Mund të duket e çuditshme, por ja që edhe një copë guri është në gjendje të pijë duhan. Vërtet misterioz është ky shkëmb i varur nga nikotina, që është ekspozuar nga koleksionuesi Luo Yuanshi nga Longyan i juglindjes së Kinës.
Sipas tij, guri mund të konsumojë të gjithë cigaren brenda 5 minutave, ndërkohë që zakonisht cigaret duan rreth 6 minuta për t’u djegur vetvetiu, nëse lihen pa u thithur. Luo thotë se e ka gjetur në malet e Shangyou këtë shkëmb që peshon rreth 2.2 kg.