Forumi Kuq E Zi
 POEZIA IME!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 POEZIA IME!! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 POEZIA IME!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 POEZIA IME!! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 POEZIA IME!! Empty POEZIA IME!! 16/2/2013, 19:24

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
PREKJA E VJESHTES....

Aroma e vjeshtes me vishet ne fetyre

Gjethet e zverdhura nen hapa japin shpirt

Pikat e shiut ngjyren e dheut kane ngjyre

Qielli veshtron token me syte e tij te hirte
Ne plazh qan pa ze nje cader e braktisur

kerkon ne reren e lagur nje puthje verore

deti renkon thelle me zerin e vales se grisur

Era kafshon buzen dhe thote Sjam fajtore



Diku larg me mbeti pa fryme nje perqafim

nen nje hije endrre kacavirret deshira

Vjeshta fik kandilin e pasionit me trishtim

Ska prekje te nxehta por endrra te ngrira
Koha kaperceu e cmendur kufirin e fundit

syri i plakur ka mbetur jetim ne ate stacion

Une te pres me shelgun ne bregun e lumit

Bluaj kujtime ne mullirin e pritjes e ai loton

E vec loton......



Stoli me shtrengon ne morsat e ndjesive

nje shprese e ngohte diku nje mornice frike
Nje rrahje ne  POEZIA IME!! 871976 qe mbeti peng dashurie

Sekond qe u perjetesua ne nje shekull pritje



Malli hapi velat ne det me frymen e shpirtit

Kurse une mbeta vetem ne bregun e heshtjes

Unaze qe ndryshket ne shtrengim te gishtit

Bese qe nuk ka bese kjo Prekja e Vjeshtes!

2 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 16/2/2013, 19:25

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITA...

Dita sot hapi krahet e saj te bardhe

nje tjeter fluturim ne buzeqeshje dielli

puthme ti o re vetmitare qe smban shi

shpinen ma ke kthyer e veshtron nga qielli

Renkojne endrrat nen pertypjen e dites

Nje nate me pak eshte nje dite me shume

Nje dite me shume per te gezuar a vuajtur

Apo nje dite e fjetur pas nje nate pa gjume
Dita po merr fryme sot ne folene e saj

ushqyer gjithe ngut me zhurma e ngjyra

rruget numerojne ne puthje hapat e pare

ajri shkund nga gjumi sy edhe fetyra

Fjalet perpeliten si foshnja nder biseda

Presin te uritura kafenete e heshtura

Bie nga froni neoni me ato syte e serta

Dielli gjithe inat ngul heshta ne skutat e erreta
Dita si amvise e ndezi sot zjarrin ne kuzhine

diku gatuan me lot diku tjeter me dashuri

ne femijet presim me shprese ne nje tavoline

nje pjate qe te na ngop e te na shijoje lumturi...

3 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 16/2/2013, 19:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MOS ME FLISNI...

Mos me flisni per dhimbjen e trishtimin

sepse kamariere isha ne Bar-in e loteve

ne cdo porosi kam marre bakshish hidherimin

shije qe mbeti tavolinave mes shishesh e goteve

Mos me flisni per urrejtjen e inatin

sepse i ushqeja dikur keto bisha ne hekura

isha une qe mes kafazeve beja gardianen

shihja babezine e tyre qe copetonte
[/b][b]miresi gjysem te vdekura

Mos me flisni per genjeshtrat e mashtrimin

kam qene kliente ne ate bordello te ndyra

sa te verteta kam pare qe me to ne nje shtrat flinin

Produkti???Ca kelyshe hibride pa ngjyre e pa fetyre

Mos me flisni per shpresen dhe endrren

sepse ne te njejten rruge bashke kemi udhetuar
aq shume e aq gjate sa ju fala zemren

Miqte e vetem qe i shoh ne varrimin tim

me lopata ne duar!

Fajin mekatin pendesen te gjithe i kam njohur

dhe tu them te drejten per ta skam shume mall

Ne doni me flisni per dashurine nese vertete ju ka ngrohur

E vetmja e panjohur qe me mbeti vec mit....Nje perralle

4 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 16/2/2013, 19:28

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BUKA E SHPIRTIT..

Copezohesh ne mijra fjale

e pastaj fjalet ne miliona germezime

kafshate pas kafshate je buka e shpirtit tim

ne sofren e heshtur ku smbeten therrime

une jam ajo qe te gatuaj cdo dite me keto duar

me miellin e deshires e me rrahjet e zemres

une jam ajo qe pas cdo vakti rri e menduar

sot hengra por a do te kete me nga gruri i shpreses

Aq do me mjaftonte pak buke gatuar me shpirt

do tu bindesha pa fjale ne burgun e kesaj bote

zhelosur ne pranga do shihja pertej perdes se trishte

diellin qe gostit lirine me buken e freskine e nje gote

endrrave gjithmone kacavarur mbetet nje shprese

aq sa fjalet dhe germat perseriten shume here

Vetem bukes se shpirtit e Zotit i kerkoj ndjese

nese ne sofren e jetes shpesh jam ndjere e mjere

Kafshate pas kafshate therrime pas therrimesh

jam ngopur duke qeshur e here duke derdhur lot

kam ngrene para gjumit kam ngrene ne zgjime

Buken e shpirtit tim nga e cila s'ndahem dot!!

5 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 16/2/2013, 19:43

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
 POEZIA IME!! 1277648054  POEZIA IME!! 1277648054  POEZIA IME!! 1277648054 poezite tuaja,pa hajkan njerez  POEZIA IME!! 1277648054

6 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:31

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mos ma harro dritaren,
Trumcak.
Eja perseri.
Bashke, do te flasim ngapak,
Se meremi vesh,
E di.
Nese do,
Eja dhe ne vere,
Prane dritares do jem,
E heshtur si perhere.

7 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Hutimin tend
Si ta mar?
C'te shashtisi, kalimtar?
Floket e dendur
A syri i zi?
Ti s'ke faj
Ka kohe
Qe kam ndjere
Nevojen e mbledhjes se flokeve.

*

Ti ec, kalimtar.
Me vete merr
Imazhin e mosbindjes
Dhe mbaj mend
Sa here te kalosh ketu
Ne kete vend,
do te shohesh patjeter nje vajze
me floke te shkurter a te gjate

*

Shkujdesur ne to,
Do te kalojne gishta, erera, mendime...
Jam e bindur.
Nuk do ta harrosh
Flokekuroren time.
Hutimin tend
Si ta mar?
C'te shashtisi kalimtar?
Nga heshtja jote,
Shqetesimin me vete marr.

8 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Iki shpesh nga vetja,
ngaqe nuk mbush dot,
zbrastesine e brendshme.
Copezuar me eshte jeta.
Ne ikje,
si e krisur, shtrengoj ne gji
Padjallezine.
I jepem harreses.
E lodhur, terheq floket.

9 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne te quaesiveris extra - Mos kerko jashte vetvetes

Njeriu eshte ylli i vet, dhe shpirti qe mund
te ofroje njeri te ndershem dhe te perkryer,
e komandon tere driten, tere ndikimin, tere fatin;
atij asgje nuk i bie heret apo teper vone.
Aktet tona engjej tane jane, ose te mire ose te keqij,
hijet tona fatale qe ecin qete krah nesh.

10 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Peshtjellim...
Jo gjithmone ndihem e tille... e kur ndjej dyshoj per gjithcka kam
perjetuar, e vertete apo false, per gjithcka kam kerkuar: deshire apo
egoizem... do doja te gris, te cjerr me thonj, te gjymtoj ato ndjenja pa
forme qe me turbullojne, me bejne te dashuroj, te urrej, te qesh, te
qaj, te injoroj, e te vuaj injorimin e tjetrit... kujtim! I embel apo i
hidhur??? Nje enderr qe s’e di a mund te behet realitet... nje enderr qe
e mban ne duar si nje leter dashurie... me vargje, dedikime,
perkushtim, emocion... mos duhet ta gris edhe kete? Po a kam frike te
ngel pa kete enderr? C’te bej... mos mbase e tille eshte dashuria ‘e
vdekur”, qe sdi ta mbash te tille, e te perpiqesh ta ringjalles, apo ta
lesh te shkoje... Por ndoshta, ishte pikërisht kjo letër që më kishte
sjellë këtë univers pështjellues, marramendës, të mbrapshtë dhe
njëkohësisht tepër të butë, të dashur dhe miqësor, këtë fat dhe këtë tip
që më duhet ta shkel, ta hedh poshtë me perbuzje. Të harroj dhe të
kujtoj njëkohësisht pikërisht ato që duhen dhe që s’duhen, ndaj ajo
duhej të grisej e para,madje të digjej, që as aroma e tymit të mos
mbetej, të hidhej shkrumbi në humnerë dhe të zhdukej përgjithnjë si një
ogur që do të më bënte të ndryshoja , të hidhja tej një histori të nisur
keqazi, një histori pa përgjigje që më bëri të ftohtë sa edhe të
nxehtë, në instinktet, dashuritë dhe dhimbjet e mia të pafund. Unë vuaja thellë nga
vetja ime, nga çdo copë letër që po grisja, kisha dramën dhe përjetimin
e vetëvrasjes se dashurise qe jepja por pa marre, të makthit, frikën që
më krijonte largimi i dashurisë sime, mbytjen nga fakti se ai do të më
tradhtonte me dikë tjetër.
Mendova,vetëm një çast dhe e grisa shpejt, me tepër mllef, me shumë
urrejtje. Përdora të gjithë pasionin tim urryes duke ndjerë konvulsione
në këtë ritual të pandjerë më parë.Pasi ish ai që më kishte sjellë shumë
e shumë dhimbje, trishtime, netë të pafund pagjumësie dhe një shpirt që
më mbeti i copëtuar duke mos ditur nëse dashuria e tij më donte më fort
dhe më thellë.
E grisa dhe e hodha tej.
Por kjo nuk më mjaftoi. E kapa koshin dhe i rimblodha vërtik të gjithë
copat e thërmuara të asaj magjie të kobshme dhe hapa vrullshëm kanaten e
dritares që kisha në krah duke lënë erën të merrej me lodrimin e
dashurisë sime të papërfunduar. Me copërat që herë shkonin poshtë e herë
ngjiteshin lart ,u futa edhe unë në dalldinë e erës ngacmuese.
Ndjeva pendim,lodhje, shumë trishtim dhe ndërgjegje të vrarë. Përse ?
Përse duhej të të grisja pikërisht atë? A mund të qëndroja dot pa
dashurinë time, po të mos ishte ajo letër ? Si do të isha unë nesër, pa
të, pa atë letër-instinkt që më fali shumë dashuri të përjetuar, çdo gjë të papërsëritshme ?
Por jo gjithcka eshte leter...

11 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
tani ik,..largou ngadale,.nen petkun e nates,..ajo do te ndihmoj te
zhdukesh butesishte pa vene re dhimbjen tende as ti as une,..
largou nen driten e nje ylli qe diku ne kendin qiellor ndriqon veq per
ne,..lere te te shoqeroj deri sa ti te shuhesh ne mendimin qe kishe,..
Lere veten te rilindesh nen driten e tij te zbehte dhe te vaket nga vuajtjet e embela...
largohu ngadale sonte,..tani veq ik me tutje ne hapat e erresires ..qe
ti i dine mire...mos u kthe sepse prape do te largohesh por atehere nuk
do kete me as nje yll...
dhe nata do te te gllaberoj ty dhe yllin dhe gjdo emebelsi te netve
te errta..nen copeza yjesh te thermuara siper nesh..qe ne i perdornim si
tantella mendimesh per njeri tjetrin..
ik ngadale,,largou ne hapat e kesaj erresire te pa emer por e gjalle akoma nga shpirterat tane,.!

12 POEZIA IME!! Empty Re: POEZIA IME!! 8/3/2013, 07:33

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur te mberthen melankolia, e verteta rri gjithe ndrojtje dhe nguron ta cele gojen...
Asnje nuk e do te verteten tani, se jane ato momente qe bertasin ne heshjte, ankohen...qajne
Melankolia kur te mberthen, lotet behen lum qe shpirtin te derrmon, dallge qe zemren lendon.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

» Ëndrra dhe Poezia

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons