personalitetet më me zë dhe temat e këtyre intervistave ishin shumë aktuale dhe ka thyer rekord gazetaresk në diasporë dhe mundemi të themi edhe më gjerë në tokat shqiptare. Ka shkruar edhe disa këngë patriotike për këngëtarët tanë më me zë, si Arif Vladi etj. Dashnim Hebibi ka shtetësinë e Zvicrës, ku për këtë shtet ka shumë respekt. Është apolitikë. Ndihmon edhe TV Diaspora-RTK për edicionin e Zvicrës dhe është gazetarë i lirë dhe apolitikë.Përndryshe njihet edhe si moderator i shkëlqyer, i cili ka realizuar me dhjetëra mbrëmje argëtuese, sportive në diasporë, duke moderuar me një modesti të madh profesionale. Dashnimi, mbaroi me sukses të shkëlqyer Akademinë Ndërkombëtare të Kriminalistikës tek i njohuri Avi Bleier në Tel Aviv të Izraelit. Dashnimi është i martuar dhe jeton e vepron në Zvicër, ku ka edhe dy fëmijë.
Tituj të veprave
Njëqind orë udhëtim ;
Hënë e fshehur ;
Kohë me shumë vrima ;
Lexim i tokës ;
Kosova, një zjarr amë ;
Dialog me gurin ;
Aristokracia e shpirtit ;
16 Plumbat e Fjalës” ;
Intervista në Tranzicion I ;
Intervista në Tranzicion II.
Veprat janë të përkthyera edhe në gjermanisht, anglisht, italisht dhe frengjisht.