Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pop këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur si Tuna u divorcua zyrtarisht nga burri i saj i deritanishëm Rilind Reka. Divorci shkoi në një atmosferë të qetë dhe ishte caktuar pikërisht në ditëlindjen e 26 të këngëtares me stil të veçantë nga Shkupi.Në seancën gjyqësore Rilindi kishte mbërritur me avokatin e tij, ndërsa Tuna fare nuk është paraqitur, përveç avokatit të saj. Pas një viti martese në Prishtinë, Tuna sërish u kthye në shtëpinë e saj në Shkup. Paralajmërimi i divorcit ndodhi në muajin prill, kur Tuna në profilin e saj në facebook kishte ndërruar statusin e saj nga e martuar, në vajzë të lirë. Ajo ishte martuar një vit më parë në një dasëm madhështore në “Aleksandar Palace” në Shkup. Rilindi jeton dhe punon në Prishtinë, i njohur edhe si pronar i një kafeterie.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy