Forumi Kuq E Zi
 Meditime . .  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Meditime . .  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Meditime . .  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Meditime . .  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Meditime . .  Empty Meditime . . 11/2/2013, 15:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ja tek perballem edhe sonte me te njejten lufte! Me te njejten
dhimbje! Me te njejten Vuajtje! Me te njejten humbje! Me te njejten
disfate! Perballe erresires dhe heshtjes! Frikes se jetes dhe vdekjes!
Perballe dashuris dhe urrejtjes! Perbuzjes dhe shkatrrimit! Ja tek
perballem perballe realitetit si nje kokrriz rere ne mes te
shkretetires! E vetmja gje qe me ka mbetur ne kete jete eshte te
shkruaj! Te shkruaj per Ty nostalgjia ime! Te shpreh ate qe ndjej ne sy
te te tjereve! Ti them atyre qe me njohin dhe atyre qe nuk me njohin se
dashuria ime per Ty s'ka fund! Ti them te gjitheve se sa me dhembi ikja
jote! Do ket nga ata qe me kuptojne,do ket dhe nga ata qe nuk do me
kuptojne! Do ket nga ata qe do qajne se bashku me mua,do ket dhe nga ata
qe do qeshin se bashku me Ty! Por kjo gje nuk me intereson dhe aq
shume! Jam mbushur plot me bollekun e fjaleve te te tjereve! Kam njohur
nga ata qe me uruan lumturin me Ty! Kam njohur dhe nga ata qe nderhynen
ne lumturin ton! Kam njohur veten me mire sec e njihja! Gjthsh te njoha
dhe Ty perfundimisht! Sonte dua veq te shkruaj...sa me gjate... Nuk dua
qe te ndaloj se shprehuri
ate qe ndjej vertet thelle ne zemer! Dua qe e gjith kjo dhimbje
dhe trishtim te mbyllet bashke me plagen e harreses! Por nuk e di ne do
ja dal se harruari Ty! Ty qe le gjurm te renda mbi vitet e mia! Sonte
pesova zhgenjimin me te madh te rradhes! Pikerisht sonte ne kete DATE!
Eshte e tmerrshme imagjinimi i saj,jo me dhe perjetimi ne te njejten
kohe! Nuk e di ne ke zemer apo balte ne vend te saj?! Nuk e di si nuk ke
pak dhembje,meshire?! Por ka nje Zot mbi ne! Kjo eshte e vetmja gje qe
me inkurajon! Te pakten sonte s'duhej te silleshe ashtu... Ta ruaje
arrogansen tende per ato qe ta mesuan! Eshte e pamundur qe une po i
shkruaj keto! E pabesueshme! Po ja qe jeta ndonjehere te perplaska dhe
me djallin! Urime per kurajon qe kishe... Per ate qe me shkaktove dhe
sot! Urime Zemer Urime!! Po me gjith zemer uroj qe nje dite mos te
jetosh pendimin! Sepse nuk e di qe sonte ne do kem me forc te rikthehem e
te shkruaj serish per Ty! Nuk e di dhe se sa dit jete me kan mbetur!
Ndoshta shume...ndoshta pak! Kete nuk e di! Por di te them qe rrahjet e
zemres kan ndryshuar totalisht! Nje her vin te shpeshta,pastaj
ngadalsohen! Dhe si per te mos mjaftuar kjo,nje e therur
pershkon c'do gje brenda saj! Nuk me vjen keq per veten. Sepse fundi
fundit ky qe fati im! Por me vjen keq per Ty se mbase trazohesh aty
brenda! Duke te uruar gjith lumturin e botes Ty dhe te gjith atyre qe
donin te na shihnin keshtu,po e mbylli kete shkrim bashk me lotin e
fundit qe ra! Jetoje kete jete dhe pa mua...pa pendim apo breng ne
zemer! Jetoje nen shoqerin e atyre qe te inkurajuan per kete veprim!
Jetoje TI lumturin qe ne lam pergjysem! Dhe endrrat qe si realizove me
mua,me kedo tjeter realizoi nje dit! Do jem apo s'do jem me...kjo eshte
pjese e enigmes!! Ti vetem JETO... Sepse une mbase eshte fryma e fundit
tani qe leshoj ne kete BOTE.....!!!

2 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nuk edi nese mes nesh do kete serish nje kthim! Heshtja mes
meje dhe teje ka prangosur c'do deshire! Asnjeri nga ne nuk e helle
hapin per tu kthyer serish aty...aty ku lam lot,shpres dhe dashuri!
Neteve gjithnje perhumb ne dhimbje. Ndersa diteve zvarritem nga casti ne
cast pas kohes,me shpresen se do te shoh diku! Me ka marre malli per
TY... Te betohem! Dhe n.q.s nje dite do arrish ta lexosh kete
shkrim...Te Lutem Kthehu! Do jem duke te pritur diku aty mes jetes dhe
vdekjes! Dhe n.q.s me ke dashur ndonjehere...shpetom! Sepse ti
dikur...vendose te vdisje bakshke me mua! Te Dua . . !

3 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dua të jem engjulli yt

Nuk e di ç`më shtyri të
të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete,por më beso se këto
fjalë nuk dalin nga koka ime,por nga zemra.Dalin nga thellësia e
zemrës,aty ku je vendosur edhe ti.Po të shkruaj,se më mungon sonte ashtu
sikur i mungojnë detit valët,si qiellit yjet,si syrit loti.....


beso se të dua shumë.Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën
time.Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë,pa ty jamë gjysmë.Do të jap
gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty,nga vetja ime dhe nga
gjithëçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty.Do të pres,pa marr
parasysh sa.Gjithëmonë do të tregohem e duruar ndaj teje.Kurrë nuk do të
detyroj për ndonjë gjë,as edhe me fjalë.

Dua të te udhezoj ty,te
te mbrojë dhe të ruaj nga çdo e keqe.Dua të ndajë me ty mendimet e
mia,zemrën,trupin dhe gjithëçka që kam.Jam e gatshme të të ndegjoj
gjithëçka që ke për të thënë.Nuk dua që të ndermarr ,as edhe të vdes pa
bekimin tënd..... Meditime . .  M8h4uwh1hx

4 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sa e heshtur sonte kjo nate! Vetem tik-taket e ores degjohen ne
kete dhome te erret. C'do gje eshte sketerr,zi! C'do gje dhemb! Ashtu si
dhe zemra ime... Per nje cast humbas nder kujtimet tona. Sa e bukur
ishte jeta atehere?! Sa e bukur... Vazhdoj te enderroj per te ardhmen
time me TY! Kam frik te zgjohem nga kujtimet dhe keto endrra. Kam frik
te perbadhem me realitetin e eger ku me ndjek hap pas hapi kudo qe
shkoj! Trishtohem kur mendoj se dita do te agoj serish dhe do te me gjaj
pa TY. Sa shume qe trishtohem! Trishtohem kur mendoj se ne rruget e
jetes do jem udhetari i nje dhimbjeje pa fund. Trishtohem... Trishtohem
kur mendoj qe s'do te jesh me pjes e perqafimeve te mia... Ku nje tjetri
do i dhurosh gjithcka qe me pate PREMTUAR mua... O Zot sa dhemb i gjith
ky trishtim...sa shume qe dhemb! Pse c'do gjeje te bukur duhet ti vinte
fundi kur ne te DY duheshim aq shume?! Jan tik-taket e ores atio qe me
shperqendruan nga keto kujtime...enderrime... Me duhet te zgjohem,te
ngrihem serish... Ndon se pa ty asgje nuk eshte e mundur! Do i
lutem...Zotit do ti lutem te me ndihmoj. Por ne lutjet e mia te BETOHEM
qe do jet dhe emry YTE! Do i lutem...te Betohem...

5 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sonte ndryshe nga netet e tjera nuk u luta me per kthimin tend.
Tashme ti ke ikur...u bene shume dite! E cvlere do te kishte kthimi yt
tani?! Nje tjeter plage? Nje dhimbje te re? Nje vuajtje me shume? Apo
nje finalizim me shkaterrimin tim perfundimtare?? Ti mbase endesh pas
nje bote te re larg meje,pas nje horizonti ku drejt se ardhmes tende
shkruhet lumturi! Ndersa une mbetem peng i asaj bote qe ti me le duke
sunduar rende mbi veten time. Nga ikja jote mesova aq shume sa qe
ndonjehere harroja dhe kthimin! Ti ike se ashtu desht fati,e jo se donim
ne te dy. Kujtimet mbeten diku rrugeve...pa jete,duke mbuluar gjurmet
tona me hirin e nje shprese te vdekur! Ne ishim viktim e pafajshmeris se
moshes. Viktim e padijes ne konceptin profesional ne te thenin e
gjerave. Ndjenim der ne piken e fundit,ndon se fundin e lumturis nuk e
arritem bashke! E sot te adhuroj per ate qe ishe,duke shpresuar se nje
dite te te adhuroj per ate qe do jesh...!!

6 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Heshturazi sonte...teksa mundohem te vras vetmine,per dreq me
kujtohesh ti! Sa shume i urrej kujtimet. Eshte e vetmja gje qe me ka
mbetur nga ty. Edhe pse me lendove aq shume...serish je kaloresja me e
dashur ne mendjen dhe zemren time. Por sa shume me dhemb ky fakt...nuk e
imagjinoj dot faktin se si munde...ne c'fare konkluzioni perfundove qe
arrite ta beje nje gje te tille?! E dija qe nje dite do te ikje pa u
kuptuar,do largoheshe,ne nje menyr apo ne nje tjeter! Mbase keshtu eshte
me mire,te pakten keshtu me bere te mendoj. Sa e heshtur mbeti tani
c'do gje pa ty! Sa e larget! Sa konfuz eshte ndonjehere ky realiteti,ku
dhe pas ikjes tende akoma nuk me besohet qe jeta vazhdon..!

7 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
C'mu
kujtua ai udhetimi fundit qe bem ne te dy! Ai perqafim i gjate! E si ta
harroj ate...ate bashke me TY?! E kisha enderruar me dit te tera te te
qoja atje...ne ate vend,dhe ti ma plotesove deshiren. Perlotem sa her qe
e kujtoj! Sa malle kam per ate kohe kur isha me ty! Sa e urrej te
ardhmen time kur e mendoj qe ti s'do jesh e ardhmja e saj! Nuk kam me
forc te luftoj per ty. Sepse ti forca ime ke ikur tashme! Ke ikur me
dike qe mendoj se s'do e njoh kurre. Por thjeshte e mendoj...sepse jetes
nuk i dihet. Ndoshta ne nje ullekryq rrugesh do perplasemi nje dite,ku
ti do jesh me ate...dhe une se di...se di......

 Meditime . .  16327810

8 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
 Meditime . .  16518110
Sepse gjithcka qe ekziston ne kete bote me kujton TY... Eshte e
pamundur te te harroj! Kemi aq shume kujtime dhe endrra te
realizuara...si dhe aq shume deshira qe si realizuam dot! S'do doja
kurre qe te mbesnin peng i kujtimeve qe si perjetuam dot bashke... Sa e
veshtir qenka te shkruash per te pamunduren! Sa e pamundur qenka e
pamundura per te mundesuar dhe nje here takimin me ty! Sa e pamundur qe
qenka... Perlotem rrugeve me shpresen se nje dit do te te shoh... Por
eshte e kote...ti je shume larg... Sa dhimbje qe ndjen zemra kur
rreh...sepse ne c'do rrahje te saj tigellon nje emer... Nuk doja kurre
te te humbisja. Te Betohem! Ti ishe gjithcka qe kisha... Melodija me e
bukur qe me zgjonte Gezimin! Ti ishe AJO e cila......shpresoj qe do jesh
serish per mua! TE LUTEM KTHEHU . . . ! !

9 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
e dashur nëse ato fjalë ishin për mua, unë po ti kthejë, jo në
atë mynyrë si ti, por të kaluara nga uji i pastër i burimit të
ndjenjave. Kjo është një provë se sa të dua se sikur tjetër njeri ti
thoshte ato fjalë do i kish hëngër dhjetë fish në kurriz, por ty nuk
mundem se të kamë në zemër dhe ajo zemër sflet dot fjalë të rënda për
ty. Në të mungojë vëmendja ime dije se e kamë bërë nga dyshimet se nuk e
di a ekziston një ndjenjë për mua tek ty apo është shuar. E kamë bërë
se po të varem tek ti nuk ec dotë me jetën time dhe ti e di se fati ynë
është i shkruar dhe unë jamë e sigurtë se dhe ti do që unë të kryej
detyrat e mia, që të gjejë një mënyrë për të jetuar më tejë, por në të
njejtën kohë dashuria për ty nuk është shuar kurrë dhe jeton edhe pse
shumë herë duhet ta ushqejë vete....

I panjohuri im edhe pse sot
lotë më rrodhën në sy nga fjalët e tua ti kam falur të gjitha sepse e di
se ato ishin shpërthim i çastit sepse nuk ka se si ndryshe, dhe thellë
teje ti je ndryshe, ashtu siç unë të kamë njohur.......!!!!

10 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Endem si një e verbër në ëndërrat e mia... Më nuk më mbeti as
edhe një rreze drite mbi tempullin e epsheve të dashurisë. Ëndërra me
erën e detit e kjo qetësi e kësajë nate të zbrazët më shpjerin atje, ku
ti humbe në vorgullat e rërës si një perendi me krahë të zinjë.

Valët
heshtin edhe pse e qajnë atë të shkretë shkëmb, por nuk flasin, fjalët e
tyre u zhdukën nga kristali i shpirtrave mëkatarë atë ditë.. As dielli
nuk më shikonë më, a thua pse ndjejë aq shumë ftohtë edhe kur ai më rri
pranë, pse qielli rri i skuqur si sytë e një të dehuri sikurë bota do
marrë fund..

Gjithëçka do të duhej të përfundonte atë çast por
ishte deti që heshti dhe nuk i mori të gjitha, që gjithëçka të mbetej si
një arkë e pavlerë e varrosur thellë në shpirtin e errët të tijë... Por
na la të vazhdonim rrugën e humbur... Ishte ditë vere, ishte ditë
mrekullie, e këta engjuj demon më shtyjnë ta kujtojë si ditë zie e të
falem para tyre.

Por edhe sikurë uji i gjithë kësajë bote të më
vërsulej, e era shtrigë të më përplaste, apo ata të më vrisnin, unë
dashurinë do ta ruaj, do ta ruaj si mëkatin më të bukur, si thesarin më
shtrejtë, e atë ditë do ta kujtojë gjithëmonë sa herë jeta ime kërkonë lumturi.....!!!

11 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:51

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Meditime te bukura  Meditime . .  231321693

12 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje cfarë
pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të
zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur. Hyr, shih,
kërko, mbet e habitur... Mure të zbrazët lyer pa ngjyra fotografi, por
pa fytyra... Diku e hedhur afër shtratit eshte nje kuti e tersit, fatit e
mbushur plot është me kujtime. Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët
që kam thënë aty, gjithkush që njoha, perfshi ty. Gjithcka që bëra, e
ç’veç ëndërrova vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mërite
janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve mërgimi i
ngadaltë i reve. Dënimet që vuajta për ty herët kur s’të pash në sy
jetët që pa ty jetova. Të tjera femra që dashurova... Janë dhe sekretet
që s’të kam thënë e amanetet që kam lënë, fëmijet që kurrë nuk më
lindën, epshet që vrava se nuk mu bindën... Ka letra, që për ty i
shkrova në zarfet që kurre nuk dërgova e nëse gjithcka përmbys do kthesh
sekretin më të madh do gjesh se e kam fshehur në fund fare. Po nuk e
pe,
s’ke pare gjë fare. Nxirre mes duarsh në
shtrëngim. K’të më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët
shëronte, kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar veç një
pasqyrë do gjesh në duar... Do shohësh veten, reflektim. Se ishe ti
thesari im.!!!
Charles Baudelaire

13 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shaban cakolli shkruajti:Meditime te bukura  Meditime . .  231321693
 Meditime . .  1416650876asgje mbehet qefi qe tpelqyennn

14 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje nate e qete, e fresket....
Ca pika
shiu lagen kete qytet te thate nga i nxehti,por perseri nuk e freskuan
dot, nderkohe qe pikat e shiut bien e troksain mbi xhamin e dritares,
mijera mendime sillen rreth kokes time, mijera mendime hedhin valle si
per inat timin, dhe une nuk arrij ti mbledh dot ne nje vend...

E di?!

Me
duket shume e cuditshme kjo beteja me mendimet, dhe me vjen shume inat
se ato perhere kane dale fitimtare ne betejen tone.... Ne te gjithe ato
mendime te bukura je ti pjese e tyre, ndjej mall per cdo sekonde te
kaluar me ty, per cdo minute, per cdo dite te jetes time...Kane qene
vertete kohe te arta,kane qene dite kur syte e mi shkelqenin nga
lumturia, kur buza ime kishte kurore buzeqeshjen, kur neteve te gjata
nuk kisha nevoje te enderroja se te kisha prane,kane qene dite te cilat
edhe sot i jetoj perseri sa here i mbyll syte, sepse i kam ketu ne
zemren time, ne kujtimet e mia, i kam te gdhendura ne cdo vend...
Dhe e di? Tani nuk kam me aq shume mall,
tani ndihem me e qete, tani e di se te kam perjete ne zemren time dhe
sikur ne fund te botes te shkosh ti perseri mbetesh i imi.... Por shpesh
here mendoj dhe dicka tjeter...Jo pa arsye kane ndodhur gjithe keto
gjera, thone se Zoti me nje dore te hedh e me tjetren te pret...Zoti te
mbyll nje porte e nje tjeter te cel... Ama e rendesishme eshte te jesh i
vemendshem kur te hapet ajo porte.... Dhe une tashme nuk merzitem me
per asgje...pavarsisht te gjithave ti mbetesh gjeja me e bukur qe me ka
ndodhur ne jeten time...!!!

15 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 11/2/2013, 15:52

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E çfarë ishte nje ditë lodhje përpara
kënaqësisë që i falte një mendim nën hijen e saj? Asgjë s’mund ta ndalte
nëse në fund e priste ajo, edhe pse jo në realitet. Çdo sekondë e tija
ishte e mbushur me fragmente mendimesh për të. Ndiheshe i humbur
pafundësht, por fitimitar pambarimisht që zemra e tij mund të donte aq
fort dikë! S’kishte rëndësi ç’i rezervonte e nesërmja, i mjaftonte që
çdo gërmë në të tashmen shkonte drejt saj. Ajo ishte buzëqeshja me e
zgjuar që do mund të kishte fatin të njihte...

16 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:28

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ekziston pak e vërtete pas c'do "ishte shaka"...pak kuriozitet pas
c'do " jo thjesht pyeta"... pak dije pas c'do "nuk e di"...pak emocion
pas c'do " s'me intereson" dhe pak dhimbje pas c'do "e kam harruar"!

17 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qenie femer...e brishte
zane malesh shetit ne burime dashurie
shpirti yt-flutur krahet hap i lire jeton
kenga jote melodi pyjesh- cicerima zogjsh
Qenie femer-lajkatere reflekton
buze mekat-lekure te bardhe
Je kudo!...Ujvare loti yt-dhimbje
ndjenje qe zemren te cjerr..
Pikon- nektar lulesh e jotja plage,
grimca ciltersie i joti mjekim
qenie e brishte...ti! Qenie femer!
 Meditime . .  Images?q=tbn:ANd9GcQEQtZkijFsOOM5UW2IklyDmqpIcoqjsFITefSRi7-NBOpy4ElWOA

18 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Perse terbohesh o kohe nga kujtimet,..qe te shoqerojn ne hapat e
frymarrjes tende,..citatet e grimcave te tyre jane shperndare neper
ty,..si kristale te bardha te zeza,..me jete pa jete,..ti cke qe
terbohesh nga keto copeza te vogela,..te vogela,,kaqe te lehta ne
peshe,..cke qe sillesh eger,..perse shfren ne brigjet e nje deti te qete
te patrazuar tashe sa vite,..
Si bishe e terbuar sillesh nganjehere kundrejt ketyre grimcave kaqe te lehte,..te vogela,..sa te vogela.. te brishta,..
perse,.terbohesh,..o kohe,..??/
T o e embela kohe merre jete ,.kuptim dhe fryme per te ardhmen nga
keto,..kristalina te mermerta qe zhuburiten neper frymarrjet e tua..te
thella dhe plote fuqi..
Kohe me mua mos u terbo ne ato kujtime qe ti vete i ke krijuar,..mos
aborto qenjen tende qe e rrite ne barkun tende neneshore,..qetesou,.
pervelimet e momenteve kohore sdo djegun dote ate cfare ti ,..po vete e
shkrove ne muret e tua ne forme frymore dhe te gjalle..ti nuk mundesh
ta vdesesh femijen tende,..ndaje pusho se qenuri tutore,..ndaje asaj qe
ti vete nderton,.dhe dashuron,..tradhtare e mallkuar,...
ti kohe tradhton,..mua,..te tjeret..kujtimet,..boten...dhe
gjithesin...ti i tradhton te gjithe,..je veq se nje kurve qe ste
paguajne,..dhe ti i denon klijentet dhe krijesat e tua me vdekje te
perjetshme..pusho se punuari pune te pista dhe se denuari,.,..se u
terbove ,..
Terbes e embel..dhe e pishme nga te gjithe,..! Meditime . .  Time

19 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:29

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çfarë është lumturia?
Tani unë e di se është një gjë e thjeshtë....
Mbase lumturi është të gjesh gëzim edhe në gjërat e vogla, të kesh besim
te vetja akoma dhe ne momentet me te veshtira,të frymosh me bark ,të
ndjesh trupin tënd ,të ndash ,të komunikosh me kafshët ,të ndjesh erën
mbi lëkurën tënde,të humbësh nëpër qiell ndërsa je akoma i pranishëm ,
të qeshësh dhe të qash, të kujdesesh për një bimë, të shikosh dritë aty
ku të tjerët shikojnë errësirë, të shikosh pastërtinë e një fëmije në
veprimet e tij, të jetosh në harmoni...Lumturi është të duash dhe të
dhurosh dashuri! Mundemi te gjithe valle ta ndjejme lumturine?
 Meditime . .  Images?q=tbn:ANd9GcTzFQi6wWy0_Dih7Jg0FcpFCtbaTisz04dQEOn29ZBoq6PP9YRZ

20 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
 Meditime . .  11242d1329437089t-zhgarravina-dedikuar-vetes-il_mio_tempoKoha e humbur.... e kerkejme,e ndjekim por nuk e rrimarim.Por ajo eshte
akoma aty e pranishme,si nje kujtim,dhe me shepjet te godet si nje çekiç
ne mendje.
Po eshte ne te vertete e pa arritshme,e hidhet dhe poshteruese? Gjendemi
ne momente te jetes kur duhet te bejme disa zgjedhje.Koerence kunder
impulsit.Regull kunder rremujes.Dhe rremuja, e dime, eshte nje jete e
copetuar. Si ja arrinin greket antike qe te jetonin nje jete me
proporcionet e duhura te rregullit dhe harmonise?
Eshte cdo gje kam e pamundur...jo njerzore.
Eshte njerzore te gabosh,vetem nese do ishte i ditur kufiri midis
gabimit dhe te drejtes,aty do ishte me e lehte te llogarisje kohen e
humbur.Eshte veshtire per mua te flas per zgjedhjet qe kam bere ne nje
forum....te kohes time te humbur...per ngjarje
personale,perballje,emocione qe ndodhen ne nje pjese inteme te mendimeve
personale.Por eshte e lehte te pranosh qe zgjedhjet e para ato qe
shfaqen perseri si zinxhir te koshiences personale kane rrenjet qe nga
adoleshenca,nga gjimnazi te cilin po e mbaroj dhe mbase disa do vine ne universitet.Mbase te parat e nje kohe qe do behet me e pergjeshme nga kercenimi i humbjes....

21 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ka dallga ze?
Ka shkembi dhembje ne perplasje me te?
Ka dallga ngjyre? E nese ka atehere cila eshte ajo?
Mos ngjan gje me ngjyren e mendimeve te mija? Mos i ngjan ngjyres se trishtimit?

22 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:30

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Boll....
Largohuni pergjithmone mendime te mallkuara.
Nuk ju lejoj te me mposhtni.
Jam me i forte se ju.
Kujtimet e bukura do t'i ruaj ne baule.
Do t'i hap here pas here,te buzeqesh me momentet e bukura.
Ne ate baule do te mbyll edhe ty,edhe kujtimin tend.
Do ruaj vetem te mirat,nga ty.
Do harroj gjithcka te keqe.
Une nuk mbaj meri.
Nuk kam pse ta helmoj te ardhmen time,me merira te kota.
Une do te jetoj!!!
Une do buzeqesh!!!
Do shikoj perpara,duke ecur me koken lart,drejt sfidave te reja...drejt
aventura te bukura...drejt personazheve te rinj,qe presin te hyjne ne
jeten time...
Mos kujto se nje fund,eshte edhe fundi i jetes sime...
Ky fund,me jep mundesine te rifilloj...Fillim i ri...!!!

23 Meditime . .  Empty Re: Meditime . . 8/3/2013, 07:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mua me mjafton nje xhest i vogel per te me rrembyer, Nje buzqeshje per
te me bere te lumtur. Me mjafton nje fjale per te me bere per te qare,
Mjafton nje shikim per te me bere xheloze se xhelozia nuk eshte mungesa e
besimit por frika e humbjes. Me mjafton me te vertet pak. Sepse ne jete
gjerat me te vogla jane ato qe vine nga zemra, Jane ato me te sinqerta.
Pamja e jashtme me intereson, si per te tjeret dhe per veten, por nuk
eshte ajo qe me ben te dua njerez. Ndonjehere jam perkushtuar aq shume
per nje njeri sa kam harruar veten time. Une gjithmone jap, por e
verteta mbi te gjitha dua te marr. dhe kam mesuar qe sa me shume jep aq
me pak merr. Gezohem edhe me pak. Merzitem shume shpejt dhe me shume
sepse shpesh bota behet shume e vogel dhe e ngushte per mua qe te kaloj.
A e dini pse nuk jam perfekte ? Sepse ndoshta jo cdo veprim i imi
tregon natyren time te vertete. Para se te fal dike per diçka qe me ka
bere e bej te ndihet shume keq, Por kur fal dihet se nuk harroj kurr.
Kam mesuar qe bota rrotullohet por atehere kur ste behet me vone. Jam
kokeforte, kam nje karakter te veshtire dhe shume pak njerez arrijne te
me kuptojne. Kam falur gabime gati te pafalshme, kam provuar te
zevendesoj persona te pazevendesueshem dhe harruar persona te
paharrueshem. Kam reaguar edhe keq, jam zhgenjyer nga persona qe nuk e
prisja. Kam mbajtur dike ne krahe per ta mbrojtur, jam bere shok deri ne
perjetesi. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme. Me donin dhe nuk kam
mundur tia kthe me te njejten monedhe. Kam bertitur e kam kercyer per
shume gezime. Kam jetuar me dashurine dhe kam bere premtime te perjetshme, por me eshte djegur zemra shpesh here. Kam
qare duke degjuar muzike ose duke pare nje foto. Kam telefonuar vetem
per te degjuar nje ze ♥♥♥ . Kam mesuar se lotet te ndimohjne te rritesh,
se kujtimet nuk fshihen kurre, qe fjalet e hedhura ne ere te lendojne.
Kam mesuar se dashuria e vertete nuk vdes kurr jan personat qe
dorezohen. Une jam serish e dashuruar pas nje buzeqeshje. Serish kam
besuar se do vdes nga dashuria dhe kam pasur frike se mos humb dike qe
gjithsesi e kisha humbur, Por kam mbijetuar, Dhe jetoj akoma. Per njerez
dikur do te kisha dhene dhe jeten Por tani e kam kuptuar qe do kisha
bere nje budallek!♥

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons